Presidenti Ilir Meta tregon pse e ktheu buxhetin e vitit 2021. Meta thekson se sipas tij buxheti i 2021-shit nuk planifikon rritje pagash. “Buxheti 2021 nuk planifikon, as indeksim dhe as rritje te pages për administratën publike, përveç arsimtarëve dhe punonjësve të shëndetësisë. Buxheti 2021 nuk planifikon rritje reale te pensioneve por vetëm indeksim të tyre në masën 2.5%”, shkruan Meta.
Author: tirana
Shënohet incidenti i parë në protestën e pestë për Klodian Rashën. Disa të rinj kanë thyer ndriçuesin në hyrje të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në dalje të sheshit Skënderbej. Të rinjtë në kor bëjnë thirrje “Drejtësi për Klodianin” dhe po vijojnë të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Policia e Shtetit kërkon shpërndarjen e protestuesve që ndodhen tek Sheshi Skënderbej. Efektivët iu kanë kërkuar qytetarëve të largohen për shkak të kushteve të pandemisë COVID19. Ndërkohë që të rinjtë nën thirrjet “drejtësi për Klodianin” dhe “Turp, hiqni kapelet”, kërkojnë që policët të heqin kapelet. PËRPLASJA POLICI-PROTESTUES: Polici: Jemi në kushte pandemie, ju lutem tani. Të rinjtë: Turp, turp, turp turp… Polici: E di cili është problemi, jemi në kushte pandemie, nuk lejohen grumbullimet mor kaq. I riu: Ku ta denoncoj unë këtë nesër, ky s’ka numër? Ku? Polici: Po ju lutem tashi, nuk lejohen grumbullimet tani, shpërndahuni. Të rinjtë: Hiqni kapelet, hiqni kapelet…
Për të 5-ën ditë me radhë, në qytete të ndryshme të Shqipërisë mbahet protestë homazh në kujtim të të riut, Klodian Rasha, i qëlluar për vdekje në orët e para të 8 dhjetorit. Dhjetëra qytetarë janë duke marshuar në shenjë homazhi në qytetin e Lushnjës.Me koret “Drejtësi për Klodianin” dhe ‘Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës’ qytetarët kanë marshuar paqësisht në rrugët kryesore të qytetit.Marshim homazh po mbahet edhe në Cërrik. Qytetarët kanë ndezur disa qirinj dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje në shenjtë përkujtimi për 25-vjeçarin Rasha.Prej 5 ditësh, protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit.
Vaksina shihet si mënyra e vetme për të shpëtuar botën nga koronavirusi, ndaj edhe njerëzit mezi po e presin që të dalë një vaksinë që do të jetë 100% efektive, në mënyrë që të “shpëtojnë” nga mbajtja e maskës dhe distancimi social. Por studimet e fundit kanë treguar se vaksinat kundër koronavirusit vetëm mund të mbrojnë nga simptomat e rënda, por mund të mos e parandalojnë infektimin nga COVID-19.Kjo do të thotë që do të vazhdohet zbatimi i të gjitha masave mbrojtëse nga koronavirusi, si mbajtja e maskës apo distancimi publik, pasi edhe personat që kanë imunitet mund të infektohen…
Personi që u plagos në Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në pjesën e qafës. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk dihet identiteti i të plagosurit.
“Evropa duhet të përballet dhe të kuptojë përgjegjësinë e saj gjeopolitike” kështu deklaroi ministri i Jashtëm grek, Dendias në lidhje me konfliktin me Turqinë për kufirin detar duke kërkuar masa të forta dhe sanksione kundër Ankarasë. “Ne shohim që Turqia e shekullit 21 po ndryshon rrënjësisht. Nacionalizmi po ringjallet dhe ekziston një revizionizëm i fortë dhe një islamizëm i fortë me një devijim të qartë nga vlerat perëndimore, të tilla si demokracia dhe të drejtat e njeriut. Përballë revizionizmit turk, Bashkimi Evropian mori një vendim në Këshillin e fundit Evropian. Nëse doni pikëpamjen tonë, ne besojmë se duhet të ketë…
Punëtorët në një fabrikë të kompanisë “Pfizer” në Miçigan dërguan mëngjesin e së dielës ngarkesat e para me vaksinën anti-COVID, duke i dhënë jetë projektit më të madh dhe më kompleks të shpërndarjes së këtij ilaçi në Shtetet e Bashkuara. Pamje të agjencive të lajmeve treguan punonjës të maskuar që lëviznin kuti prej kartoni që përmbanin vaksinën dhe i vendosnin ato në frigoriferë të mëdhenj blu, përpara se t’u vendosej etiketa. Punëtorët duartrokitën dhe vërshëllyen teksa kutitë e para u vendosën në kamionët në pritje. Momenti kulmor vjen në një kohë kur vdekjet nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara po…
Një person ka mbetur i plagosur. Dosja.al ka mësuar se personi në fjalë ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë që u raportuan në rrugën transballkanike në Vlorë. Ende nuk dihet identiteti i personit që ka mbetur i plagosur, ndërkohë që mësohet se ai është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se Policia ka shoqëruar në komisariat një person.
Përdorimi i tepruar i antibiotikëve në rastet e lehta me COVID në Shqipëri shihet me shqetësim nga mjekët shqiptarë që punojnë në vende të ndryshme të Evropës. Të mbledhur në një konferencë virtuale nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë ata thonë se në Shqipëri antibiotiku përdoret pa kriter. “Në Shqipëri japin antibiotik të gjeneratës 4, japin oksigjenoterapi në shtëpi në mënyre masive. Ky është një abuzim i jashtëzakonshëm, në qoftë se vazhdon dy tre muaj do na vdesin njerëzit”, thotë Vablona Selimaj, mjeke në Belgjikë. “Këtu janë shume strikt, duhet te marrim leje tek mikrobiologu, është çmenduri të përdoresh…
Pas verdiktit të Komisionit të Venecias duket se tashmë është e vendosur që partitë e opozitës do të grupohen rreth Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Aleatët e PD, kryerepublikani Fatmir Mediu dhe kryetari i PDK Nard Ndoka gjykojnë se strategjia më e mirë që votat e opozitës të prodhojnë sa më shumë mandate është dalja me dy koalicione. “Mendoj që ka një historik elektoral, gjithsecila parti politike, ka personalitete në lojë të cilat kanë vlerë politike dhe elektorale dhe në bazë të tyre ndërtohet marrëdhënia. Gjasat janë që ndoshta duhet të shkojmë drejt dy koalicioneve”, deklaroi kryetari i…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se këtë vit pushimet dimërore për nxënësit do të jenë më të gjata, ndërsa shtoi se është në komunikim me Komitetin Teknik për vijimësinë e zhvillimit të mësimit. Ajo u shpreh se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për rifillimin e mësimit, por datat më të përafërta janë ato të 11 dhe 18 janarit.“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë…