Ushqimet dhe pijet e gjelbra janë shumë (dhe nuk e nënvizojmë dot mjaftueshëm) të rëndësishëm dhe ushqyes për shëndetin e organizmit. Ardhja e pranverës shoqërohet me rrjeshta shumëngjyrëshe në tezgat e fshatarëve, të cilat janë të mbushura plot me barishte, fruta e perime. Ndër barishtet më të mira për shëndetin është padyshim pazia. Vlerat shëndetësore të pazisë janë me të vërtetë të shkëlqyera.Në to përfshihet aftësia për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, parandaluar radikalet e lira, përmirësuar tretjen, forcuar sistemin imunitar, për të ulur temperaturën dhe luftuar inflamacionin. Kjo barishte është e shkëlqyer për uljen e tensionit të…
Author: tirana
Një dëshmi tronditëse dhe thirrje të dëshpëruara për ndihmë vjen nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. I riu tha mes lotësh para kamerave se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende, raporton News 24. Me zërin që i ngashërehej, djali tha se nuk mund të shoh nënën e tij duke vdekur në ambulancë si kafsha, pasi jetën ia kishte falur Zoti. Po ashtu i riu pohoi se nënës së tij nuk i është bërë ende tamponi dhe…
Zëvendëskryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi ka pësuar goditje cerebrale e për pasojë është hospitalizuar. Burime bëjnë me dije se gjendja e Saraçit është e rëndë.
Sot rreth orës 12:00 në Rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë është vrarë një person me armë zjarri. Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. “Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’ në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.…
Një infermiere është rrahur brutalisht nga një çift bashkëshortësh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin Cardarelli në Napoli. 55-vjeçarja është sulmuar pasi sipas çiftit, ajo nuk mjekoi në kohë vajzën e tyre. Ngjarja ndodhi në orën 2 të mëngjesit, në kohën kur infermierja ishte në turn. Dy bashkëshortët u ankuan për mjekimin që stafi mjekësor i bëri vajzës së tyre 20-vjeçare, e cila kishte dhimbje gjoksi Çifti e sulmoi infermieren 55-vjeçare duke e shkelmuar dhe goditur me grushte, ndërsa i shkaktuan lëndime të rënda. Sipas “Hands Off Hippocrates”, një shoqatë e krijuar për të mbrojtur personelin shëndetësor, ka deklaruar…
Përse individët me kolesterol(të keq) të lartë, rrezikohen më shumë nga covid? Sepse tashmë është provuar se kolesteroli është i domosdoshëm për formimin e “varkave” me anë të cilave virusi “lundron” futet dhe pushton qelizat njerëzore . Ky proces është një zinxhir reaksionesh biokimike që stimulon endocitozën virale. Por këtu nuk është as vendi as koha për akademizma. Prandaj ajo që dua të them sa më shkurt është se : Nuk ka më dyshim se yndyrat dhe veçanërisht kolesteroli i lartë në inde dhe gjak e rritin ndjeshëm infektueshmërinë dhe agresivitetin e covid 19. Ata që arrijnë ti mbajnë nivelet…
A mund ta lënë udhëheqësit e BE gjyqin të zhvillohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur? Kështu pyet shkrimtari francez Serge Metais, i cili shkruan në një artikull se mbyllja e shpejtë e Gjykatës Speciale do të ishte vendim i arsyeshëm. Sipas Metais, Tribunali Special për Kosovën ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, megjithëse nuk ka asnjë shenjë të trafikimit të organeve të marra nga të burgosurit serbë, gjë që ishte një shpifje e organizuar nga shërbimet sekrete serbe dhe ruse. Autori i “Historisë së shqiptarëve nga Ilirët te Pavarësia…
Ndërsa pandemia po mbush vitin, doktorët janë duke monitoruar pacientët e COVID-it që ende vuajnë pasojat e sëmundjes. Ata vazhdojnë të përjetojnë simptoma megjithëse kanë kaluar muaj pasi kaluan efektet e menjëhershme të virusit. Michael Reagan u infektua me COVID-19 në fillimet e pranverës. Deri nga maji mendoi se më e keqja kishte kaluar. Por në qershor ai ende nxirrte gjak kur kollitej, kishte vështirësi në frymëmarrje, i dridheshin duart, i binte të fikët herë pas here dhe zemra i rrihte me shpejtësi. Për më tepër, nuk e rikuperoi dot shijen dhe nuhatjen. “Ndiej aroma të pavërteta. Më duket sikur…
Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike njofton se prej disa kohësh ka evidentuar me shqetësim rritjen e rasteve të shantazheve në rrjet. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, shantazhet në rrjet nuk janë situata të reja me të cilat përballen qytetarët dhe strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit. Kohët e fundit është vënë re një shtim i rasteve të qytetarëve që janë prekur nga këto vepra penale duke krijuar shqetësim si për ata që janë të prekur drejtpërdrejt ashtu dhe për familjet e tyre. Përdoruesit anonimë, të cilët nga rastet e deritanishme rezultojnë shtetas të huaj, krijojnë profile…
Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, prej vitesh është komentuar për jetën e tij private. Artisti, i cili u bë më shumë i njohur për publikun pasi mori pjesë në “Big Brother”, përflitet shumë edhe për vendimet që merr në jetën e tij, duke i kthyer në stil jete fejesat e tij. Pas lidhjes që krijoi në “Big Brother”, ai u fejua me Dafina Zekën dhe më pas me këngëtaren Mimoza Shkodra. E dy vite pas ndarjes me këtë të fundit, duket se këngëtari gjeti një dashuri të re para tre muajsh. Ai zgjodhi një ditë të veçantë për ta…
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush LUAN”. Gjatë sfidës “Ndaje ose kovën” Valterit iu bë kjo pyetje: “Halit, nëse nuk do të kishe qenë i martuar me cilat nga politikanet shqiptare do të dilje për një “dating”, pasi të duket shumë simpatike dhe cilën do ta refuzoje, pasi nuk të pëlqen nga pamja e jashtme. Ndaj sot dy emra në “Shiko Kush LUAN” ose kovat…” Haliti zgjodhi të përgjigjet e të thotë dy emrat e tij. Teksa po tregonte emrin e gruas me të cilën do të zgjidhte të…
Ekzekutimi me armë zjarri i efektivit të policisë Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në superstraden Lezhë-Milot vijon të mbetet pa autor. Dëshmia e familjarëve dhe bashkëpunëtoreve të 26-vjeçarit nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një piste konkrete hetimi. Në deklarimet e tyre para hetuesve ata kanë thënë se i riu ishte njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur shqetësime për ndonjë konflikt të mundshëm. Pista kryesore që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti personal që mund të ketë pasur 26-vjeçari me ndonjë person gjatë ditëve të fundit, por që nuk ju ka rrëfyer familjareve apo shokëve të…