Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Cili është pozicioni juaj i gjumit, ëndrrat që shihni lidhen ngushtë me anën që flini

22:24 / December 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto gjumi511608555837 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse je një person që zgjohet në mes të natës sepse ke parë një makth, të sugjerojmë të ndryshosh anë.

Fjetja në anën e majtë

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Yuzuncu Yil, ata që flenë në anën e majtë shikojnë më shumë ëndrra të këqija sesa njerëzit që flenë në anën e djathtë. Në studimin e realizuar nga Dr. Mehmet Yucel Agargun u përfshinë 60 persona të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht.

Ata zbuluan se personat që flinin në anën e majtë shikonin më shumë makthe gjatë natës. Sipas kësaj teorie, fjetja në çdo anë shkakton një disbalancë, por ana e majtë shfaq më shumë emocione dhe ndjenja pasigurie, që sipas mjekësisë tradicionale kineze janë të lidhura më shumë me cilësitë e femrave.

Fjetja përmbys

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Dr. Calvin Kai-Ching Yu, të Universitetit Shue Yan të Hong-Kong-ut, ku u përfshinë 670 të rritur, njerëzit që flinin barkas shikonin ëndrra pozitive dhe më emocionale. Fjetja përmbys shkakton një rreze të gjerë ëndrrash pozitive, duke filluar nga Ufo-t deri te të ecurit vërdallë pa asnjë veshje.

Të zakonshme janë edhe ëndrrat që kanë lidhje me dashurinë, takimet me personat e famshëm deri te ëndrrat erotike. Megjithatë, fjetja përmbys është shumë e rrallë, sepse njerëzit zakonisht flenë në anën e djathtë ose me kurriz.

Fjetja me kurriz

Shpesh, njerëzit që flenë me kurriz, e vendosin kokën mbi jastëk në një kënd të parehatshëm dhe si rrjedhojë ata gërhasin më shumë. Gjithashtu, ata që flenë me kurriz lëvizin më shumë, prandaj edhe ëndrrat që shikojnë janë shpesh të ngatërruara dhe të paparashikueshme. Tani që e dini se cilat pozicione gjumi ndikojnë në ëndrrat që shihni, ndryshojini gjërat duke zgjedhur një pozicion të ri për të fjetur.

gjumi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

“Sleep Health”: Gjumi i pasdites mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes së trurit

10:16 / June 6, 2026

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

15:59 / December 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.