Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj vazhdon të komentohet në media e rrjete sociale për shkak të deklaratave të saj. Një javë më parë ajo ishte e ftuar në “Shiko Kush LUAN” dhe në sfidën e ringut që realizoi iu drejtua kjo pyetje: “Cilin do të kishe dashur të puthje, puthe tani dhe mos e godit”. Ajo u përgjigj duke dhënë emrin e Andit. Mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan” ishin të ftuar të gjithë konkurrentët e programit, mes tyre dhe Andi, i cili u pyet nga Luana nëse do e puthte Shqipen. “Kam pak punë sot, i kthej përgjigje…
Author: tirana
Një 46 vjeçar me origjinë shqiptare arrestohet në Ponte Pattoli, pasi u kap me rreth 3 kg kokainë nga policia italiane. Ajo që e çoi drejt prangave burrin që banonte në Toskanë, ishin manovrat e dyshimta me makinën e tij. Por jo vetëm kaq, kur policia e pyeti për punën që bënte dhe për çfarë qëllimi ndodhej nëUmbria ai u shpreh se ishte “përfaqësues vere” dhe udhëtonte për punë. Sidoqoftë, duke mos arritur të ekspozonte ndonjë paketim të verës që do të duhej të mbante, me një qëndrim gjithnjë e më nervoz, ai ndryshoi versionin, duke pretenduar se ishte në…
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës ka hyrë në ditën e saj të pestë! Pasi dogjën selinë e PS-së në Shkodër, qytetarët e Tiranës kanë filluar të djegin dhe biznese të ndryshme në kryeqytet.Këtë e tregoi reperi Stresi në Instagram të cilit i kanë dërguar foto të një objekti që digjet në Tiranë, në zonën e 5 Majit. Stresi thotë se po digjet njësia e PS-së në këtë zonë. ‘Bravo Tirona, më njoftuan tek 5 Maji njësisë i vihet flaka’.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po akuzohet për komplot me ministrinë italiane të Shëndetësisë me qëllim për të hequr një raport që zbulonte keqmenaxhimin e vendit në fillim të pandemisë së koronavirusit – botimi i së cilës kishte për qëllim për të parandaluar vdekjeve në të ardhmen. Italia ishte vendi i parë evropian që u përfshi nga pandemiae Covid. Raporti, i hartuar nga shkencëtari i OBSH-së Francesco Zambon dhe 10 kolegë të tij në të gjithë Evropën, u financua nga qeveria e Kuvajtit me synimin për të siguruar informacion për vendet që ende nuk ishin goditur nga pandemia e Covid. I…
Një debat virtual mes Stresit dhe Einxhel Shkirës ndezi rrjetin dhe mediat. Për ata që nuk e dinë e gjitha filloi kur reperi sulmoi në ‘Instastory’ moderatoren, pasi kjo e fundit shprehej në një status se nuk kishte dalë në protestë. Einxhel shkruante se nuk iu bashkua protestuesve në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit, duke dënuar dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet. Ndër të tjera ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës. I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka…
Kompania biofarmaceutike nga Gjermania, Formycon, ka njoftuar se ka zhvilluar një ilaç kundër COVID-19 që plotësisht mund të ndalojë infektimin e qelizave, shkruan Al Jazeera. Pritet që ky ilaç të marr lejen për përdorim urgjent për afro një vit. Kompania Formycon me seli në Minhen, disa ditë më parë ka bërë të ditur se ka zhvilluar ilaçin kundër coronavirusit që quhet FIB207, që plotësisht parandalon infektimin e qelizave, transmeton Telegrafi. Proteina e shkrirë e Formycon për antitrupa aktivizohet në receptorin ACE2, që ndodhet në sipërfaqen e qelizës dhe që është pika kryesore e hyrjes në qelizat njerëzore për SARS-CoV-2 dhe…
Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive, doktor Mihal Kerci, nuk arriti të fitonte betejën me koronavirusin. Mjeku prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19. Kerci është mjeku i 25 që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.
Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara, ka dhënë autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës së Pfizer dhe BioNtech gjatë ditës së sotme, shkruan Business Insider. Dy dozat e vaksinës fillimisht kanë marrë autorizimin nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse edhe vaksina e Moderna kundër coronavirusit sipas të gjitha gjasave do të marrë lejen për përdorim nga FDA gjatë këtij muaji. Pas shumë muajve testime, vaksina është konstatuar se është 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19, dhe këtë e kanë treguar edhe testimet në masë të madhe. Procesi i zhvillimit të vaksinës ishte shumë i shpejtë…
Rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit një automjet tip “Audi” me targë As 019 SC është përfshirë nga flakët. Automjeti rezultoi se është në pronësi të Hyrjan Boshnjaku dhe ishte i parkuar në rrugë pranë pallatit ku banon ky person. Si pasojë e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës u arrit të shuheshin flakët, por automjeti ishte djegur pjesërisht. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Një person në Rusi vrau të dashurën dhe më pas i nisi një video autoriteteve ku pranonte krimin. Akshin Guseinov, 32 vjeç, vrau Viktoria Makarova, 26 vjeçe në banjo, më pas e çoi në shtëpinë e familjes së saj ku torturoi dhe vrau vëllain e vogël të së resë, Dmitry, 9 vjeç. Guseinov pranonte në një video që ishte autori i ngjarjes së rëndë. Sipas tij, e dashura po e tradhtonte me një person tjetër i quajtur Yuri. Në fakt, siç përmendin mediat, as ky i fundit nuk e kishte idenë se Makarova ishte në lidhje me 32-vjeçarin. Pas kësaj,…
Si asnjëherë më pare puntata e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën është shumë ndryshe pasi të ftuar janë konkurrentët e emisionit ‘Për’puthen” dhe jo personazhet VIP që kanë shumë vite karrierë në profesionet e tyre siç jemi mësuar të shohim çdo episod. Autorja e programit zbuloi se emisioni sonte nuk i dedikohet çifteve të vërtetëm por është një puntatë në tentativë për çifte. Në promon e emisionit Luana Vjollca zbuloi se do ndodhin shumë të papritura; puthje të zjarrta për herë të parë dhe skena shumë pasionante mes vajzave dhe çunave të ‘Përputhen’. Por…
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar letrën e familjes Rasdha, që bënte thirrje për mospërdorimin e dhunës në protestë. Lleshaj tha në Report Tv se kjo familje meriton respektin e të gjithë shqiptarëve, ndërsa u shpreh se ka qenë te kjo familje pasi ka dhënë dorëheqjen. “Familja Rasha po demonstron njjë dinjitet të jashtëzakonshëm, një dinjitet të pritshëm për një familje shqiptare, malësore. Gjej rastin edhe një herë që të shpreh edhe një herë ngushëllimet. Kodi i vdekjes ndër shqiptarë është i shenjtë, shqiptarët kanë arritur ta ruajnë edhe sot traditën, ndryshe nga çdo pjesë të jetës sonë. Shenjtëria…