Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame pranon se lëvizjet e shpeshta në kadastrën e Vlorës kanë ndodhur si rezultat i presioneve kriminale. Nga qyteti i Korçës, Artan Lame tha se interesat e larta të tokave të bregdetit në këtë zonë kanë sjellë një situatë të tillë në kadastrën e Vlorës. Por numri një i kadastrës paralajmëroi përsëri ndryshime në këtë zyrë. “Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit”. Sa i takon ndryshimeve në Kadastrën e Vlorës, ai tha se do…
Author: tirana
Aktori i njohur britanik, David Prowse, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur kompania e tij e menaxhimit. Ai luajti Darth Vader në “Star Wars” . “Me shumë keqardhje për ne dhe miliona fansa në të gjithë boton, njoftojmë se Dave Prowse ka ndërruar në jetë në moshën 85 vjeçare”, thuhej në njoftim. Prowse njoftoi në 2014 që vuante humbja e kujtesës dhe gjithashtu ka luftuar me kancerin e prostatës. Aktori veshi kostumin e zi për të luajtur Darth Vader, por ishte aktori James Earl Jones ai që siguroi zërin e personazhit, pasi theksi…
Policia franceze arrestoi 81 persona në të gjithë Francën, teksa protesta të shumta janë shkaktuar si pasojë e brutalitetit të policisë dhe ligjit të ri shumë të diskutuar të sigurisë. Arrestet kanë ardhur, pasi më shumë se 133 mijë njerëz besohet se kanë dalë në sheshe në mbarë Francën, për të protestuar. Nga këta, 46 mijë protestues ishin vetëm në kryeqytet, në Paris. Organizatorët e protestës thanë se në Paris ishin gjithsej 200 mijë vetë, ndërsa në të gjithë Francën gjysmë milionë demonstrues. Në kryeqytet, protestuesit hodhën edhe sende mbi oficerët e policisë. Forcat policore kryen arrestime, kurse janë lënduar…
Deri më sot, virusi aktiv nuk është gjetur në mostrat e lëngjeve përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit. Një grua nga Singapori e cila ishte infektuar me Covid-19 në mars kur ishte shtatzënë, ka lindur një fëmijë me antitrupa. Ky rast hedh dyshime nëse infeksioni mund të kalojë nga nëna tek fëmija. Celine Ng-Chan i tha gazetës Straits Times se djali i saj Aldrin lindi këtë muaj pa Covid-19 por me antitrupa ndaj koronavirusit. Mjeku i Celine, Ng-Chan dyshon se ajo i kaloi antitrupat fëmijës së saj në bark. Fatmirësisht fëmija nuk kishte koronavirus. Organizata Botërore e…
Heroi ynë kombëtar Skënderbeu, është një nga personazhet që i janë dedikuar më shumë statuja nga artistët në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Më e fundit u inagurua ditën e djeshme në Prizren në kuadër të festës së Pavarësisë, por statuja sipas qytetarëve la shumë për të dëshiruar. Skulptori Sinan Alija ka reaguar për herë të parë pas bujës që bëri në rrjet skulptura e tij e Skënderbeut. Ai ka shpërndarë një foto tjetër të punës së tij, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë mediat që kanë shkruar për të. “Dedikuar portaleve !!!”, shkruan ai.
Një grua është bërë pjesë e rubrikëës “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar bashkëshortit të saj të birësojnë një fëmijë sepse prej 17 vitesh martesë ata nuk kanë mundur të sjellin në jetë një fëmijë. Burri nuk është dakortd të birësojë një fëmijë sepse do që të ketë një fëmijë nga gjaku i tij. Polikseni: Jam drejtuar këtu për të më dhënë një rrugëzgjidhje. Kam sjellë bashkëshortin për një arsye familjare. Kemi 17 vite martesë dhe kemi dëshiruar të kemi një fëmijë. Nuk na erdhi, një vit, dy vit, tre vite. Vazhduam kurat, ilaçet por nuk na vinte fëmija. Alfredi:…
Nga Napolon Laska/ Nëse do më pyesnin kur isha tre vjeç se ku do doja te isha kur të rritesha, do ju përgjigjesha me shumë mundësi se do të doja të isha ne këtë sallë, me këta njerëz, me këtë ekip. Sepse ëndrra që na ushqenin prindërit kur ishim të vegjël, ishte një Shqipëri e cila begaton, ku secili ka mundësi të ndërtojë jetën sipas mundësive dhe aftësive, ku talentet vlerësohen e ku ndershmëria dhe puna si mekanizëm i vullnetit janë në majën e piramidës së vlerave. Dhe Shqipëria i ka këto mundësi, i kemi të gjitha burimet që i…
Besniku një baba krenar për vajzën e tij ka ardhur t’i bëjë një surprizë për ditëlindjen e saj. Ai ka treguar se Rajmonda ka pasur një fëmijëri të vështirë sepse ishin të varfër, nuk kishte lekë që t’i blinte rroba për shkollën dhe nuk ia ka festuar ditëlindjen për shkak të kushteve. Besniku tregon dhe një rast që i ka ngelur peng për të gjithë jetën. Hera e vetme që vajza i kishte kërkuar diçka ishte në moshën 6 vjeç kur kishte parë një arush, por nuk mundi t’ja blinte dot. Për ditëlindjen e saj, ai i ka blerë arushin…
Dashi Një nga shenjat më dinake të zodiakut është padyshim Dashi, që mendojnë se mashtrimi i të tjerëve është mënyra më e mirë për të marrë atë që dëshirojnë. Të lindurit e shenjës së zodiakut të Dashi janë njerëz mbizotërues, agresivë, dominues, dinakë dhe manipulues. Ata nuk pranojnë pengesa në rrugën e tyre dhe marrin masa ekstreme për të marrë atë që dëshirojnë. Ata që kanë lindur në këtë shenjë dëshirojnë suksesin personal dhe respektin nga të tjerët, por absolutisht nuk janë të gatshëm ta respektojnë tjetrin. Sigurisht që të gjithë gënjejmë ndonjëherë, ndryshojmë realitetin, por Dashi ka tendencë të…
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 6 të arrestuarit e operacionit “Kështjella” që u kapën me 4 kg heroinë dhe 1 kg kanabis. Në burg do të qëndrojnë Gëzim Balla dhe Gazmir Harremi, Haziz Musan, Xhulio Musan, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj. Tre ditë më parë policia sekuestroi në një furgon që transportonte dru, 8 pako me heroinë me peshë totale 4 kg dhe një sasi prej 1 kg kanabis. Lënda narkotike dyshohet se vinte nga Turqia dhe destinacion final kishte Greqinë.
“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungon as këtë vit. Pavarësisht pandemisë, Bashkia Tiranë ka menduar që të sjellë një koncert, por sigurisht duke respektuar të gjithë rregullat e vendosura për shkak të Covid 19. Por këtë herë publiku do ta shijojë nga shtëpia koncertin nga këngëtarët e preferuar, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, M. Elvis, Kastro Zizo, West Side Family dhe Stine me hitet e tyre. Koncerti ka nisur në orën 18:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, do transmetohet Live në Facebook-un si dhe në kanalin Youtube të kryetarit të Bashkisë…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka bërë një deklaratë të pazakontë duke u shprehur se edhe vetë demokratët besojnë se zgjedhjet u mashtruan, prandaj fitoi Joe Biden. Ai ka dalë për herë të parë në një intervistë televizive që nga humbja e zgjedhjeve parlamentare. Ai i ka qëndruar deklaratave të mëparshme duke thënë se zgjedhjet u vodhën. Trump ka bërë një deklaratë të çuditshme duke u shprehur se edhe vetë demokratët besojnë se zgjedhjet u mashtruan, prandaj fitoi Biden. Presidenti i tha moderatores së Fox News, Maria Bartiromo gjatë një interviste të ndezur në ‘Sunday Morning Futures’ se ‘nuk ka…