Author: tirana

Mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN” ishte e ftuar ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj. Ajo u vendos në një sfidën e “ringut” ku në thes ishin të vendosura fotot e konkurrentëve të programit. Ndërkohë që u përgjigjej pyetjeve Shqipja duhet të grushtonte thesin në “ring” me foton përkatëse të emrit që ajo zgjidhte. Pyetjes “Cili nga personazhet në thes duhet të largohet menjëherë nga ‘Për’puthen’?” Shqipja e vendosur tha se të gjithë nuk e meritojnë të rrinë, por një nga emrat që përmendi se duhet të largohet menjëherë ishte emri i Fationit.

Read More

Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë detajet për lëkundjet e tërmetit sot në vend. Fillimisht faqja europiane EMSC raportoi se epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Adriatik me magnitudë 5 të shkallës Rihter, 39 kilometra nga Tirana dhe 22 kilometra nga Durrësidhe më pas 4.5. Ndërkohë, IGJEUM bën me dije se tërmeti ka qenë me madhësi 4.1. Sipas IGJEUM tërmeti ka si epiqendër 2 km në veri të Ishmit me një thellësi 2 km, ndërsa thekson se të dhënat janë paraprake.

Read More

Policia italiane arrestoi 19 persona në kuadër të një operacioni nga veriu në jug të gadishullit kundër një rrjeti ndërkombëtar të imigracionit klandestin, njoftoi sot Ministria e Brendshme. Një hetim i nisur në 2018, pas dhjetëra zbarkimesh të migrantëve në jug të Siçilisë, të gjithë të mbërritur përmes Greqisë ose Turqisë, ka zbuluar një rrjet kriminal të përbërë nga kurdo-irakianë, afganë dhe italianë, i cili organizonte kundrejt pagesës hyrjen e paligjshme të migrantëve në Itali ose vende të tjera europiane dhe më pas u mundësonte atyre marrjen e një leje qëndrimi duke përdorur dokumente të rreme (kontrata pune…) “Ky rrjet…

Read More

Vende të ndryshme të botës kanë blerë ose porositur 10 miliardë doza vaksinash anti Covid-19 dhe pothuajse të gjitha do të shkojnë për kombet e pasura ose me të ardhura të mesme. Deklarata dhe përditësimi më i fundit u bë nga “Duke Global Health Innovation Center”, i cili monitoron kontratat e nënshkruara dhe të bëra publike, sipas të cilave shumica e vaksinave do të shkojnë në SHBA. Pavarësisht angazhimeve publike për drejtësi, vendet individuale janë të stimuluara për të blerë sa më shumë vaksina të jetë e mundur dhe nga diapazoni më i gjerë i mundshëm i kandidatëve, për të…

Read More

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të marrë vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër Covid-19 në javët e ardhshme, një ilaç që sapo është dhënë drita jeshile nga autoritetet shëndetësore britanike. Sipas mediave lokale, sovrania 94 vjeçe dhe burri i saj, Princi Philip, 99 vjeçe, të dy do të vaksinohen si përparësi për shkak të moshës së tyre dhe jo si trajtim preferencial.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka një këshillë për të gjithë ndjekësit e tij. Në festën e Shën Kollit për të gjithë besimtarët e krishterë, Rama publikon një foto nga brenda kishës së Shën Kollit në Voskopojë dhe uron një dite më dashuri dhe kujdes për veten e të afërmit. “MIRËMËNGJES 😊 në këtë të diel të bekuar dhjetori që përkon me festën e Shën Kollit, ju uroj një ditë me dashuri dhe kujdes për veten e të afërmit tuaj🙏”, shkruan Rama.

Read More

Një tjetër emër legjendar i sportit shqiptar ka humbur jetën nga koronavirusi. Ilir Gjebrea, ish-notar, i konsideruar si “peshkaqeni” në rininë e tij, nuk ka arritur të fitonte betejën me koronavirusin. Gjebrea është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Prej disa ditësh sportisti veteran kurohej pas infektimit me koronavirus, ndërsa ka humbur jetën në banesën e tij në Tiranë. “Peshkaqeni ynë, Gjiganti, daja im i shtrenjtë, si munde ta bëje këtë o Kampioni Ilir Gjebrea të mos luftoje me Covidin, kur ti e mushkëria jote, zemra e madhe, luftoi e mori rekorde dhe dhjetëra medalje? Me ty që u rrita…

Read More

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm pranë Durrësit. Paraprakisht mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik dhe magnituda 5 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orën 8:19 në distancë 27 km në veri të Durrësit. Nuk dihet ende nëse tërmeti ka shkaktuar dëme.

Read More

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të kushtëzojnë motin në vendin tonë. Për pasojë pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, por pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu fillimisht në jugperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin ku në zonat malore do ketë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 16°C. Era do fryjë e fortë me shpejtës deri 70-75 km/h në det të hapur nga drejtimi Jugor duke krijuar…

Read More

Një nga rreziqet që mund të përballen partitë e reja të dala nga Partia Demokratike, është paqartësia e tyre, se cilin elektorat kërkojnë të marrin nga Partia Demokratike. Ky është thelbi i suksesit, por dhe dështimit të mundshëm të tyre. Problemi që ato kanë, është se ato janë krijuar si parti, nga mungesa e demokracisë brenda PD dhe sidomos nga mungesa e rregullave dhe shanseve të barabarta në një parti ku ata kanë kontribuar. Dhe meqë formalisht këtë problem ua ka shkaktuar Lulzim Basha, të gjitha bateritë janë drejtuar kundër tij. Që sulmojnë Lulzim Bashën është në rregull, pasi ai…

Read More

Nuk paraqitet e mirë gjendja shëndetësore e mjekut neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi. Për shkak të përkeqësimit të shëndetit ai është dërguar me urgjencë drejt Italisë për një trajtim më të specializuar. Kanë qenë të afërmit e tij ata që kanë mbledhur lekë dhe e kanë nisur drejt Italisë.

Read More

Këngëtari i famshëm shqiptar nga Kosova, Mozzik ka postuar një foto me djalin e ish-Presidentit Hashim Thaci. Duket se këngëtarin dhe djalin e politikanit e ka bërë bashkë flamuri i UÇK teksa kanë postuar një foto me të në një peisazh malor. Tashmë prej nëntorit Hashim Thaçi ndodhet në paraburgimin e Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për krime lufte, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin të gjithë ish-drejtues të UÇK-së.

Read More