Partia Demokratike ka akuzuar sërish qeverinë se fsheh numrin e viktimave nga COVID-19. Sot me anë të një deklarate të bërë nga ish-deputeti Bardh Spahia, PD ka marrë si shembull konkret Shkodrën në të cilën sipas tij po fshihen shifrat. “Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit. E bën për të përfituar politikisht duke fallsifikuar të vërtetën. Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me…
Author: tirana
Epidemiologu Erion Dasho përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin se në vendin tonë po ndodh një tragjedi me numrin e të vdekurve nga Covid-19.Dasho ka listuar disa arsye se çfarë do të thotë kur numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur 15 deri në 20 në ditë. Ai thotë se numri i rasteve është diku midis 4 dhe 5 mijë në ditë, por sipas tij nëse kap vetëm 700-800, do të thotë se nuk teston. Më tej ai shprehet se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po bën propagandë dhe nuk po merret me tragjedinë që po ndodh.…
Kina ka prezantuar së fundmi planet për ‘kontrollin e motit’ dhe krijimin e shiut artificial për një territor më të madh sesa Evropa. Zyrtarë të partisë komuniste folën për shpresat e tyre në dislokimin e teknologjisë eksperimentale të kontrollit të motit, brenda pesë viteve të ardhshme. Këshilli Shtetëror i Kinës tha se “sistemi i modifikimit të motit” do të jetë gati në vitin 2025, duke shtuar se shiu artificial i krijuar do të mbulojë një hapësirë prej 2 milionë milje katrore, që është ekuivalente me territorin e Evropës ose pak më e madhe se India dhe sa gjysma e SHBA.…
Një ilaç i ri antiviral mund të ndalojë transmetimin e virusit Sars-Cov-2 që shkakton së mundjen e COVID-19, sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Xhorxhias, i botuar në revistën shkencore “Nature Microbiology”. Studimi ka identifikuar nëpërmjet testeve të kryera se këtë aftësi e ka ilaçi Mk-4482/Eidd-2801 ose Molnupiravir. “Ky është demonstrimi i parë i një ilaçi oral në dispozicion, që mund të bllokojë shpejt transmetimin e Sars-CoV-2”, tha Richard Plemper, një lektor që drejtoi studimin. “Ne menjëherë kemi vërejtur se Mk-4482 / Eidd-2801 ka një aktivitet të gjerë spektri kundër viruseve të ARN-së në frymëmarrje dhe se trajtimi…
Basri Bajrami është gangsteri shqiptar që rrëmbeu kryeministrin e Belgjikës në vitin 1989. Ai ka qenë tmerri i Belgjikës për shumë vite. Mundi të rrëmbejë kryeministrin belg të asaj kohe, Poul Vanden Bjonants dhe më pas u arratis nga burgu i sigurisë së lartë, Sen Zhili. Bojants u rrëmbyen në momentin kur po shkonte të takonte të dashurën. Bajrami dhe të tjerët, e mbajtën peng për 32 ditë, gjatë të cilave arritën t’i marrin përmes të birit 5 milionë marka gjermane (1.5 milionë euro). Bajrami u arrestua i pari nga banda në shkurt 1989. Pasi u arrestuan të tjerët, gjyqi…
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se piku i valës së dytë të pandemisë Covid-19 në vendin tonë nuk ka mbërritur ende. Tomini ka deklaruar se edhe në javët në vijim do të ketë një tendencë në rritje të rasteve me Covid. Sipas saj, deri më tani nuk është konfirmuar asnjë pacient me grip stinor, por rastet e dyshuara kanë qenë Covid-19. Si paraqitet situata dhe a e kemi arritur pikun e pandemisë? Eugena Tomini: Aktualisht situata e pandemisë në vend po përvijon me një intensitet të lartë të rasteve të konfirmuara, pra kemi një…
Pak ditë më parë, u raportua se këngëtarja me famë botërore, Rihanna, është në një lidhje dashurie me A$AP Rocky.Pas kësaj, dyshja është fotografuar mbrëmjen e djeshme duke shëtitur me njëri-tjetrin, sipas “Daily Mail”. Rihanna dhe A$AP, të cilët janë të dy 32 vjeç, ishin siguruar që të mos rrezikonin shëndetin e tyre në këtë kohë pandemie, pasi u shfaqën në rrugë me maska. Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Athelaston Mayers, lindi dhe u rrit në lagjen Harlem, ndërsa Rihanna lindi në Saint Michael dhe u rrit në Bridgetown, Barbados. Burime pranë dyshes kanë thënë për…
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, me mbështetjen e projektit Shqiptaro-Zviceran të Pronësisë Intelektuale ALSIP, zhvilloi konkursin vjetor me temë “Të mbrojmë të drejtat e Pronësisë Industriale në Republikën e Shqipërisë”, ku morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme të kryeqytetit, punimet e të cilëve u vlerësuan nga një juri e posaçme. Qëllimi i këtij konkursi ishte rritja e nivelit të ndërgjegjësimit te brezat e rinj, si dhe promovimi i të drejtave të Pronësisë Industriale në vendin tonë. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia dhe Drejtoresha e Përgjithshme e DPPI-së, Ledina Beqiraj Agalliu. Ceremonia…
Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Katër persona ranë në prangat e policisë për dy konflikte me të plagosur të regjistruar në Durrës dhe Tiranë. Në Durrës policia arrestoi tre të rinj maroken pasi në një konflikt me një bashkombas të tyre e kishin plagosur me mjete të mprehta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Plazh’ të qytetit me 3 dhjetor. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit maroken: Y. K., 30 vjeç, J. K., 29 vjeç dhe H. H., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë…
Mëngjesin e sotëm Shqipëria u godit nga një tërmet që nga EMSC u raportua 4,5 ballë, ndërsa nga IGJEUM 4.1 ballë i shkallës rihter. Me epiqendër në veri të Ishmit, tërmeti nuk ka sjella dëme. Sizmiologu Edmond Dushi shprehet se lëkundjet janë të zakonshme dhe nuk ka nevojë për panik. Sipas tij relaksimi tektonik i tokës do të dojë shumë kohë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Relaksimi tektonik i tokës do të dojë kohë të gjatë. Këto tërmete çojnë dhe tërmetet të moderuar. Është një zonë e konsiderueshme në kuptimin e tektonikave. Ky tërmet në zonën…
Halat e freskëta të bredhit lëshojnë një lëng të lehtë me shije të ngjashme me atë të limonit, ndërsa ato të bredhit të vjetër do të lëshojnë një lëng më të fortë, paksa më të hidhur dhe të plotë. Zgjedhja më e mirë është ajo e mbledhjes së halave sa më të gjelbra të mundshme, pasi ato janë më të freskëtat, këshillon AgroWeb.org. Gjethet halore të bredhit përmbajnë shumë vitaminë C, minerale dhe beta karoten. Halat e freskëta, sythat e boçeve dhe degët e bredhit të bardhë ose atij të zi, të dy të gjendur në Shqipëri, së bashku kanë…
Ambasadori Dashnor Dervishi ka marrë pjesë në homazhet për presidentin e televizionit Fax News, Kasem Hysenbelliu, i cili humbi jetën nga COVID-10. Dervishi pohoi se ikja e tij ishte një goditje e madhe për familjen, miqtë, por dhe për median e lirë. “Ishte e papritur e madhe për të gjithë ne. Ishte një goditje shumë e madhe për familjen e tij, për ne shokët, një mik i dashur. Ishte goditje për shtypin e lirë. Ishte e papritur e madhe, se përballojmë dot”, tha Dervishi, ndërsa ka qenë gjatë gjithë kohës i përlotur e me zërin që i dridhej. Presidenti i…