Në korrik të këtij viti Olta Boka mori për herë të parë emrin nënë. Ajo u bekua me një vajzë që e pagëzoi me një emër shumë të veçantë, Gaia. E vogla po rritet dita-ditës dhe ja ka ndryshuar plotësisht jetën mami Oltës.
Pavarësisht se ky vit ka qenë i vëhtirë për të gjithë, për artisten ka qenë më i bukuri dhe ajo e thotë këtë gjë me plot bindjen. Këngëtarja ka publikuar me rastin e Krishtlindjes një nga fotot më të bukura me vogëlushen e saj, që ju ka shkrirë zemrat të gjithëve. Ajo shprehet se prania e Gaias në jetën e saj i ka lehtësuar gjithçka gjatë këtij viti.
“Zoti zgjodhi pikërisht këtë vit, të vështirë për të gjithë ne, të ma lehtësonte dhe të më zbukuronte të gjithë jetën! Krishtlindje të bardha ju urojmë unë dhe Gaia”, ak shkruar Olta.
Sigurisht që edhe këtë herë këngëtarja është kujdesur që të mos e tregojë portretin e të voglës, duke qenë se dëshiron të jetë e rezervuar për jetën e saj private.
