Author: tirana

Finalizohet operacioni “Zbulimi”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e pornografisë me të mitur në rrjetet sociale. Si rezultat i operacionit, pas një hetimi dyvjeçar, është identifikuar dhe goditur një rast duke vënë në pranga një 37-vjeçar, mbi të cilin rëndon akuza për “Pornografi” në rrjet, me të mitur. NJOFTIMI I PLOTË Nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u finalizua operacioni policor “Zbulimi”. Pas një hetimi dyvjeçar duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer…

Read More

Mëngjesin e sotëm u nda nga jeta mjeku Mihal Kerci, prej ditësh në betejë me koronavirusi, por që fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë. Që nga fillimi i pandemisë, 25 mjekë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të bluzave të bardha. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social, Basha shkruan se sakrifica e tyre do të jetë bashkëshoqëruese e përhershme në kujtim të kësaj periudhe të vështirë, që po kalon vendi. Mesazhi Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia…

Read More

Ana dhe Melisa kanë “nxehur” atmosferën në “Shiko Kush Luan”, ndërsa kanë dhuruar disa momente kërcimi seksual. Vajzave iu ofrua nga një balerin, por Ana, në vend të balerinit zgjodhi Atdheun. Mes tyre ka patur takime që kanë shkuar shumë mirë dhe kiminë e treguan edhe në “Shiko Kush Luan”. Ajo i dhuroi një kërcim shumë sensual e joshës në prehër, ndërsa në një moment i hoqi dhe këmishën.

Read More

Vazhdojnë  protestat për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Është aktivisti Genc Sejko, ai që ka shpërndarë sërish banderolën kryesore për protestën e sotme. Bëhet me dije se të gjithë protestuesëve u kërkohet që të mblidhen në sheshet kryesore të vendit për të nisur protestën në orën 18:00 të pasdites. Kërkesat e protestuesëve kësaj herë janë katër: Jo dhunës policore; Lironi shokët tanë; Shkarkoni Ardi Veliun dhe Reformim të Policisë së Shtetit.” Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të martën në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e…

Read More

Policia e Krujës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata, 2 ndezësa, armë të ftohtë, si dhe municion luftarak, si dhe arrestuar në flagrancë poseduesin e tyre. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontrroll në një banesë në Krujë dhe si rezultat kanë goditur një rast të…

Read More

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka urdhëruar ditën e sotme masa më të rrepta kundër koronavirusit. Mësohet se Kancerlarja Merkel ka dhënë urdhër për mbylljen e shumë dyqaneve, shkollave dhe qendrave të kujdesit ditor, duke filluar nga dita e mërkurë. Në një konferencë për shtyp pas takimit me udhëheqësit federalë dhe shtetërorë gjermanë, Merkel është shprehur se vendi ka nevojë urgjente për të adresuar rritjen e madhe të infeksioneve nga Covid-19. Kufizimet e reja do të jenë në fuqi të paktën deri më 10 janar për të ndihmuar në trajtimin e valës së dytë të pandemisë së koronavirusit, që kërcënon…

Read More

U procedua penalisht nga policia si një prej organizatoreve të protestës së një dite më parë në Shkodër, ku edhe u dogj selia e PS, reagon publikisht Voltana Ademi. Kryebashkiakja e hedh të gjithë përgjegjësinë për dhunën e djeshme tek mosreagimi i policisë. “Policia Bashkiake ka qënë në punë, protestat janë të ligjshme, unë kam lëvizur me qytetarët nga posta deri te sheshi, qytetarët kanë vepruar në mënyrën më korrekte. Nuk di kush i organizoi ato sulme. kërkoj të hetohet çdo gjë që ndodhi dje. Vijoj të akuzoj Policinë e Shtetit për mos reagim, nuk e kuptoj pse policia duhet…

Read More

Zyrtarët e mbrojtjes të Azerbajxhanit thanë se 4 ushtarë u vranë në luftimet e fundit në Nagorno Karabak. Luftimet shkelen armëpushimin e arritur muajin e kaluar që i dha fund konfliktit në shkallë të gjerë. Ende nuk ka një reagim nga Armenia, ose aleatët e saj etnikë armenë ndaj deklaratës së lëshuar më 13 dhjetor nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit. Deklarata azerbajxhanase nuk bëri të ditura shumë detaje, por vetëm njoftoi se vrasjet ndodhën gjatë një “operacioni anti-terrorizëm” pranë Hadrut, një rajon jugor i enklavës malore. Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë akuzoi forcat azerbajxhanase për…

Read More

Shtohen rastet ne Covid-19 në Fier, ndërsa një ditë më parë ka pasur një shtim të rasteve në burgun e Fierit. Një ditë më parë 3 punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv për koronavirus. Kështu, një mjek, një infermier dhe një ekonomist i burgut të Fierit i shtohen të tjerë pjesëtarëve të stafit të cilët kanë dalë pozitiv me Covid. Deri më sot nuk ka informacione që të ketë të prekur nga radhët e të burgosurve, ndërsa janë karantinuar tashmë të gjithë të prekurit. Listës së 1702 personave që rezultojnë pozitiv aktiv në Fier një ditë më parë i…

Read More

“Nëse Conte do pushtet absolut si Salvini, unë them jo”. Kjo ishte deklarata nga udhëheqësi i Italia Viva, Matteo Renzi në një intervistë në El Pais, duke thënë se ai ishte i gatshëm të rrëzonte qeverinë nëse kryeministri nuk tërhiqet nga kabina e regjisë për menaxhimi i fondeve evropiane. Pyetjes se “a jeni gati të përmbysni qeverinë nëse Conte nuk tërhiqet?”, Renzi përgjigjet: “Po, sepse ky nuk është problem i posteve në qeveri, të cilat ata gjithashtu më kanë ofruar. (…) Mekanizmi i debatit mbi rregullat institucionale nuk mund të kompensohet me një marrëveshje të vogël” . “Conte, vazhdon Renzi”,…

Read More

Sindi, konkurrentja e “Përputhen” ka dhënë puthjen e parë sonte në emisionin e Luana Vjollcës. Konkurrentët e “Përputhen”, të ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, u bënë pjesë e sfidës “Kalo letrën buzë mbi buzë” dhe Sindi me Fationin nuk mundën ta mbanin. Kështu ndodhi edhe puthja mes dyshes. Kjo puthje e tyre në “Shiko Kush LUAN” do mbahet mend nga të dy, por sidomos nga Sindi për të cilën është puthja e saj e parë në jetë dhe u shpreh e lumtur që ndodhi kështu.

Read More

Arthur Melo, që erdhi nga Barcelona te Juventusi, nga Leo Messi te Cristiano Ronaldo, rrëfehet për Marca. Lidhur me yllin portugez, ai nënvizon: “Unë isha i befasuar nga mënyra se si ai punon. Tashmë e dija këtë, sepse njerëzit flasin për të, bota e futbollit është e vogël dhe ata ju tregojnë për këtë. Sidoqoftë, kur e shikoni vetë duke punuar, është mbresëlënëse. Ka ditë mbërrijmë në dy të mëngjesit në shtëpi, sepse kemi luajtur vonë, por ai mendon për stërvitjen e radhës. Kush e bën këtë? Vetëm Cristiano. Unë bëj shaka dhe i them se është i sëmurë, por…

Read More