Author: tirana

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, jep një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax Neës”, Kasem Hysenbelliu. Teksa publikon në “Instagram” një foto me të, këngëtarja shkruan se Kasemin do ta kujtojë gjithmonë vetëm me buzëqeshje, sepse ai dinte të sillte vetëm optimizëm. “Iku Kasemi i dashur,i mirë,i mënçur,bujar,fjalëëmbël,një mik që po e qan gjithkush që e ka njohur! Nuk më besohet ende…. Me lot ne sy jam…por Kasemin dua ta kujtoj vetëm me buzêqeshje,sepse ai dinte të sillte vetëm optimizëm dhe gëzim! Lamtumirë Kasem Hysenbelliu! Zoti të pastë në krahët e tij!”, shkruan këngëtarja Dilo.

Read More

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar nga policia greke, ku në pranga kanë rënë tre trafikantë shqiptarë. Gjatë aksionit, policia greke ka sekuestruar 20 kg 480 gram marijuanë, 895 gram kokainë, 22.700 euro, 25.000 lekë shqiptare, 5 peshore, 6 celulare, 2 mjete dhe paketim. Ndërkohë, janë arrestuar në Athinë tre shqiptarët e moshës 38, 40 dhe 44 vjeç.

Read More

Sara Hoxha ka reaguar ndaj komenteve negative që ka marrë gjatë periudhës së shtatzanisë. Sara dhe Ledri pritet të bëhen prindër për herë të parë së shpejti, ndërsa aktualisht ndodhen në Gjermani, pasi pritet që vogëlushja të vijë në jetë atje. E përballur nga komente të tipit “Nuk je e para që ngel shtatzënë”, “Sikur vetëm ti je shtatzënë”, “Na lodhe”, Sara ka vendosur që më në fund të reagojë. Përmes një postimi në Instastory, Sara shkruan se nuk e kupton se përse njerëzit po lodhen më shumë se ajo nga pritja e ëmbël. “O njerëz të dashur dhe të…

Read More

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 14 pacientë, si dhe janë konfirmuar 560 raste të reja infektimi. Njoftimi i plotë: 1620 TESTIME, 678 TË SHËRUAR DHE 560 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14…

Read More

Do t’i mungojë gruas, fëmijëve, familjes, miqve e të afërmve dhe u shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme të të shtrenjtit të tyre. Pronari i RTV Ora Ylli Ndroqi, i ka dedikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të botuesit Kasem Hysenbelliu. Ndroqi shkruan se shpresonte deri në momentet kur një zile e kobshme telefoni e kishte njoftuar për shuarjen e mikut dhe kolegut të guximshëm. MESAZHI I PLOTË I YLLI NDROQIT Për muaj me radhë po përjetoj shuarjen e njerëzve të shtrenjtë.Covid-19 nuk mi kurseu e ndërsa thaja lotët për Nipin, vëllanë, motra shndërrohej në ëngjëll. Çdo…

Read More

Lëkundet sërish toka në Turqi, kjo goditje e fortë vjen pak më shumë se një muaj nga tërmeti tragjik i Izmirit.Sipas medieve turke, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 5.2.Rajoni më i prekur nga tërmeti është Antalia. Të dhënat e para nuk flasin për dëme në njerëz. Megjithatë, qytetarët kanë dalë në rrugë nga paniku i shkaktuar. Edhe pse vendi është në izolim nga korona, njerëzit dolën jashtë, raportojnë mediat. Sipas CNN Turk, lëkundja është ndjerë të paktën shtatë sekonda.

Read More

Një deputete e re e parlamentit të Malit të Zi bëri një gafë, e cila më pas u bë hit në rrjete, edhe për shkak të një fraze me konotacion ngacmues. Draginja Vuksanoviç Stankoviç nga Partia Social Demokrate (SDP), tha gjatë një fjalimi që i referohej krizës me Kishën për shkak të Ligjit të Fesë se “Kush e shkruan ligjin për shtetin seksual (shekullar desh të thoshte, duke e përmisuar në moment)…, për shtetin laik”.

Read More

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi 14. K.Q. PPSH. Ap. Struktura), që mban datën 3 dhjetor 1974, ku studjuesi dhe kritiku i njohur i letërsisë, Koço Bihiku, i ka dërguar nje letër, Kareman Yllit, i cili asokohe ishte ndihmës i Hysni Kapos për problemet e arsim-kulturës, ndërsa për shumë vite pati shërbyer Rektor i Universitetit të Tiranës. Sipas dokumentit në fjalë, problemi që ka shqetësuar Bihikun, ka qenë “Konferenca Kombëtare e Studimeve për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar”, që është mbajtur ato ditë në Tiranë. Shqetësimi i Bihikut kishte të…

Read More

Poetja dhe pedagogia shqiptare Mimoza Ahmeti, i ka të rralla daljet publike nëpër intervista televizive. Së fundmi poetja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin “Pasdite e Kuqe” me gazetaren Gerta Gixhari, në RTSH. Ndërkohë që po fliste për librin e saj, gazetarja i ka ndërprerë fjalën Ahmetit, në mënyrë që të transmetojë bllokun e reklamave. Ky moment e ka irrituar poeten, e cila duket qartë se është mërzitur, nga vendimi për të dhënë reklama, në momentin që ajo po fliste. “Po çështe kjo ftesë moj më qafsh, paj zotin, ça janë këto emisione. Drejt për drejt je?! A…

Read More

Imzot George Frendo i është rikthyer rrjedhës normale të jetës pas betejës me Covid-19. Presidenti i Konferencës Episkopale Katolike tё Shqipërisë, nga Bari ku gjendet prej më shumë se tre javёsh, ka folur për herë të parë për përjetimin e tij nё betejën me koronavirusin. Frendo shprehu mirënjohje ndaj personelit të spitaleve, teksa shtoi se po pret me padurim rikthimin në Shqipëri. “Të dashur dëgjues, po ju flas nga Bari. Jam këtu, kam më shumë se 3 javë. Kam ardhur këtu me urgjencë pasi isha në gjendje shumë të keqe nga pikëpamja shëndetësore. I infektuar me virusin COVID. Atëhere bashkëpuntorët…

Read More

Doktoresha Ardiana Gjini, specialiste e shëndetit publik në Londër tha se fillimi i vaksinimit kundër COVID është një ndër lajmet më të mira që kemi pasur ndër vite. “Është një lajm mahinitës që një vaksinë e suksesshme u zhvillua dhe jemi të lumtur që Britania do të fillojë e para vaksinimin. Komiteti që merret me strategjinë e vaksinimit ka bërë listën e personave prioritarë për tu vaksinuar. Numëri është i kufizuar, filimisht janë 800 mijë doza që do të nisin me vaksinimin e të moshuarve në azile e më tej mjekët e personat mbi 80 vjeç”, tha ajo për Euro…

Read More