Duke nisur qe nga ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shumica e të shkarkuarve nga vettingu kanë veshur tunikën e avokatit. Kreu i dhomës kombëtare të avokatisë, parashikon për Top Channel se nga janari i 2021 , avokatia do jetë destinacioni i të gjithë të larguarve nga drejtësia, përderisa ish gjyqtarë dhe ish prokurorë të të gjitha niveleve gjatë kohës që mbanin këto detyra, kishin marrë edhe licencën e avokatit. Por teksa askujt që e ka marrë licencën përpara se të shkarkohej nga detyra , nuk mund ti mohohet e drejta për tu qenë avokat, ndalesat do jenë për dy kategori…
Author: tirana
Studimet thonë se gratë janë më të prirura për t’u ankuar se burrat. Edhe ky ndoshta nuk është akoma një mit urban. Shkencëtarët konfirmojnë se gratë ankohen më shumë, veçanërisht në mëngjes dhe ekziston një arsye specifike pse e bëjnë atë. Sipas një studimi të mëparshëm, gratë që nuk bënin gjumë të mjaftueshëm ishin më agresive dhe kishin më shumë nerva sesa burrat që flinin në të njëjtën kohë. Studiuesit pretendojnë se gratë janë më të ndjeshme ndaj privimit të gjumit, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Kjo pasi atyre u duhet më shumë gjumë që sistemi i tyre hormonal të…
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore, ku dy vajza me një makinë tip “Smart” janë përplasur me një makinë tjetër. Vajzat janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë mjekim të specializuar, por fatkeqësisht njëra prej tyre, Alida vetëm 22 vjeçe ka ndërruar jetë.Ndërkohë 19 vjeçarja Deni Doku që ishte në drejtim të mjetit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por është arrestuar nga policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë tek rubrika “Tani mund të këndosh” për divorcin me ish-bashkëshortin e saj Mirko me të cilin ka një vajzë të quajtur Ana. Ai është nënshtetas italian dhe shpesh herë nëpër media u përfol se u martua me tëpër të marrë pasaportë italiane. Soni Malaj e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka treguar pse është ndarë. Ardit Gjebrea: Çfarë pasaporte ka Ana vajza jote? Soni Malaj: Ka pasaporte shqiptare dhe italiane. Ardit Gjebrea: Ti ke pasaportë italiane? Soni Malaj: Jo. Ardit Gjebra: Mund ta kishe? Soni Malaj: Absolutisht po, duke qenë e martuar me shtetas italian…
Emigrantët “kanë të drejta të barabarta me ato të qytetarëve italianë“, përfshirë shëndetin dhe vaksinimin. Kjo është deklarata e Komisionerit për Urgjencën e Covid-19, Domenico Arcuri, sipas të cilit “do të ishte shumë e rëndësishme që të gjithë njerëzit që kalojnë rrugët tona, dhe që nuk e bëjnë atë në mënyrë të fshehtë, të mund t’i nënshtrohen vaksinimit”. “Do të jetë një Krishtlindje e përgjegjësisë, sakrificës dhe shpresës sepse pak dritë ka filluar të shfaqet në fund të tunelit“, tha me shumë optimizëm komisioneri për urgjencën e koronavirusit, Domenico Arcuri. “Deri në shtator 2021 do të kemi mundësinë të vaksinojmë…
Dashi Duhet t’u bëni një vështrim pragmatik situatave, sidomos kushteve financiare. Mund t’iu duket e këndshme mburrja, por do të shkaktojë presion të panevojshëm mbi kursimet e familjes dhe duhet të jeni në dijeni për këtë gjë. Duhet që të kuptoni edhe këndvështrimet e anëtarëve të tjerë në familje për sa i përket financave. Demi Do të jeni plot imagjinatë nesër. Mund t’iu vijë një mundësi në vendin e punës për të vizituar një vend. Duhet të jeni praktikë në punë. Do të shfaqni humor të mirë edhe për kolegët e punës. Shikoni email-et. Pritet një mesazh i rëndësishëm për…
Në kufirin greko-shqiptar është plagosur një grua teksa po transportohej nga një person me motocikletë drejt Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mbasditen e sotme ne afërsi të Filatit. Motocikleta ka bërë aksident duke shkaktuar lëndimin e dy shqiptarëve. Mësohet se gruaja me iniciale A.K. 43 vjece është me origjinë nga Kuçova, ndërsa drejtuesi i motocikletës është shoqëruar në Policinë e Filatit. Gruaja është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për në Spitalin “Haxhikosta” në Janinë. Burime policore konfirmojnë se gruaja synonte të shkonte për punë në Greqi pa dokumenta. Mënyra e kalimit ilegal drejt Greqisë nga motociklisti dhe gruaja shqiptare ka…
Moti i keq që ka përfshirë Veriun e Italisë prej dy ditësh ka shkaktuar edhe problemet e para në këtë rajon. Pas transportit rrugor dhe atë hekurudhor që u mbyll për arsyeje sigurie, prurjet e mëdha të ujit kanë shembur një prej urave më të njohura të zonës.Bëhet fjalë për urën e Venetos, duke marrë me vete dhe një mjet të emergjencave civile, por për fat tre punonjësit ishin në vend të sigurt.Zjarrfikëset kanë kryer deri tani më shumë se 130 ndërhyrje duke evakuuar persona që gjendeshin në vështirësi.Shirat e shumtë detyruan zyrtarët e Seria A që të shtyjnë edhe…
Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Senada, një vajzë e rritur në Amerikë e cila ka sjellë nënën e saj. Babai i saj ka vetëm dy javë që ka vdekur dhe ajo kërkon që të jetë bashkëpronare e shtëpisë që kanë në Durrës. Kjo ishte dhe dëshira e babait të saj që të kenë një shtëpi sa herë të vijnë në Shqipëri dhe të mos shkojnë hoteleve. Senada: Kam sjellë sot mamin tim, problemi është për pronën e babës tim. Ai ka dy javë që na ka ikur. Ka kaluar limit pronat duhet të regjistrohen…
Neurologu Drini Dobi është dërguar ditën e djeshme drejt Italisë për një trajtim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit. Por duket se për shërimin e tij do të duhen disa javë trajtimi në spital, ndaj do të duhet edhe një shumë e madhe parash për kurimin e tij. Shuma që garantoi transportimin e tij drejt Italisë u mblodh pas një përpjekje të jashtëzakonshme nga kolegët dhe miqtë e tij, por tashmë familja nuk ka më mundësi që të mbulojë shpenzimet e tij, ndaj ka hapur një llogari bankare ku të gjithë mund…
Një dëshmi tronditëse dhe thirrje të dëshpëruara për ndihmë nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka ngjallur reagime të forta pasditen sotme në opinionin publik. I riu tha mes lotësh për gazetarin e “Neës24” Erjon Skëndaj se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende. Duke iu referuar kësaj ngjarjeje, në një reagim përmes rrjeteve sociale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se kjo dëshmi është tragjikisht e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me…
101 viktima u shënuan sot në Greqi nga koronavirusi, një shifër alarmante. Ndërkohë që u regjistruan 904 raste të reja nga testimet, 600 pacientë janë të intubuar. Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi është 115471 nga të cilat 52.8% janë burra. 4986 (4.3%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë. Mosha e mesatare e atyre që po trajtohen në intubim është 65 vjeç. 169 (28.2%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 75.3% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.