Edhe pse protesta ka përfunduar, duket si disa protestues janë drejtuar për tek sheshi ”Zogu i Zi”. Policia i është vendosur në ndjekje protestuesve për t’i shpërndarë. Një prani e madhe e forcave të Policisë është parë në sheshin ”Zogu i Zi” teksa marshim protesta mbaroi në sheshin ”Skënderbej”.
Author: tirana
Në protestën e sotme të opozitës ra në sy një xhup i pazakontë që mbante veshur ish-deputetja e LSI Floida Kërpaçi. Xhupi shumë modern i saj, na shtyu të ‘gërmonim’ pak më shumë dhe sipas një kërkimi na rezulton se ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi mban veshur modelin ‘Moncler’, i cili kushton 1859 dollarë ose e thënë ndryshe 2 milionë lekë. Një xhup të tillë aq të shtrenjtë është shumë vështirë që ta gjesh pasi vetëm pak persona mund të mbajnë të veshur në Shqipëri.
Policia e Shtetit është siguruar që selia e PS të jetë e mbrojtur nga protestuesit. Një sërë efektivësht janë vendosur gardh nga hyrja në selinë e PS për nga Banka Popullore. Pavarësisht se turma e protestuesve nuk ndodhet më në sheshin ”Skënderbej” për shkak se u shpërnda me gazlotsjellës, efektivët e Policisë vijojnë të qëndrojnë afër selisë së PS e cila disa ditë më parë u sulmua dhunshëm.
Pas rreth dy orësh ka përfunduar edhe protesta e pestë në Tiranë. Pas marshimit nëpër Tiranë dhe sulmeve mbi policinë dhe sinjalistikën rrugore, protestuesit u mblodhën sërish në sheshin ‘Skënderbej’. Në një moment tensioni ata sulmuan pemën e Vitit të Ri si dhe gardhin metalik të vendosur nga forcat e rendit për të ruajtur dekorin festiv. Ndërkohë që Policia shpërndau turmën duke nisur edhe arrestimet e disa prej të rinjve.
Shkëndija dhe Kastrioti të cilët bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej 7 vitesh janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare. Shkëndija ka thirrur bashkëjetuesin e saj sepse ai i ka vënë një kusht, të dërgojë vajzën e saj që ka nga martesa e parë tek prindërit, sepse nuk kanë gjendje ekonomike dhe nuk e rrisin dot. Shkëndija nuk e pranon këtë gjë sepse thotë që nuk jeton dot pa vajzën e saj, plus që është e sëmurë. Ajo ka shtuar më tej se para se të jetonin bashkë, Kastrioti i kishte premtuar që do jetonin së bashku…
Pas zhgënjimit me Partinë Demokratike por edhe me PDIU-në e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ish-deputeti Dashamir Tahiri është bashkuar me Astrit Patozi. Në takimet që ky i fundit ka pasur në Vlorë, bie në sy që në takim ka qenë edhe Tahiri bashkë me gazetaren Valbona Mezini e cila në zgjedhjet e mëparshme ka qenë dhe kandidate e Bindjes Demokratike.
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, nuk ndahet sot nga protesta. Edhe pse Policia e kërkon kudo për ta prangosur si organizator të protestës, reperi duket se nuk ka munguar as në protestën e sotme. Me një foto nga ashensori me një skafandër në dorë, Stresi ka publikuar edhe njëherë letrën që “Capital Crew”, i dërgoi babait të Klodian Rashës, Qazimit. Krahas fotos, repori shkruan: Letër babait të Klodianit nga çunat. Megjithatë nuk dihet nëse Stresi ka qënë sot në protesë. View this post on Instagram A post shared by STRESI (@stresi)
Shuhet në moshën 88-vjeçare Otto Baric, ish-trajneri i kombëtares shqiptare. Kroati i njohur drejtoi kuqezinjtë në periudhën korrik 2006-nëntor 2007. Lajmi i trishtë është dhënë nga mediat kroate. Baric ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk ia doli të fitonte dot betejën më virusin vdekjeprurës. Gjatë karrierës së tij ka drejtuar shumë skuadra, teksa ia ka dalë të fitojë trofe në Kroaci dhe Austri. Përveç Shqipërisë, Otto Baric ka drejtuar edhe kombëtaret e Kroacisë dhe Austrisë.
Policia shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit tek Drejtoria Vendore e Policisë
Vllaznia tani mund të cilësohet pa frikë si pretendente për titullin kampion. Kuqeblutë e Brdariç kanë dhënë provën e forcës të radhës duke mundur Partizanin në Shkodër për të shkuar në kuotën e 19 pikëve pas 8 ndeshjeve, për t’u konfirmuar të shkëputur në kreun e renditjes. Në një ndeshje shumë të luftuar, por të kujdesshme nga të dy skuadrat, ka qenë ekipi shkodran që ka kontrolluar lojën, ede pse kanë munguar shumë raste para portave. Partizani u zgjua vonë duke hedhur në fushë lojtarë më ofensivë, por atëherë kur nisi të sulmonte, u godit në kundërsulm me anë të…
Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka marrë pjesë në protestën sotme për vrasjen e Klodian Rashës. Kërpaçi thotë se sot nuk vjen për politikë në këtë marshim, por si qytetare dhe e re. ‘’Unë jam moshatare me të. Mendoj që të gjithë ne që jemi bashkuar, nuk jemi për politikë, jemi për marshim paqësor si qytetare. Vij si e re në këtë marshim paqësor. Ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, dje ishte Klodiani, sot unë, nesër vëllai e motra ime. Nuk ka siguri për jetën, për të ardhmen, dhe nga momenti në moment mund të vritesh…
Protesta në ditën e pestë të saj ka nisur paqësisht në sheshin “Skënderbej”, më pas ata kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, ku në shenjë demonstrative janë shtrirë në tokë dhe kanë vendosur duart pas koke.