Author: tirana

Raportohet se në kuadër të marrëveshjes së donacioneve që është firmosur ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë në Tiranë u janë dorëzuar autoriteteve armët moderne të këmbësorisë, të prodhuara me mundësi vendore e kombëtare dhe që kanë kaluar me sukses 42 testet e NATO-si si dhe uniformat e dërguara për personelin e Forcave Detare të Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) të Turqisë.

Read More

Ka nisur në orën 18:00 protesta e katërt pas vrasjes së Klodian Rashës. Në dukje e qetë, grumbullimet në protestë sa vijnë e shtohen. Policët civilë të maskuar me kapuçë janë të shumtë e mes turmës së protestuesve. Është ndaluar dhe shoqëruar brenda fugonit të policisë një i ri, i cili pretendon se nuk ka bërë asgjë dhe po e shoqërojnë kot, teksa i kërkon ndihmë qytetarëve. Ai është futur i vetëm në fugonin e policisë, ndërsa e shoqëronin edhe dy efektivë.

Read More

Pretendimet e Borusias së Dortmundit për titullin kampion në futbollin gjerman morën një goditje të fortë si në aspektin psikologjik ashtu dhe në diskutimin për renditjen. Skuadra verdhezi u dorëzua në mënyrë të bujshme brenda mureve të shtëpisë, duke humbur me shifrat katastrofike 1-5 kundër Shtutgartit. Pas 26 minutash lojë, Uamangituka i dha epërsinë Shtutgartit, por pa shkuar në pushim, amerikani Reina riktheu epërsinë në stadiumin Signal Iduna Park. Mbrojtja e Dortmundit në një ditë të keqe lejoi shumë herë rrezikun pranë portës dhe skuadra mike e shfrytëzoi në 4 raste të tjera pas pushimit. Uamangituka i dha avantazhin sërish…

Read More

Një numër i konsiderueshëm qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta, ndërsa prezent janë edhe forcat e policisë si dhe një autobot uji. Nëse do të ketë tensionin të situatës do të ndërhyhet për shpërndarjen e turmës. Qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon normalisht, si dhe lëvizja e qytetarëve. Institucionet e rëndësisë se veçante janë rrethuar nga barriera metalike, ndërkohe që ato mbrohen nga forcat e rendit. Ndërkaq, raportohet se forca te shumta policie qarkullojnë në zonën e ish-Bllokut për te kontrolluar grupet e protestueseve, për të shmangur lëndët piroteknike apo sendet e tjera që mund…

Read More

Dy persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në Durrës, pasi kanë marrë pjesë në grumbullimin e të rinjve që pritet të nisin ditën e 4 të protestës së tyre, për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, i riu i vrarë nga Policia. Të rinjtë në Durrës kanë nisur një marshim masiv, duke iu drejtuar rrugës nga Sheshi Iliria tek Drejtoria e Policisë në Durrës. Deri më tani, marshimi është i qetë dhe pa incidente. Të rinjtë kanë hedhur vetëm disa kapsolla.

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një intervistë në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa, duke folur për protestat për vrasjen e Klodian Rashës, deklaroi se nuk mund të negociohet me halabakë, që duan të djegin qytetin. Spiropali thekson se Meta e Berisha po kërcënojnë civilizimin shqiptar. “Përgjegjësia po mbahet. Polici sot është i hetuar dhe gjendet aty ku gjendet. Shteti nuk është një lodër në duart e Metës dhe Berishës, që thonë se duhet të ikë ky e ai. Meta e Berisha kërcënojnë civilizimin shqiptar. Nuk negociohet me halabakë që djegin qytetin. Sali Berisha…

Read More

Katër ditë pas humbjes së djalit, familja e Klodian Rashës ka bërë thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dhimbja e tyre të mos thellohet më tej me padrejtësi të tjera. Top Channel ka siguruar këtë letër, për të cilën një nga anëtarët e familjes Rasha i konfirmoi se ajo është letër publike për të gjithë shqiptarët. Në letër, anëtarët e familjes Rasha shkruajnë se “pamë me shumë keqardhje dje policin e plagosur në sy dhe ndjemë dhimbje për prindërit e tij”. Kështu nis letra publike e familjes së 25-vjeçarit, vrasja e të cilit ka…

Read More

Rreth 42 ditë pasi doli pozitiv me COVID-19 dhe 30 ditë pasi u dërgua në Itali për kurim, të shtunën 12 dhjetor 2020, Mons. George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, është deklaruar i shëruar totalisht nga virusi. Ai pritet të kthehet në Tiranë këtë të martë, të 15 dhjetor 2020. “Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur – thekson Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku…

Read More

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Xum Allushi ka folur për protestën që po mbahet për vrasjen e Klodian Rashës. Në një Instastory që ka bërë, ai ka thënë se qytetarët duhet që të të protestojnë paqësisht. Në shkrimin që hodhi ai shkroi se kushdo që tenton të prishë dhe sulmojë pronën private nuk është një protestues por një provokator i infiltruar. Më tej ai shkroi se të gjithë personat që tentojnë të dëmtojnë pronat private duhet që të shoqërohen në polici. “Kush do të tentojë të sulmojë pronën private duke e thyer apo e djegur atë, nuk është gjë…

Read More