Author: tirana

Ambasadorja suedeze Elsa Håstad dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim kanë vendosur që të arratisen këtë të dielë nga Tirana dhe nga punët e tyre për të njohur më nga afër jetën e thjeshtë të fermerëve shqiptarë. Sikurse shihni edhe nga këto foto, ambasadorja Håstad dhe Kim kanë qenë bashkë në një punishte të vogël për prodhimin e vajit të ullirit. Madje, ambasadorja suedeze e cila njihet për pasionin e saj për natyrën, ka tentuar që të mbledhë direkt nga pema edhe ullinjtë, raporton tirananews.al. “Vetëm në Shqipëri! Sot në shëtitjen time të së Dielës mësova shumë për bërjen e vajit…

Read More

Bredhi me dritat e ndezura për festat e fundvitit në Kolonjë është rrëzuar. Siç shihet në fotot e mëposhtme, pema e gjelbër dhe e zbukuruar nuk ka qëndruar dot më shumë se pesë ditë në këmbë në sheshin e qytetit dhe është rrëzuar. Pamjet tregojnë bredhin e rrëzuar në mes të sheshit. Bashkia, pritet që të ndërhyjë dhe të rikthejë atmosferën e festave në Kolonjë.

Read More

Ri-infektimet me Covid – 19 konsiderohen raste të rralla në të gjithë botën. Holanda dyshohet për 50 raste, Brazili 95, Suedia 150, Meksika 285 dhe Katari 243 raste ri-infektimesh. Dyshime për persona të ri-infektuar me COVID -19 ka edhe në Shqipëri. “Kemi dyshuar për 3, maksimumi 4 raste ri-infektimi. Por ndoshta këto nuk janë ri-infektime, por riaktivizim. Domethënë personi sëmuret, ndoshta ndonjë vatër ka mbetur në mushkëri dhe në një moment të caktuar ajo riaktivizohet. Ajo paraqitet me simptoma të lehta pak temperaturë, kollë, del tamponi pozitiv, dhe shumë shpejt, pra për 2 -3 ditë del negative” – thotë Rovena…

Read More

Policia ka arrestuar minorenin që tentoi të vidhte lekët nga arka e kishës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq. Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të kishës teksa tentonte të largohej. Në xhep i është gjetur një sasi e vogël lekësh, ndërsa policia vijon me hetimet e mëtejshme.

Read More

Megjithëse, do të jenë studime të detajuara që do ta tregojnë atë, një raport i ri thotë se vaksina COVID do t’ju mbrojë për të paktën 119 ditë, ose rreth tre muaj. Studimi u botua në “New England Journal of Medicine” që shqyrtoi vizitat pasuese me 34 pacientët e parë që morën të dyja dozat e vaksinës Moderna COVID-19. Mjekët zbuluan se ndërsa antitrupat ranë disa javë pas inokulimit, ishin akoma të pranishëm tre muaj pasi ishin administruar të dyja dozat – dhe qëndruan në nivele më të larta sesa ata që ishin shëruar nga infeksioni, raporton The “Washington Post.…

Read More

Ministria e Brendshme ka planifikuar të bëjë ndryshime në ligjin për gardën e republikës, ku pritet të zgjatet periudha kohore e ruajtjes së krerëve më të lartë të shtetit pas përfundimit të mandatit.  Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit do të kenë ruajtje fizike nga Garda e Republikës për një periudhë kohe më të gjatë se ç parashikohet aktualisht. Nga 3 vite, pas përfundimit të mandatit, Presidenti i Republikës do të shoqërohet me truprojë për plot 5 vite pas përfundimit të mandatit 5 vjeçar. Ruajtje më të paktë do të kenë Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët…

Read More

Djali i legjendës Majkell Schumacher, Mick Schumacher, është shpallur kampion bote në Formula 2 ditën e sotme. 21-vjeçari u rendit i 18 në Çmimin e Madh të Sakhir Sprint, por ia doli të fitonte titullin edhe për shkak se Callum Llot u rendit i treti, duke mos marrë pikët e mjaftueshme. Mick e nisi shumë keq garën pasi pati një bllokim gomash, por deri në fund arriti të rikuperonte vendin e 18 e për rrjedhojë u shpall kampion. Në përfundim të garës kampioni i ri u shpreh: “Do të tingëllonte ose do të ndihesha më mirë nëse gara do të kishte…

Read More

Sfida e javës së 10 të Serisë A italiane, Udinese-Atalanta është shtyrë për një datë të pacaktuar. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në stadiumin “Dacia Arena”, u bë e pamundur që kjo ndeshje futbolli të luhej edhe pse tentativat e arbitrave dhe delegatit të sfidës ishin të shumta. Në fillim kjo ndeshje u shty për 30 minuta, më pas edhe për 15 minuta të tjera, për ta kuptuar zyrtarisht se çfarë do të ndodhte me fatin e këtij takimi. Nuk dihet ende se kur mund të luhet kjo sfidë, duke parë ngjeshjen e shumtë të kalendarit për…

Read More

Qeveria greke ashpërson masat në Pikën Kufitare të Kakavijës. Duke filluar nga kjo e hënë, personat që do të dalin pozitiv në testet e shpejta nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen. Kjo masë merret për të mbrojtur shëndetin publik në shtetin fqinj. Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi. Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavije karantinoheshin 14 ditë. Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme ndaj koronavirusit , pasi qytetarët vijojnë të drejtohen në spitalet e Tiranës, të cilat janë të tejmbushura. Meta shkruan më tej se qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj. Postimi i Metës Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës së pandemisë COVID-19. Rastet e shtuara të humbjeve së jetëve, si dhe të qytetarëve të infektuar, përbëjnë një preokupacion madhor. Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga…

Read More

Moderatorja e dashur për publikun Ori Nebijaj ka sqaruar edhe një herë marrëdhënien e saj me moderatorin Isli Islami. Prej kohësh ata komentohen në media për një lidhje por Ori i ka dhënë fund thashethemeve duke treguar se kanë një kimi shumë të rrallë mes kolegësh. E ftuar në emisonin “E diell” në rubrikën “Në fermë” ajo është shprehur: “Duke qenë se unë dhe Isli jemi dy miq shumë të mirë dhe kemi një kimi fantastike dhe shumë të rrallë duhet thënë mes moderatorësh, në ekran kanë qejfin që të na shohin bashkë. Nuk e di pse dukem unë si…

Read More

Zbardhet vendimi për rimbursimin e medikamenteve për personat e prekur me Covid dhe që ndiqen në banesë. Sipas urdhërit të datës 19 Nëntor, të gjithë të prekurit me Covid-19 dhe që kanë një gjëndje të lehtë deri të mesme të sëmundjes, do të ndiqen në banesë dhe do të përfitojnë rimbursimin e ilaçeve dhe vitaminave në vlerën e 1650 Lekë deri në 10.900 Lekë. Sipas urdhrit, një i prekur në formën e lehtë do të marrë paracetamol, aspirinë, ibuprofen, vitaminë D, vitaminë C, azitromicinë dhe levofloxacin. Ndërsa një rast i moderuar, përveç antibitiotikëve dhe vitaminave mund të marrë edhe dexamethason 0.5 …

Read More