Pak ditë pas kthimit të buxhetit 2021 në Kuvend për shqyrtim, Presidenti i Republikës Ilir Meta thekson se ky buxhet nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19. Sipas tij, biznesi i vogël është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta duke përcaktuar dhe zërat. “Buxheti 2021 NUK KA një plan të qartë për MBROJTJEN E BIZNESIT nga pasojat e COVID-19. Biznesi i vogël, është RËNDUAR nga TAKSA DHE TARIFA TË LARTA dhe NUK është lehtësuar për të përballuar: – Koston e energjisë elektrike – Të ujit dhe shërbimeve të tjera – Koston e…
Author: tirana
Me anë të një postimi në rrjetet sociale lëvizja VETËVENDOSJE me qendër në Shqipëri i bën sërish thirrje qeverisë Rama të shkarkojë menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe ta vendosë atë dhe zinxhirin komandues përpara hetimeve për shkeljet e lidhura me manipulimin e opinionit publik në rastin e vrasjes së Klodian Rashës. Postimi i Plotë Kontrata sociale themelohet mbi drejtësinë Mosvendosja e drejtësisë për shumë raste krimesh ku kanë qenë të implikuar institucionet shtetërore, ka shkaktuar një situatë ku protestat të mos mendojnë më të drejtohen për nga fjala dhe arsyeja publike. Argumenti qeveritar më…
Drejtuesi politik i PS-së në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj ka reaguar në një deklaratë për mediat lidhur me protestën e sotme në qytetin verior, ku janë djegur sende që ishin brenda selisë të Partisë Socialiste. Beqaj theksoi se pala tjetër politike po përdor fëmijët si “kamikaz”, duke shtuar se veprimi i një polici nuk përfaqëson Policinë e Shtetit. “Shkodranët dhe shqiptarët janë të mençur për të kuptuar se një polic nuk është Policia e Shtetit. Ka përpjekje të shëmtuar për të përdorur fëmijët si kamikaz. Më vjen keq pse u zgjodh Shkodra për këtë provokim. Shkodra është e demokratëve dhe…
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në vend. Sipas ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë kanë humbur jetën 12 persona dhe janë regjistruar 879 raste të reja.
Alban Skënderaj dhe Arilena Ara kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri dhe të parë që titullohet “Aisheh”. Të gjithë kishim kohë që mezi e prisnim një bashkëpunim të tillë dhe më në fund erdhi. Dy artistët kanë krijuar një projekt enkas për këtë periudhë të vështirë kur të gjithë kemi nevojë për motivim e forcë. Videoklipi është regjistruar në disa prej zonave turistike më të bukura të Kosovës dhe lidhet pikërisht me fabulën e këngës. Dy këngëtarët i këndojnë bukurive të natyrës dhe jetës, duke na ftuar në një reflektim.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër denoncon në prokurori drejtuesit e policisë së shtetit, duke kërkuar procedimin penal të punonjësve dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ . “Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Ata nuk ju përgjigjën thirrjes për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në kallëzimin e Kryetares së…
Një tjetër protestë e paralajmëruar në rrjetet sociale, e katërta në radhë që nisi si revoltë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Por duket se sot Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar shkatërrime e dëmtime në kryeqytet. Makinat e rënda të policisë duken teksa kalojnë në rrugët e qytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve.
Klevis Balliu deklaroi se është dhunë është t’i hidhet foshnjës gaz lotsjellës në shtëpi, t’u thyhen këmbët grave apo të masakrojnë adoleshentë dhe jo djegia e kazanëve të mbeturinave. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, Balliu tha kujtoi vajzën e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi dhe reagimin e saj për protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, teksa shtoi se ajo nuk merr urdhër nga PD-ja, por është bashkuar me popullin. Referuar akuzave të Taulant Ballës se të rinjtë janë paguar për të shkuar në protestë, Balliu mori shembullin e Aleksia Peleshit, duke theksuar se konkretisht saj nuk i është dhënë…
Reperi i njohur Genc Prelvukaj ka përfunduar në spital, pasi u infektua me Covid-19. Ishte vetë reperi ai që e dha lajmin pak ditë më parë se u infektua me Covid, ndërsa tha se pavarësisht se po ruhej prej një viti dhe kishte treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit. “Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa…
Stresi është nisur për të ardhur në Tiranë dhe pse është në kërkim nga policia e shtetit. Reperi nëpërmjet një video të bërë publike në Instagram kërkon nga të gjitha qytetet që të marrin shembullin e Shkodrës dhe të dalin në protesta. Më tej ai drejtohet sërish kryeministrit Edi Rama që të dorëzojë Ardi Veliun ose në të kundërt do ti djegë shtëpinë në Surrel. ‘Shkodra zemra jeme, jeni më të mirët. I bëj thirrje Kukësit, Shkodrës, Tropoja jeme. ne jemi nis. Cohuni o sot o kurrë. Sesi do vijë unë në Tiranë, gjallë vdek nuk e di. Më prisni…
Këngëtares së njohur Aurela Gaçe i është përdorur emri për mashtrime në rrjete sociale. Me anë të një postimi në rrjete sociale ajo ka bërë të ditur se një person ka hapur një profil në “Facebook” me emrin e saj dhe në një postim ka shkruar se do të dhurojë 10 mijë euro për 2,500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”. Pasi ka marrë këtë lajmë Graçe ka shkruar, për t’i vënë në dijeni të gjithë fansat që të kenë kujdes dhe mos të japin të dhënat e tyre personale. “Vëmendje miq! Dikush ka marrë videon time nga ‘Facebook#Fanpage’,…
Një 60 vjeçar me inicialet R. T ka ndërruar jetë pasi teksa ngiste motoçikletën është përplasur nga një makinë në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur “Kalçeto”. Informacion paraprak i policisë Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur “Kalçeto”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë tip “Lifan” me drejtues shtetasin R. T., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe…