Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 1378 qytetarë që nuk zbatuan masat anticovid gjatë ditëve të fundit. Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin, në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative 1378 shtetas, konkretisht: – 1334 shtetas janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë për mosvendosjen e maskës mbrojtëse; – 6 shtetas janë ndëshkuar me nga 700.000 lekë, pasi nuk zbatuan vetëkarantinimin e detyrueshëm. – 2 administratorë subjektesh janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet e tyre, në kundërshtim me protokollet e sigurisë. – 36 janë shtetas janë…
Author: tirana
Ditën e sotme pranë lagjes “5 Maji” në Tiranë, është arrestuar në flagrancë një 30 vjeçari, O. M i cili ka ushtruar dhune ndaj një polici rrugor që si pasojë e plagëve të marra ka përfunduar në spital. Dy arrestime të tjera janë bërë në flagrancë gjatë patrullimit rutinë të forcave “Shqiponja” në bulevardin “Gjergj Fishta”. Dy të rinjtë po udhëtonin me mjetin tyre personal ku drejtues i tij ishte XH.G 20 vjeç dhe pasagjer K.D gjithashtu 20 vjeç, të cilët janë gjetur me një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kokainë. Në cilësinë e provës janë përdorur edhe 2…
Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se 71 për qind të punonjësve të administratës nuk do iu rritet paga. Meta thekson se gjendja ekonomike e punonjësve të administratës publike do të keqësohet, edhe për shkak të Covid-19. Postimi i presidentit Ilir Meta: Për 71% të punonjësve të administratës publike NUK DO KETË RRITJE TË PAGËS. Niveli i tyre i jetesës do PËRKEQËSOHET për shkak të kostove shtesë nga COVID-19.
Ulet numri i viktimave dhe të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive (dje 462). Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (dje 12). Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548…
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur sot për konsultimet për emrin e ministrit të ri të Brendshëm në qeverinë Rama pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt. Balla tha për rubrikën ‘Opinion’ se emri i tij ka 7 vite tashmë që përmendet, por konfirmon se është Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe partia ka një libër rregullash që e pamundëson Sekretarin të marrë detyra ekzekutive. Për më tepër Balla thekson se do ishte e vështirë që në këtë moment, 4 muaj para zgjedhjeve të largohej nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm i PS. Ai garanton se PS ka lidershipin…
“Hyr në llogore, hyr në llogore. Ja ku e ke armikun, 200 metra larg teje, në shkurre (…)”, thotë zëri në videolojë, ndërsa një ushtar i animuar i largohet predhës virtuale. “U vra. Snajperisti duket se po na sheh qartë nga ajo shkurre. Më mbuloni që të vrapoj dhe të hedh bombën”. Pas disa sekondash dëgjohet një shpërthim, por të shtënat vazhdojnë. Kjo nuk është nga ndonjë film lufte, por bisedë e një grupi lojtarësh që po luanin një video-lojë, në të cilën një nga misionet është që pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska të parandalojnë forcat kroate të kryejnë…
Një lajm i bukur vjen nga çifti simpatik i showbiz-it shqiptar. Reperi i njohur, Ledri Vula është bërë ditën e sotme baba për herë të parë. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se partnerja e Ledrit Sara Hoxha, ka lindur gjatë ditës së sotme.Çifti janë bërë prindër të një vajze teksa emri i vogëlushës nuk është bërë i ditur akoma. Ledri e as Sara ende nuk kanë bërë asgjë publike në rrjete sociale. Kujtojmë që çifti gjatë kësaj periudhe po jeton në Gjermani.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 41 vjeç. Mësohet se ky shtetas ka tentuar të djegë me lëndë djegëse pemën e Vitit të Ri të vendosur nga Bashkia Kavajë në qendër të qytetit të Kavajës. Po ashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 49 vjeç, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.62 mg/l. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim virtual me reporterët Joseph O’Reilly nga Irlanda, njëkohësisht dhe reporter i EPP/CD, si edhe me Petter Eide nga Norvegjia. Burime nga PD bëjnë të ditur se në fokus të bashkëbisedimit me reporterët, ishte situata e ditëve të fundit dhe vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit si dhe përpjekjet kriminale për të manipuluar vrasjen. Mësohet se gjatë bashkebisedimit z.Basha, informoi reporterët edhe me pengimin e së drejtës së informimit dhe me shoqërimin dhe dhunumin e disa gazetarëve, duke sjellë një shkelje flagrante të lirisë së…
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u trajtua historia e dhimbshme e një 30-vjeçarje nga Fushë Kruja, e cila solli në jetë fëmijën e parë që në moshën 14-vjeçare, por që vetëm 1 vit më pas merr vesh se bashkëshorti, moshatar me të e tradhtonte me shoqen e ngushtë. Pavarësisht se ajo ia fali tradhtinë dhe solli në jetë edhe 3 fëmijë të tjerë, ai nuk e ndali marrëdhënien me gruan tjetër, por shkoi më tej sa solli edhe një tjetër fëmijë në jetë. “Unë jam njohur me ish-bashkëshortin në moshën 13 vjeçare, ishim në shkollë së bashku,…
Shiu i meteorëve Geminid, ishte një nga shfaqjet më aktive dhe të mahnitshme të këtij viti, sipas shoqërisë amerikane të meteorëve. Kulmi i shiut të meteorëve këtë vit, arrihet mbrëmjet e 13 dhe 14 dhjetorit dhe nëse qiejt do të jenë të pastër, do të shihet një spektakël i bukur topash zjarri. Ky fenomen, u regjistrua për të parën herë në 1862 dhe risjell spektakël çdo dhjetor. Edhe pse shiu i meteorëve Geminid është i famshëm për yjet e tij që bien, numri i meteorëve të dukshëm do të varet shumë edhe nga fakti se sa i errët është qielli.…
Konkurrentët e “Përputhen” ishin të ftuar të shtunën në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku u ndanë në dy ekipe, vajza e djem. Nuk munguan lojërat, ngacmimet e puthjet mes tyre dhe një prej sfidave ishte kalimi i mollës buzë buzë më buzë. Arjoni u ofrua ta luante me Anën e re këtë lojë, por ajo nuk pranoi duke zgjedhur Arbërin. Pas kësaj puntate, Arjoni ka publikuar një video ku e pyet Anën pse refuzoi të luante me të. “O Ana pse nuk e hëngre mollën me mua ti?” “Oo je i rrezikshëm ti Arjoni,” përgjigjet Ana.