Author: tirana

Kur edhe pak minuta na ndajnë nga rifillimi i protestës, forca të shumta policie janë vendosur në pikat kyçe të kryeqytetit. Një rëndësi të veçantë ka marrë dhe mbrojtja e institucioneve shtetërore. Nga një vëzhgim i kryer nga tirananews.al në rrugët e kryeqytetit, shihen se forca të shumta policia janë vendosur në pjesën e pasme të godinës së Kryeministrisë. Kujtojmë që protestuesit kanë tentuar gjatë protestave të fundit që të hyjnë disa herë brenda institucioneve, por pa sukses.

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.Në 24 orët e fundit janë kryer 2501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14…

Read More

Një nga grupimet e tifozëve të ekipit të Tiranës “Capital Crew” i ka bërë një letër publike familjes së të ndjerit, Klodian Rasha, që u ekzekutua me armë zjarri nga një efektiv policie në datë 8 Dhjetor, pranë shtëpisë së tij duke pasur protestat në kryeqytet dhe rrethe. E ndërsa shprehin dhimbjen për ngjarjen e rëndë, tifozët kanë edhe një kërkesë të të atin e Klodianit, Qazim Rasha. “I dashur Baba i Klodianit te ndjere dhe ju familja e tij e nderuar, E mirekuptojme deshiren tuaj per te qetesuar gjakrat ne dhunen e ushtruar nga te dyja palet si nga…

Read More

“Do të vëzhgojmë të gjithë elementët aty ku kemi grumbullime masive, ku kemi rini që grumbullohet më shumë, baret, restorantet jo vetëm tek pjesa e Bllokut dhe shpërndarjen gjeografike të pozitivitetit në Tiranë, por edhe në nivel kombëtar.” Kjo deklaratë e anëtares së Komitetit të Ekspertëve u shoqëruar me masa kufizuese të lëvizjes nga ora 22:00-deri në orën 6:00, në të gjithë vendin, masa që vijojnë të jenë ende në fuqi për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Epidemiologia Ermelinda Murati thotë se e gjithë Tirana ka raste pozitive me Covid, por 5 janë zonat me numrin më të lartë të…

Read More

Një studim mbi ndryshimet e pjekurisë mes burrave dhe grave, zbuloi se burrat janë ende ‘të papjekur’ edhe në fund të 30-ave dhe në të 40-at e tyre. Sipas studimit, mosha mesatare në të cilën gratë arrijnë pjekurinë është 32 vjeç. Tetë në dhjetë gra besojnë se: ‘burrat ngelen gjithmonë si fëmijë.’ Studiuesit arritën në përfundimin se pjekuria e trurit karakterizohet nga një zhvillim afatgjatë i rrjeteve funksionale dhe strukturore, që shtrihen deri në moshën e rritur. Studimi synonte të zbulonte se cilat funksione ndryshojnë gjatë procesit të maturimit dhe cilat mbeten konstante. Studiuesit ekzaminuan trurin e 121 pjesëmarrësve të…

Read More

Policia ka ngritur postblloqe në aksin Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë, me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale dhe identifikimin dhe parandalimin e ardhjes drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës të elementeve problematikë, që posedojnë sende të forta apo armë. Mësohet se po ushtrohen kontrolle në automjete, në të cilat udhëtojnë djem të rinj, por edhe furgonë e autobusë, që transportojnë pasagjerë.

Read More

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se dikush ka hyrë në garazhdin e ndërtesës ku banon dhe i kanë çarë me thikë gomat e veturës. Manaj përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se i ka lajmëruar organet e policisë. “Sot rreth orës 11:00 kam vërejtur se katër gomat e veturës time, brenda garazhdit në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shpuarjes me thikë. Rasti është lajmëruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të…

Read More

Trajneri i Azerbajxhanit, Gianni De Biasi, ka këmbëngulur se deklarata e tij se ekipi kombëtar azer është më i mirë se ekipi kombëtar i Shqipërisë që ai e drejtoi para katër vjetëve, është keqkuptuar. De Biasi i zhgënjeu shumë shqiptarët kur tha se Kombëtarja kuqezi e 2016-s, me të cilën shkroi historinë shqiptare duke e dërguar në Kampionatin Evropian për herë të parë, ishte më e dobët se Kombëtarja e Azerbajxhanit të cilën e drejton tani. Por ai ka tentuar ta sqarojë atë deklaratë, duke thënë se është keqkuptuar. I pyetur për këtë nga Supersport, trajneri italian tha: “Ta përsëris…

Read More

Shqipëria ka marrë një titull shumë të rëndësishëm botëror në Kampionatin Europian të Gjimnastikës Artistike për meshkuj që zhvillohen në Mersin Turqi. Matvei Petrov ka fituar medalje Ari në ushtrimet mbi kali me doreza. Rezultati ishte 14.566 pikë. Matvei Petrov me trajner Alon Hasa, është rus por i natyralizuar shqiptar, me pasaportë shqiptare, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës Artistike për meshkuj.

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dita do të jetë shumë, shumë pozitive, më në fund do të përfundoni një projekt të rëndësishëm. Ndoshta mbetet akoma ndonjë hutim në lidhje me dashurinë që keni mbajtur me vete që nga shtatori. Demi Ky muaj po vazhdon në një mënyrë të trazuar. 2021 do t’ju sjellë shumë lajme dhe mbi të gjitha pak qetësi shpirtërore, jini të durueshëm. Binjakët Këto ditë duhet të kuptoni se çfarë të bëni dhe të afroheni me njerëzit…

Read More

Gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për 3 qytetarë të cilët u arrestuan pas protestës së datës 10 dhjetor. 5 të tjerë janë lënë në arrest shtëpiak dhe 9 detyrim paraqitje. Nga 9 të liruarit 3 janë fëmijë. Pritej që gjatë ditës së sotme të vlerësohej masa për 22 prej të arrestuarve, por për shkak të ngarkesës do jepet nesër.

Read More

Ministrja Etilda Gjonaj ka deklaruar me bindje se pas protestave të zhvilluara në katër ditët e fundit qëndron PD-ja dhe LSI-ja. E ftuar në “Report TV”, Gjonaj tha se ka pamje me zë dhe figurë që tregojnëë se këta aktorë politikë qëndrojnë pas këtyre protestave. Gjonaj shtoi se ajo nuk pret që kryebashkiakja Voltana Ademi të dalë të gjuajë me gurë, pork a pamje ku shihet se ajo ka qenë e pranishme në protestat e Shkodrës. “Të gjithë duhet të kemi mundësinë tu bëjmë thirrje organizatorëve që të shmangin aktet e dhunës. Ne kemi parë eksponentë të partive politike që…

Read More