Author: tirana

Infermierja Boshke Prendi e prekur nga COVID-19 në fillimet e pandemisë në vendin tonë. Ajo sjell historinë e saj duke përcjellë mesazhin e punës heroike që po bëjne personelet mjekësore në spitalet tona. Prendi u shtrua me me urgjencë në Spitalin Infektiv, ku falë ndërhyrjes së bluzëve të bardha ajo arriti të rekuperoj brenda 9 ditëve. Infermierja Prendi ka një falenderim të veçantë për doktoreshë Ejsi Dukën. “Unë quhem Boshke Prendi, në qendrën shëndetësore Lezhë. Kam kontribut prej 10 vitesh pune këtu. Punoj infermiere për mjekun pediatër. Jam diagnostifikuar me COVID-19 me datën 23 mars dhe u nisa me urgjencë…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person. Viktima është identifikuar si Gjon Kola, rreth moshës 60-vjeç. Kola ishte dukë lëvizur në këmbë, ku fatkeqësisht është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pranë hotelit në pronësi të Kolës. Aksi rrugor Lezhë- Milot është një nga rrugët më problematike që ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Vetëm këtë javë janë regjistruar 4 aksidente me 2 viktima dhe 3 të plagosur. Ky aksident ka shkaktuar dhe trafik të rënduar në këtë aks.

Read More

George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranë Durrës, shprehet se shumë shpejt do të kthehet pranë besimtarëve të tij, pas një periudhe shkëputje, për shkak të infektimit nga Covid 19. Frendo shkruan se kjo ka qenë një eksperiencë e dhimbshme, ndërkohë që falenderon të gjithë ata që janë lutur për shëndetin e tij. Postimi i plotë i Frendos: Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim. Kjo periudhë ka qenë për mua…

Read More

Arbana Osmani kujdeset të mos u mungojë ndjekësve duke komunikuar herë pas here me ta në Instagram, përmes pyetje-përgjigjeve. Mes disa rrëfimeve rreth mëmësisë, jetës dhe karrierës, Arbana tregoi para pak minutash edhe diçka për të cilën nuk ka folur më parë. E pyetur nëse kishte përjetuar ndonjëherë ankth, ajo u përgjigj: “Oh, po! Ankth, depresion, dëshpërim. Kam kërkuar ndihmë.” Dikush i ka kërkuar një këshillë që t’i japë forcë për të vazhduar përpara dhe Arbana i ka këshilluar vetëm të kërkojë ndihmë. Ndërsa për sa i përket kërkesës së një ndjekëseje tjetër, për një libër që ta ndihmojë për…

Read More

Dashi Ka të ngjarë të merrni disa lajme të mira nesër. Prano cdo gjë që do t’ju vijë këtë ditë, edhe pse mund t’ju marrë pak kohë për të vlerësuar situatën. Demi A jeni një nga ata njerëz që mendoni se llogaria juaj bankare nuk mund të tërhiqet për aq kohë sa keni ende situatën në kontroll? Sado e keqe të mendoni se është gjendja juaj financiare, problemet tuaja zgjidhen lehtësisht. Nuk është se po shpenzoni më shumë para sesa keni, por nuk po mbani shënimet e shpenzimeve. Kontabiliteti më i mirë do të ndihmojë në lehtësimin e ankthit tuaj.…

Read More

Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar pamjet nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila ka zhvilluar homazhe te varrezat e Dëshmorëve. Ajo që vë re Braçe është se edhe këtë herë Kryemadhi ka shkelur masat anti-COVID, duke mbledhur grumbull partinë e saj dhe asnjë prej tyre nuk ka vënë maskë, me në krye vetë kryetaren. Postimi i Erion Braçes KURRE TE LIGJSHEM! Dhe pastaj ankohen per; Tamponet-vonesen apo cmimin ne privat te tij, Analizat-cmimin e tyre, Ilacet-cmimin e tyre, Skanerin-cmimin e tij, Spitalin, Morgun dhe vendin e denje ne morg! #NUKUINFEKTONQEVERIA POR #PAPERGJEGJSHMERIA! Ja ku e keni! View this post…

Read More

Qeveria çeke njoftoi sot rihapjen e tregjeve, restoranteve dhe muzeve më 3 dhjetor në të gjithë vendin, ku epidemia e koronavirusit të ri ka filluar të ngadalësohet. “Republika Çeke do të kalojë nga niveli katër në nivelin tre (sistemi i kufizimeve me pesë nivele) dhe kjo do të ndodhë javën e ardhshme”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny për shtypin. Përgjatë një muaji, Republika Çeke, me 10,7 milionë banorë, ka qenë vendi që ka regjistruar nivelin më të lartë të kontaminimeve me COVID-19 dhe të viktimave në Europë. Numri i rasteve ditore me COVID-19 ka filluar të ulet në sajë…

Read More

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook shprehet se kryeministri Rama po shton babëzinë, korrupsionin dhe vjedhjet. Sipas Tabakut, ndërkohë që papunësia është rritur në 12.5%, Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh. STATUSI I PLOTË Nuk skuqet, nuk turpërohet, Gënjeshtra i shkon per shtat. Babëzia, korrupsioni, vjedhja, etja për pushtet prishi biznese dhe sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 mln euro Becchetit, firmës AKTOR do t’i paguajmë nga taksat tona 44 mln euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 mln euro. Kostoja e jeteses…

Read More

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri, 11 persona. MSH shprehet se në 24 orëshin e fundit janë kryer gjithsej 2 253 teste, ndërsa 835 njerëz kanë dalë pozitivë. Sipas MSH, 329 persona janë shëruar nga virusi në 24 orët e fundit, kurs të shtruar në spitale janë 482 individë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat, duke vendosur maskën në çdo ambient…

Read More

Politikani Kujtim Gjuzi, ashtu sikurse e në parlament, tregoi një anë ndryshe. Gjuzi, nisi të mbante thasët e rëndë të mbushur me ullinj, të cilët i vendoste tek peshorja manuale për t’i peshuar. Ndërkohë, pronari i ullinjve, nuk i kursente “ngacmimet” dhe “provokonte” shpesh deputetin konservator në lidhje me forcën e tij. Gjuzi ndërkohë, i mirëpriste batutat dhe mundohej të tregonte se ishte i trajnuar më së miri në punët e vështira të fshatit.

Read More

Barcelona e ka rritur në 4:0 epërsinë kundër Osasunës, në një ndeshje të La Ligës, e cila po zhvillohet momentalisht në Camp Nou. Leo Messi vjen me gol të jashtëzakonshëm. Këtë gol, Messi ia kushtoi Diego Armando Maradonës, legjendës argjentinase i cili humbi jetën të mërkurën. Messi shënoi për 4:0 në minutën e 73-të. Superylli argjentinas shënoi nga rreth 20 metra largësi duke e tundur rrjetën e portës së Osasunës me një goditje raketë. https://twitter.com/josebaqueroh/status/1333057191943790593?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1333057191943790593%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fsport%2Fleo-messi-vjen-me-gol-te-jashtezakonshem-dhe-ia-dedikon-maradones-pamjet-p

Read More

Vijon gjithnjë e më shqetësuese situata e pandemisë në Kosovë.  Brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid 19, kanë humbur jetën 16 persona, ndërkohë që janë regjistruar edhe 626 raste të reja, në 1.505 testime të kryera gjithsej. Ndërkohë, 673 pacientë janë shëruar nga virusi i rrezikshëm, ndërsa numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 24,427. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste,…

Read More