Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ditmir Bushati tregon cili është armiku kryesor i të majtës demokratike kudo në botë

21:49 / December 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Ditmir Bushati ishte i ftuar në “Refleksione” ku foli për identitetin politik duke e konsideruar një faktor të rëndësishëm pasi sipas tij formëson idetë si edhe vlerat që përçohen.

Bushati gjithashtu theksoi se armiku kryesor i të majtës demokratike kudo në botë është varfëria.

“Identiteti politik është shumë i rëndësishëm. Është i lidhur me mënyrë se si formësohen idetë, botëkuptimin dhe vlerën që përçojnë. Pra çfarë jemi ne dhe çfarë presin zgjedhësit. Politika idetë nuk janë si dallimet, mes pepsit dhe coca colës. Karriera politike gjithashtu është shumë e rëndësishme.

Zgjedhjet e fundit në SHBA duhet të shërbejnë si një tjetër shembull edhe për një vend të vogël siç është Shqipëria për t’i strukturuar më mirë partitë tona dhe për ti thënë vendeve përse jemi në të dallueshëm në dallim me kundërshtarët tanë. Pra secili nga zgjedhësit të dije edhe pritshmëritë”, u shpreh Bushati.

Deputeti Ditmir Bushati po ashtu tha se PS  duhet ta forcojë qasjen për identitetin kombëtar dhe duhet ta forcojë raportin me interesin publik.

“Personalisht kam pasur kurajon t’i trajtojë këto tema. Sepse nuk ka asnjë shoqëri që nuk ndeshën me këto fenomene. Perëndimi duhet të lëvizte ekonomikisht në një drejtim tjetër, por po shohim që njerëzit po lëvizin kulturalisht djathtas. Është me rëndësi që e majta në Evropë, por edhe në  Shqipëri sidomos të ketë një raport tjetër me realitetin”, tha ai.

Sakaq Bushati tha armiku kryesor i të majtës demokratike kudo në botë është varfëria. E majta tha ai,- nuk e sheh pasurinë si armikun e saj, por përfshirë edhe Shqipërinë armiku kryesor i së majtës duhet të jetë varfëria.

“Situata me pandeminë, kriza financiare e 2008 kanë të përbashkët faktin që tregu ka nevojë edhe për mbështetje nga ana e shtetit. Këtu diferencat kryesore kanë lidhje me politiket. Sot më rëndësi është edhe pasiguria për vendin  punës për arsimin, kualifikimin përkatës dhe besoj  majta nuk duhet të bjerë në kurthin e dallimeve varfëri përkundrejt pasuri. E majta duhet të mbështetet tek intelekti, progresi dhe komunitetit.

Situata  e fundit në Shqipëri na tregoi që nuk mund të jesh konstant me elitën, pasi ka edhe një pjesë tjetër të shoqërisë që kërkon vëmendje. Të gjitha këto janë të lidhura me sistemin institucional politik që ne ndërtojnë. Pasi si në një familje ku buxheti duhet të mirë administrohet, e njëjta gjë është sa i përket buxhetit të madh të familje shqiptare. Në duhet të marrim vendime që impaktojë 10, 20, 30, 40 vitet e ardhshme”, tha Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Rusia rikthehet në takimet e G20

11:52 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.