Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku duket puna e epidemiologëve në terren në gjurmimin e rasteve dhe bërjen e tamponit të pacientëve të dyshuar se mund të kenë COVID-19, pas simptomave të shfaqura në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i transmetimit të virusit. Epidemiologët shprehet se rastet identifikohen nga mjeku i familjes, roli i të cilit ka ardhur gjithnjë duke iu forcuar në këtë pandemi, dhe më pas dërgohen grupet e epidemiologëve për të bërë testimin. “Me respektin për skuadrat e epidemiologëve ku që prej javës së parë kur pandemia u shfaq në vendin tonë, janë në terren, 24…

Read More

Teksa publikon fotografi të policit të plagosur gjatë protestës, kryeministri Edi Rama drejton një mesazh ndaj të rinjve protestues. Rama shkruan, duke nënkuptuar opozitën se ka dy vite e gjysmë që dëshiron të djegë Shqipërinë. Postimi i kryeministrit Edi Rama: #TëShkuara dhe Zoti u ktheftë mendjen e humbur atyre që ngrenë dorë ndaj të tjerëve dhe dora e drejtësisë mos vonoftë, jo vetëm mbi policin që mori jetën e një njeriu, as vetëm mbi dhunuesit e policëve në krye të detyrës, po edhe mbi ata që kanë dy vjet e gjysmë që duan të djegin Shqipërinë.

Read More

Hell’s Kitchen mbrëmjen e sotme është përballur me një ngjarje që s’ka ndodhur kurrë më parë. Gjithçka ndodhi kur shef Renato hedh tiganin me patate të Eusebios, ndërsa ky i fundit revoltohet e fillon të ofendojë. Më pas konkurrenti përplas banakun në nerva e sipër dhe e përplas në tokë shefin Djall. Ky veprim i pandodhur më parë ka shkaktuar përjashtimin e tij nga kuzhina më e famshme në Shqipëri. View this post on Instagram A post shared by Hell's Kitchen Albania (@hellskitchen.tch)

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Babrru, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur disa persona,ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, fuqia e përplasjes ka qenë shumë e madhe saqë automjetet janë dëmtuar plotësisht në pjesën e përparme.

Read More

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka vendosur që të bëjë një dedikim për Klodian Rashën, të riun që u vra nga efektivi i policisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi ka postuar dhe një pjesë të këngës-dedikim dhe shkruan se ky ishte momenti për ta publikuar këtë fragment. “Është zëri i nënës që po qan ku e ka djalin e vet. Zemra vet e thrret, parandjenja a medet. Ajo nuk fle kur e di se sa net, del te dera veç e pret,”- dëgjohet në videon e publikuar nga Stresi. View this post on Instagram A…

Read More

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar disa të dhënat e një raporti paraprak të kryer në komisariatet dhe qendrat shëndetësore të kryeqytetit pas protestave të dy ditëve të fundit. Sipas këtij raporti të Avokatit të Popullit, pas inspektimeve në komisariate, u vu re se shumë prej personave të shoqëruar për incidentet në protesta ishin të mitur, pjesa më e madhe e të cilëve më pas ishin liruar ndërsa vetëm 2 ishin arrestuar. Në komisariate u vu re se ishin shoqëruar më shumë persona nga sa janë kapacitetet, të cilat tashmë janë të kufizuara për shkak të rregullave të reja…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në A2, komentoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, si dhe protestën që sot ishte në ditën e tretë dhe është karakterizuar nga dhuna. Për Palokën, Lleshaj është detyruar nga Rama për të dhënë dorëheqjen. Sa i përket protestës, Paloka shprehet se Rama nuk është përpjekur të qetësojë situatën, por sipas tij, ai ditën e sotme i nxiti të rinjtë. “Ai e tentoi qetësinë një ditë më parë me Lleshajn, ndërsa sot në vend që të qëndronte në një pozicion për të qetësuar qytetarët, doli si një arrogant i pafytyrë duke…

Read More

Policia vijon të jetë në ndjekje të grupeve të protestuesve e njëkohësisht të kryeje shoqërime. Sipas raportimeve, pasi janë larguar nga Drejtoria e Policisë, protestuesit kanë vijuar rrugën drejt shkollës “Vasil Shanto”, e më pas në rrugën “Komuna e Parisit”. Siç shihen edhe nga pamjet e mëposhtme, protestuesit i kanë vendosur flakën kazanëve të mbeturinave, duke krijuar kaos dhe bllokim të trafikut. Ndërkohë ka ndërhyrë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit.

Read More

I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” gazetari Artan Hoxha është pyetur nëse ka ndezur ndonjë cigare hashashi. “Unë nuk kam ndezur asnjëherë cigare dhe jo më hashash, por kështu hashash u kam dhënë kolegëve tanë, nuk e di për çfarë e kanë përdorur, disa e kanë pirë edhe çaj” tha ai. Ndërsa deputeti Alket Hyseni tha “Akoma jo”, por e la të hapur mundësinë “Ku i dihet”.

Read More

Protestuesit janë shpërndarë nga qendra e Tiranës, por vijojnë të zhvendosen në zona të ndryshme të kryeqytetit. Mësohet se tek Libri Universitar, një grup personash po sulmon me gurë e lëndë piroteknike punonjësit e FNSh Fier, që janë me makinën që hedh ujë. Po ashtu, mësohet se si pasojë e sulmit me gurë, janë plogosur dy policë të FNSh-së, të cilët janë transportuar për në spital. Sulmi mbi policinë vijon me gurë e sende të forta, e lëndë piroteknike. Ndërkohë, forca të tjera janë dërguar në ndihmë të punonjësve të FNSh.

Read More

Protesta të dhunshme po zhvillohen dhe në qytetin e Durrësit, ku të rinj të revoltuar i kanë vendosur flakën pemës së Krishtlindjeve të vendosur në sheshin kryesor të qytetit. Tubimi masiv është shoqëruar me bllokim të rrugëve, djegje të koshave të plehrave, sulm me gurë dhe vezë ndaj godinës së policisë dhe tashmë protestuesit janë zhvendosur drejt sheshit të qytetit ku kanë djegur pemë e festave të fundvitit.

Read More