Dashi: Ndryshe nga herët e tjera, të lindurit në shenjën e Dashit do të jenë këtë javë më tolerantë se zakonisht, sidomos në aspektin sentimental. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë dhe të dytë të shenjës, do të jenë shumë të përkushtuar ndaj partnerit. Këtë javë do të renditeni mes radhëve të shenjave të mesit, në vend të pestë. Demi: Zhvendosja e planetëve drejt shenjave të ajrit, që do të bëhet edhe më e theksuar në janar të vitit 2021, do të ndikojë që të lindurit nën shenjën e Demit të reflektojnë më shumë se zakonisht. Do të vërehet gjithashtu…
Author: tirana
Jacinda Ardern zuri vendin e 32 në renditjen vjetore të revistës të 100 grave më me ndikim në glob, e cila u botua në javën e kaluar. Ajo u vlerësuar për trajtimin dhe menaxhimin më të mirë të pandemisë, ndër shumë shtetet të botës e tyre të pandemisë.Shumë në botë e kanë zili Zelandën e Re që kanë Jacinda Ardern si kryeministre dhe dëshirojnë një person të tillë në krye të vendit të tyre. Ajo i solli fitoren më të madhe zgjedhore Partisë së saj të Punës të qendrës së majtë në gjysmëshekullin e fundit. Zelanda e Re e shpërbleu…
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka shkaktuar trazira në vend dhe ka sjellë edhe mjaft reagime të ndryshme. Në lidhje me gjithë këto ka reaguar edhe moderatorja e sportit, Eva Murati. Kjo e fundit iu është kthyer kundër të gjithë atyre që u ndjenë keq për djegien e një peme dhe nuk folën asgjë për jetën e një të riu. “Kronikë e javës që lamë pas Kur dëgjova për herë të parë për ngjarjen, ende para se të zbulohej emri i të ndjerit, pata një dëshpërim tejet të thellë. Ndoshta për shkak të moshës së njëjtë mendova që Klodianin do…
Pas 33 ditësh në spital, ku fitoi betejën me Covid 19 George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë ka bërë një koment edhe për situatën aktuale në vend. Ai thotë se nga Italia ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri, ku i shpreh ngushëllimet familjes së 25-vjeçarit të vrarë Klodian Rasha, ndërsa kërkon nga policët ta ushtrojnë me përgjegjshmëri detyrën e tyre. Nga ana tjetër, Imzot Frendo shprehet se në një vend demokratik populli ka të drejtë të protestojë, por duhet shmangur vandalizmi dhe dhuna. MESAZHI I PLOTË Gjatë qëndrimit tim për rikuperim nga Covid 19 në…
Për këngëtaren Elvana Gjata dita e djeshme ishte e veçantë, pasi një njeri special për të kishte ditëlindjen. Bëhet fjalë për motrën e saj, Migenën, të cilës këngëtarja i dedikoi fjalët më të bukura. Elvana ka publikuar disa video, teksa krahas ka shkruar: “Përgjithmonë krenar deri në frymën time të fundit. Ditët më të bukura duke kënduar me ty. Të dua me gjithë zemër. Gëzimi im.” Një ditë më parë, Migena ndau një fotografi të vjetër ku shfaqej së bashku me Elvanën, ku shkruante se e ka ndjerë shumë mungesën e njeriut më të ëmbël dhe se këngëtarja ka arritur…
Champions League mëson sot çiftet e 1/16-ve. Prej orës 12:00 hidhet shorti dhe mesjavën e shkuar janë përcaktuar edhe vazot e skuadrave, që janë si më poshtë, ndërkohë që shortin mund ta ndiqni “live” në faqen zyrtare të UEFA-s, konkretisht në këtë LINK. VAZO 1: Bayern (GER, Grupi A), Real Madrid (ESP, Grupi B), Manchester City (ENG, C), Liverpool (ENG, D), Chelsea (ENG, E), Borussia Dortmund (GER, F), Juventus (ITA, G), Paris SG (FRA, H) VAZO 2: Atletico Madrid (ESP, A), Borussia Monchengladbach (GER, B), Porto (POR, C), Atalanta (ITA, D), Sevilla (ESP, E), Lazio (ITA, F), Barcelona (ESP, G),…
Mediat italiane kanë ngritur alarmin se si një shqiptar 50-vjeçar me inicialet N.S ka thyer që të gjitha rregullat antiCovid duke shkuar drejte e në spital në Itali. Ai kishte rezervuar një fluturim për në Milano, pa njoftimet e ambasadës italiane në Tiranë që duhen bërë në këtë rast kur je i infektuar me Covid. “Zoti N.S, nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, rreth 50-vjeç, është i shqetësuar. Prej disa ditësh ai ka simptomat klasike të infeksionit, ato që mjekët thonë se lidhen me Covid. Nga terapia e bërë, duket se rezultatet janë shumë të këqija. N.S trembet. Mjeku i jep…
Italia po konsideron vendosjen e kufizimeve më të rrepta kundër pandemisë gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Autoritetet janë të shqetësuar se në muajin janar mund të ketë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Të dielën turma të njerëzve u dyndën në dyqane dhe qendra tregtare, pasi vendi ka lehtësuar disa prej masave që kishte vendosur muajin e kaluar. Më 13 dhjetor, Italia raportoi 484 vdekje të lidhura me koronavirusin. Të shtunën, ky vend tejkaloi Britaninë e Madhe, si vendi evropian me numrin më të lartë të vdekjeve. Qeveria mund të vendosë masat nën të ashtuquajturat…
Gjykata e Tiranës është blinduar ditën e sotme, pasi po zhvillon seancën me të arrestuarit gjatë protestës së dytë dhe të tretë në kryeqytet, kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Seanca ka nisur prej orës 09:30, ku pritet të njihen me masën e sigurisë 42 të arrestuar. Fillimisht, para trupës gjykuese kanë dalë 8 protestues dhe më pas grupi tjetër. Gjykata e Tiranës është blinduar me forca sigurie, jo vetëm ata që janë zakonisht në gjykatë, por ka punonjës shtesë në dyer, që nuk lejojnë askënd të futet brenda. Jashtë ambienteve të gjykatës ka edhe familjarë të të…
Bëhet realitet bashkimi i dy tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Skerdi Drenova gjatë fjalës së tij u shpreh se me realizimin e këtij projekti po hyjmë në vitet më të rëndësishme të shekullit të fundit sa i përket projekteve energjetike. “Ky projekt garanton bashkimin e plotë të dy tregjeve energjetike. Po hyjmë në 5 vjeçarin më të rëndësishëm të 100 viteve të fundit. Prodhimi i energjisë nga dielli, era apo valët e detit janë sfidat e së ardhmes, sfida jonë është t’i kemi në sistemet tona të transmetimit. Në lidhje me objektivat tona do të…
Një nga figurat më të njohura tanimë në emisionin shumë të ndjekur ‘Përputhen’. Andi, një nga djemtë më simpatik që në daljet e para të tij u zbulua se ai ka patur një të shkuar mjaft problematike.Së fundmi një video në rrjetet sociale po e vërteton këtë. Përbri shkruhet se gjithçka ka ndodhur për një vajzë. Tani çdo gje pritet të ndodhë ose thjesht Andi do jetë figurant në ndonjë klip!
Kryeministri Edi Rama ka dhënë pak çaste më parë një lajm të mirë për Shqipërinë. Rama njofton se pas shumë përpjekjesh është hedhur sot një hap i rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë. “LAJM I MIRË Hedhim sot pas shumë përpjekjesh, një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë. Nisim më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë. Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona”, njofton kryeministri Rama. </p>