Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Rihanna dhe i dashuri i saj fotografohen për herë të parë së bashku në publik

10:56 / December 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rihanna 4 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë, u raportua se këngëtarja me famë botërore, Rihanna, është në një lidhje dashurie me A$AP Rocky.Pas kësaj, dyshja është fotografuar mbrëmjen e djeshme duke shëtitur me njëri-tjetrin, sipas “Daily Mail”.

Rihanna dhe A$AP, të cilët janë të dy 32 vjeç, ishin siguruar që të mos rrezikonin shëndetin e tyre në këtë kohë pandemie, pasi u shfaqën në rrugë me maska.

Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Athelaston Mayers, lindi dhe u rrit në lagjen Harlem, ndërsa Rihanna lindi në Saint Michael dhe u rrit në Bridgetown, Barbados.

Burime pranë dyshes kanë thënë për “People” pak ditë më parë se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.

Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York ditën e shtunë. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.

Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.

Rihanna i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti dhe më herët ka qenë në marrëdhënie me disa personazhe të tjerë të njohur si Drake, Chris Brown etj.

Nga ana tjetër, A$AP Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner dhe Daiane Sodre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Biografia filmike e Snoop Dogg vjen në kinema në vitin 2027

15:04 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.