Author: tirana

Policia greke ka vënë në pranga 5 infermiere të huaja, mes të cilave tre shqiptare të cilat nuk kishin licencën për ushtrimin e profesionit në vendin fqinj. Mediat vendase bëjnë me dije se ndalimi i tre infermiereve nga Shqipëria dhe dy nga Bullgaria është bërë në spitalin publik të Janinës Haxhikosta, pasi pas kontrollit të ushtruar ato nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar se si këto shtetase kishin arritur të punësoheshin në spitalin e Janinës pa pasur dokumentacionin përkatës.

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka paralajmëruar se nuk do të nënshkruante paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihme rimëkëmbje nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, duke thënë se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të rriten. Paralajmërimi i presidentit republikan në largim shkakton paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për personat e ndikuar nga pandemia. “Unë jam duke kërkuar që Kongresi të ndryshojë këtë projekt-ligj dhe të rrisë këtë pagesë qesharake prej $ 600 në $ 2,000 ose 4,000 $ për çift. Unë po kërkoj gjithashtu nga Kongresi që të heqë…

Read More

Mançester Siti është hakmarrë sot ndaj Arsenalit që e mundi vitin e kaluar në Kupën FA, duke eliminuar “topçinjtë” nga çerkefinalet e Kupës së Ligës e zhytur gjithnjë e më shumë në krizë ekipin e Mikael Arteta. Gabriel Zhezus kaloi shpejt në avantazh Mançester Sitin, duke shënuar që në minutën e tretë të sfidës, por para fundit të pjesës së pare, shifrat u barazuan nga goli i Lakazet, që çoi në ekuilibër skuadrat në pushim. Iluzioni për Arsenalin do të zgjaste pak minuta në pjesën e dytë, pasi Mahrez dhe Foden shënuan dy herë pa kaluar 15 minuta nga fraksioni…

Read More

Dita e sotme nuk kishte si të shkonte më keq për Juventusin. Fillimisht, bardhezinjtë mësuan se ndeshja e fituar në tavolinë ndaj Napolit do të riluhet, e më pas morën një leksion të mire nga Fiorentina që Ii mundi 3-0 në Torino. Që në start u kuptua që nuk do të ishte dita e Juventusit, pasi bardhezinjtë e panë veten në disavantazh që në minutën e tretë pas një përgjumje të mbrojtjes. Pa kaluar as 20 minuta lojë, disavantazhit në rezultat iu shtua edhe ai në lojtarë në fushë, pasi Kuadrado u ndëshkua me të kuq pas një faulli të…

Read More

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka treguar eksperiencën e infektimit me Covid-19.   Në një intervistë për “Real Story” Klosi zbuloi se fillimisht ishte infektuar djali i tij 10-vjeçar, situatë të cilën pranoi se e ka përjetuar shumë keq.Në ato momente, Klosi ishte gati që të hiqte dorë nga çdo gjë, vetëm që të ishte pranë djalit të tij.‘’Ne jemi të dy shumë të rinj, dhe të dy e kaluam COVID-19. Unë u ndjeva jashtëzakonisht shumë keq, kur djali im ishte me koronavirus, është vetëm 10 vjeç, në djall të shkojë thashë për këto. Ndodh, ne na sëmurën vetë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar koalicionin PD-LSI. Ai ka dhënë një mesazh për të gjithë elektoratin e djathtë që janë skeptikë. Berisha ka thënë se një koalicion i tillë është jetik për largimin e Ramës nga pushteti. “Këtij elektorati mund ti them që aleanca e PD me LSI është jetike për të përzënë Edi Ramën nga pushteti. I them nga ana tjetër që pas Ever Hoxhës, kurrë shqiptarët nuk kanë pasur në krye një të keqe të tillë siç kanë Edi Ramën”, ka thënë Berisha në Ora News.

Read More

Në kafene “Panda”, që ndodhej përballë gjimnazit “Sveti Sava”, pasditen tragjike të 14 dhjetorit 1998, si zakonisht ishin mbledhur disa të rinj. Ata po konsumonin pijet e tyre të zakonshme dhe po luanin me letra…. Dy prej të rinjve që ndodheshin brenda në lokal, largohen duke lënë derën e jashtme të hapur. Ky është momenti, kur dy persona të veshur me të zeza, zbritën nga makina dhe u afruan pranë Kafe “Panda”. Me tu futur në lokal, pa thënë asnjë fjalë, agresorët hapën zjarr me armë automatike në shënjestër të hapur. U deshën vetëm 30 sekonda dhe 60 plumba për…

Read More

Një automjet ka “fluturuar” mbi 100 metra në ajër në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, teksa makina në të cilin udhëtonin 2 të rinj ka përfunduar në oborrin e një banese shumë larg rrugës kryesore.Përplasja në tokë ka qënë tepër e fortë, çka i ka shkaktuar të rinjve plagë të rënda.Dy të rinjtë janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës, teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qënë shpejtësia e lartë dhe një gabim i shoferit ka bërë që mjeti të dalë…

Read More

Ditmir Bushati foli për procesin e integrimit. I ndalur edhe tek marrëdhëniet me partnerët strategjikë, Bushati tha se është dëshmuar se partneriteti i SHBA me Shqipërinë është i padiskutueshëm. Por gjithashtu ai theksoi se nëse nuk dëshmohet pjekuri nga aktorët politikë , atëherë nuk mund të pritet që partnerët , SHBA dhe BE të bëjnë detyrën që nuk e bën dot Shqipëria. “Sot duket që ekonomia shqiptare në një shumicë është e koncensionuar. Unë nuk jam kundër koncesione, jam njeri që beson tek vlerat e qendrës së majtë. Por triumfi i publikes mbi grabitje më ka interesuar. Duhet t’i shtrojmë…

Read More

Nëse je një person që zgjohet në mes të natës sepse ke parë një makth, të sugjerojmë të ndryshosh anë. Fjetja në anën e majtë Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Yuzuncu Yil, ata që flenë në anën e majtë shikojnë më shumë ëndrra të këqija sesa njerëzit që flenë në anën e djathtë. Në studimin e realizuar nga Dr. Mehmet Yucel Agargun u përfshinë 60 persona të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Ata zbuluan se personat që flinin në anën e majtë shikonin më shumë makthe gjatë natës. Sipas kësaj teorie, fjetja në çdo anë shkakton një disbalancë, por ana e majtë shfaq më shumë emocione dhe ndjenja pasigurie, që…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Ai u shpreh se Edi Rama u kthye e pagoi gjakun me një pension të tetëfishtë. “Edi Rama bëri zgjidhje kanunore, në pamje të parë. Në Kanun gjaku merret dhe gjaku paguhet. Ky është kanuni. Edi Rama u kthye e pagoi gjakun me një pension të tetëfishtë. Më pas jo si kryeministër, por si kryetar i klanit të mafias e shpalli vrasjen shtetërore aksident. Këtu kanuni nuk të lejon nëse paguan gjakun e ke njohur e respekton dhe zhdëmton atë që ke bërë, port a quash aksident vetëm…

Read More