Ambasadorja, Yuri Kim, ka reaguar pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Kuvendit emrin e Altin Binajt si kandidat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane shprehet se Shqipëria këtë javë do të ketë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionalitetit e Gjykatës Kushtetuese. “Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për ta bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do…
Author: tirana
Artistja e re shqiptare ka realizuar ditë më parë një vepër artistike, në të cilën shfaqet një mjeke që në maskën e saj mbart flamurin e Kosovës. Mimoza Rraci ka ndarë me të gjithë një lajm të gëzuar lodhur me këtë pikturë. “Time”, një prej gazetave më prestigjioze në botë, ka vendosur që të falënderoj bluzat e bardha “Guardians of the year 2020”, pikërisht me punimin artistik të Mimoza Rracit. Kjo padyshim nuk pritej nga artistja e cila është shprehur e mahnitur. “Ket’ nuk e prisja. “Time” nji prej gazetave me te famshme në botë ka postuar punën time per…
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Vlorë ekzekutoi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për caktimin e masave të sigurimit personal për 6 punonjës policie, efektivë të Komisariatit të Policisë Himarë.Punonjësit e policisë së proceduar janë:• D.F., 56 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”;• I.J., 39 vjeç, SPZ në Njësinë Administrative Horë, Bashkia Himarë, me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, në mungesë, për të cilin u bë shpallja në kërkim;• A.T., 36 vjeç, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues…
Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 661 raste të reja me koronavirus. Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 13 qytetarë. Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 505 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit. NJOFTIMI: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër…
Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të ndihmojë financiarisht familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit të vrarë nga një efektiv i ‘Shqiponjave’. Përmes një VKM-je që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, babai i viktimës, Qazim Rasha përfiton në emër të familjes 8-fishin e pensionit social.
Pavarësisht procedimeve e arrestimeve, të rinjtë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Në rrjetet sociale është njoftuar se pasditen e sotme, ora 18:00, do të zhvillohet sërish protestë, që do të jetë e pesta në radhë, për të riun Klodian Rashën, që u vra disa ditë më parë nga efektivi i policisë. Policia u ka bërë thirrje të rinjve që të shmangin tubimet, ndërsa i paralajmëroi pak më parë se efektivët e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht ndaj dhunës dhe se “nuk do të ngurrojnë ta bëjnë atë”. Megjithatë, protestuesit vijojnë t’i qëndrojnë kërkesave të tyre për lirimin…
Një aksident ka ndodhur përballë Ambasadës Amerikane, tek rruga e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur, veç të plagosur. Aksidenti ka bërë që të bllokohet rruga, duke krijuar trafik. Policia po sqaron rrethanat e aksidentit.
Nga Mustafa Nano Unë besoj gjithnjë e më pak se demokracia është diçka e aplikueshme në Shqipëri. Ky mosbesim e ka zanafillën që herët, në vitin 1992, teksa ata të cilët morën në dorë fatet e vendit pas diktaturës gjysmëshekullore nuk vonuan të dëshmonin se kishin ardhur në pushtet me të njëjtën mendje të keqe për ta sunduar, e jo për ta qeverisur, këtë vend. Madje, në vitin 1997, nën efektin e trazirave, më vinte në mendje një frazë e Dritëro Agollit e lëshuar në kohën kur regjimi komunist po zbythej, e kur po shtrohej nevoja e një regjimi pluralist…
“The Economist” Në fillim të dhjetorit udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, deklaroi se Partia Komuniste kishte përmbushur një premtim që e kishte bërë po vetë. Varfëria ekstreme (e përcaktuar si fitimi i pak më shumëse 1 dollari në ditë) është çrrënjosur nga Kina. Natyrisht, partia është e etur që t’u tregojë të tjerëve suksesin e saj në luftën kundër varfërisë. Në tetor ajo organizoi mbi këtë çështje një seminar 2-ditor, kryesisht virtual,me pjesëmarrjen e gati 400 njerëzve nga më shumë se 100 vende të botës. Pjesëmarrësit e cituar nga media zyrtare bënë lëvdata të mëdha për përparimin e Kinës. Por…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Kuvendit për miratim emrin e kandidatit Altin Binaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës”- thuhet në njoftimin e KED-së.
Çfarëdo që të bëni, nuk duhet ta hidhni vajin e gatimit të përdorur tek kullesa e lavamanit tuaj.Kjo do të infektonte ujin dhe do ta bënte të pamundur trajtimin e mëtejshëm. Kjo vlen edhe për hedhjen e vajit në tualet pasi mund të bllokojë tubat e shtëpisë tuaj! Kur bëhet fjalë për të hequr qafe vajin e gatimit, është më mirë të dini sesi qyteti juaj e trajton këtë lloj mbeturine. Disa vende kanë një politikë riciklimi që në të vërtetë mund t’i lehtësojë gjërat për ju. Por rekomandimi i paracaktuar është që ta vendosni vajin në enë të riciklueshme dhe më pas ta hidhni.
CEO i Pfizer, Albert Bourla ka thënë se ende nuk e ka marrë vaksinën kundër koronavirusit që është prodhuar nga kompania e e tij. Ai u shpreh se nuk e ka marrë vaksinën për shkak se ka një rregull dhe se të parët që duhet të vaksinohen janë punonjësit e mjekësisë dhe të moshuarit. “Nuk e kam marrë ende vaksinën. Ka rregulla shumë të rrepta të ndarjes. Ne jemi shumë të ndjeshëm për të mos e prishur radhën” tha Bourla në intervistën e tij të parë që kur vaksina e Pfizer u autorizua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të…