Author: tirana

Italia pritet që të përfshihet nga moti i keq këtë të dielë. Sipas mediave italiane, vendi fqinjë pritet të pushtohet nga shiu, bora dhe stuhi të forta në Toscanë, Liguria, Lombardi, Veneto, provincat e Trentos dhe Bolzano. Sipas parashikimit, reshjet do të marrin trajtën e dëborës në mbi 800-1000 metra lartësi nga niveli i detit. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta. Nga moti i keq në Itali, pritet të përfshihet edhe vendi ynë duke nisur nga e hëna, ndërsa java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore…

Read More

Sot feston ditëlindjen Rovena Rushiti, infermierja e spitalit Infektiv, që vendosi të shërbejë për pacientët me covid-19 dhe pse në shtëpi kishte një foshnje 3-muajshe. Ministrja e Shëndetësisë e ka uruar përmes rrjeteve sociale me anë të një mesazhi të shkurtër, por emocionues. Manastirliu thotë se ajo që ditën e parë që vendosi t’u shërbejë të sëmurëve me koronavirus, nuk është ndaluar asnjëherë në misionin për të shpëtuar jetë.

Read More

Ndërsa pandemia po mbush vitin, doktorët janë duke monitoruar pacientët e COVID-it që ende vuajnë pasojat e sëmundjes. Ata vazhdojnë të përjetojnë simptoma megjithëse kanë kaluar muaj pasi kaluan efektet e menjëhershme të virusit. Michael Reagan u infektua me COVID-19 në fillimet e pranverës. Deri nga maji mendoi se më e keqja kishte kaluar. Por në qershor ai ende nxirrte gjak kur kollitej, kishte vështirësi në frymëmarrje, i dridheshin duart, i binte të fikët herë pas here dhe zemra i rrihte me shpejtësi. Për më tepër, nuk e rikuperoi dot shijen dhe nuhatjen. “Ndiej aroma të pavërteta. Më duket sikur…

Read More

Trupi i pajetë i themeluesit dhe Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu ka mbërritur në Shqipëri pasi ndërroi jetë nga koronavirusi në Turqi. Televizioni që ai drejtoi ka publikuar pamjet nga arkëmorti, teksa trupi i pajetë i tij por dërgohet në shtëpi. Presidenti i Fax Neës, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Read More

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka bërë një bilanc krahasues për të dalë në përfundimin se masat kufizuese të qeverisë nuk dhanë efekt, por vetëm sa rënduan situatën me pandeminë. Vasili thekson se numri i viktimave nga COVID-19 është rritur me 85% nga dita kur opozita denoncoi fenomenin e fshehjes së shifrave të viktimave nga koronavirusi. Po ashtu pas 11 nëntorit, dita kur qeveria vendosi masa kufizuese rastet me COVID-19 janë rritur me 67%. Sipas Vasilit qeveria dhe kryeministri e kanë lënë në mëshirë të fatit drejtimin e pandemisë në Shqipëri. STATUSI NGA PETRIT VASILI Fakte. Masat e deshtuara, perballe…

Read More

E gjitha bota, pavarësisht statusit social, kulturor apo politik, pavarësisht nëse në Evropë, Azi apo SHBA, pavarësisht nëse të pasur apo të varfër; prej një viti e gjen veten e frikësuar dhe e pafuqishme përballë një virusi vdekjeprurës dhe të panjohur për shkencën. COVID 19 duket se ka ndryshuar komplet mënyrën e të jetuarit, ndërsa fatkeqësisht, miliona persona po humbasin njerëzit e tyre më të dashur. Edhe pse sapo kishte dalë nga një tërmet tragjik, me 56 viktima dhe mijëra banesa të shembura, as Shqipëria ‘me një mijë halle’ nuk mund t’i shpëtonte pandemisë. Vetëm 24 orët e fundit, në…

Read More

Mjekja e familjes, Adriana Ilias, tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se të gjithë pacientët me koronavirus kanë marrë shërbimin e duhur nga mjeku i familjes. Sipas saj, nuk ka aspak neglizhencë nga mjekët e familjes për t’iu shërbyer pacientëve të infektuar me virusin e rëndë, ndërsa shtoi se ata janë në shërbim non stop 24 orë. Mes të tjerash, mjekja këshilloi pacientët që të mos përdorin antibiotikë, por lëngje me shumicë, vitamina, si dhe paracetamol, nëse gjendja e tyre është më e rëndë. “Pacientët na marrin në telefon, na thonë shenjat klinike, nëse është…

Read More

Ka reaguar për herë të parë aktori i humorit Ermal Mamaqi, pas kritikave të shumta që ka marrë në rrjet lidhur me trajnimet që kërkon t’u bëjë shqiptarëve për t’u mësuar se “si të jenë të suksesshëm”. Në një postim në rrjetet sociale, moderatori shkruan se trajnimet e tij janë shumë herë më të lira, se sa do vlenin po të bëheshin në vende të tjera. Ndër të tjera ai ka shtuar se ka mbi 10 vite që studion në lidhje me filozofinë e vetëzhvillimit dhe të motivimit, sakaq thekson se është trajnuar dhe çertifkuar nga njerëz që janë autoritet…

Read More

Fiori Dardha zbuloi dy ditë më parë se është infektuar me koronavirus dhe për këtë arsye i është dashur të vetëizolohet në shtëpi. Për 2 javë ajo nuk do të shfaqet as në ekran dhe vendin e saj në emisionin “Boom” e ka zënë përkohësisht Erion Korini. View this post on Instagram A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) Mirëpo ndjekësit edhe në këtë rast kanë ngritur dyshime se ajo nuk është infektuar vërtetë dhe se kjo histori ka qenë e stisur nga moderatorja. “Sa gënjen. Ti thuaji simptomat ta dinë njerëzit apo s’ke ça thua. Ju shëroheni e njerëzit…

Read More

Nga Kamela Banushi/ Kur kthejmë kokën nga 2020, çdo ndalesë është VULLNETARIZËM. Krejt lirshëm po shkruaj sot në ditën e vullnetarizmit. Ndoshta nuk kaloj shpesh në rrymën e klishes së përditshme për të komentuar një status, apo për të shkruar rreth një aktualiteti, e ndoshta kështu do të bëj përherë. Ama, në një ditë si kjo të themi diçka kur shumë kemi për të treguar. Fare natyrshëm mendova se 2020 që po e lëmë pas, është një kronikë e gjatë vullnetarizmi. Nga një 2019 tragjike me tërmetin e më pas me kalvarin e një kombinimi dramatik midis tërmeti dhe pandemisë,…

Read More

Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka folur për koncertin “Krishtlindje në Vjenë”, që do të transmetohet nga data 21 deri në 24 dhjetor në televizionet austriake. Pirgu u shpreh se në këtë koncert do të këndojë dy pjesë dhese në të do të marrin pjesë edhe artistë të tjerë të njohur. Ai dha edhe lajmin e bukur për shqiptarët se në këtë koncert do të këndojë dy arie, njëra prej të cilave është vepra e Naim Frashërit, “Fjalët e Qiririt”. Kjo e fundit do të këndohet në shqip, pasi sipas tij është duhura për gjendjen në të cilën ndodhet bota. “Për…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar transparencë nga KQZ dhe çdo institucion tjetër për vendimet që ndikojnë në zgjedhje. I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Basha është shprehur se PD i qëndron parimit të transparencës ndërsa paralajmëron se përpara është një ankth i papërmbajtshëm i Edi Ramës nga humbja e paevitueshme. Pjesë nga Intervista: Nisida Tufa: Zoti Basha KQZ ka projekt vendime për shpërndarjen e mandateve, cenon kjo opozitën? Lulzim Basha: Gjithçka, çdo vendimmarrje është dhe duhet të bëhet me transparencë totale dhe në përputhje me rregullat e dakordsuara mes palëve. Ky është fokusi jonë për çdo vendim…

Read More