Një tjetër viktimë është shënuar nga Covid në vendin tonë këtë të hënë. Basketbollisti nga Berati dhe arbitër i ndeshjeve të volejbollit,Petraq Gjogu, ka humbur jetën nga Covid në moshën 72 vjeccare. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas,që e kujtojnë atë me nostalgji. Gjogu ka qënë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend. Në vitin 2001,Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat. Pas lajmit për vdekjen e tij,ka qënë i menjëhershëm…
Author: tirana
Një shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër ka bërë një gjest shumë bujar që ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave zvicerane. Eduard Latifi gjeti një çantë të braktisur para një dyqani të premten e kaluar.Latifi ishte me gruan dhe djalin e tij të vogël në Arbon të “Premten e Zezë” kur para një dyqani vërejti një çantë me ngjyrë të kuqe. “Unë menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë. E hapa për të parë nëse kishte diçka të dyshimtë. Kur e hapa, pashë se kishte shumë para në të.Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para. Gruaja…
Domeinet e faqeve të internetit që shisnin mallra të falsifikuara u identifikuan dhe bllokuan falë një operacioni ndërkombëtar të drejtuar nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL. “Si pjesë e operacionit ndërkombëtar ‘Në faqet tona’ (IOS) XI, autoritetet e zbatimit të ligjit nga 26 shtetet anëtare të BE-së dhe palët e treta, kanë sekuestruar së bashku me Europol dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të të Drejtave të Pronës Intelektuale të SHBA-së, mbi 21.910 emra domenesh, që ofrojnë falsifikime dhe artikuj pirate përmes internetit”, thuhet në njoftim. Ndërkaq janë sekuestruar produkte me vlerë 2.5 milionë euro përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma…
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj ka vijuar inspektimet në Gjepalaj në Shijak, në banesat e dëmtuara nga tërmeti. “58 familje të kësaj zone, do ta festojnë Vitin e Ri brenda tyre dhe pas një mundimi e durimi të madh do të jetojnë në kushte më të mira se ato që kishin një vit më parë”, u shpreh Rama. Teksa pa nga afër shtëpitë e reja, kryeministri u ndal edhe në shtëpinë e re të një familjari ku edhe ka hequr këpucët së bashku me ministrin e Rindërtimit Arhmetaj, pasi të njëjtin veprim e bëri…
Qeveria greke ka marrë vendim që të mbajë të mbyllur kufirin grek deri më 14 dhjetor, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Mediat e huaja bëjnë me dije se do të lejohen të futen në Greqi turistë nga Bullgarinë vetëm nga pika kufitare e Kulata, por personat duhet të jenë të pajisur me testin negative për Covid-19 që duhet të jetë i bërë 72 orë para hyrjes. Vetëm një kategori e caktuar e personave me test negativ PCR do të lejohet të kalojnë nëpër pikat kufitare, Kakavija me Shqipërinë, Eusoni me Maqedoninë e Veriut dhe Kipi me Turqinë.…
Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e mjekësisë. Pas një sulmi ne zemër ka ndërruar jetë dje mjekja 40-vjeçare në Turqi, Ferdane Bilgi, e cila rezultoi edhe pozitive nga testi i Covid-19 prej datës 27 nëntor. Bilgin ishte pjesë e stafit administrativ në qendrën e Spitaleve Publike të Drejtorisë Shëndetësore Hatay, e cila ishte e martuar me dy fëmijë. Drejtori i Shëndetësisë në Hatay Dr. Mustafa Hambolat, në postimin e tij në mediat sociale, shprehu ngushëllimet për të afërmit e mjekes dhe stafit shëndetësor “Ferdane Bilgin, një nga anetaret e personelit të Drejtorisë Shëndetësore Krahinore të Hatay, Presidenca…
Thumbi i reperit Big Kik drejtuar Noizy-t pak ditë më parë, beri bujë të madhe. “E kom nis me Noizyn, për atë Zot të madh se di pse nga grupi m’hoqi. Jo se kam naj gjo me to se s’du me majt inate po s’di pse jena nda. Pse mu fut blloku pa dy llafe. S’kam kohë me bo debate, nga ty dua një arsye, mendoja se me OTR do kapja yjet”, shprehej Big Kik gjatë një freestyle. Menjëherë pas kësaj reagoi Stresi, i cili mbështeti Big Kik, dhe të gjithë e përkthyen si një sulm kundër Noizy-t. Mirëpo në…
Tre persona nga Elbasani kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se bëhet fjalë për një 57 vjeçar, një 79 vjeçar dhe një 77 vjeçar, të cilët ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” prej disa ditësh. Të tre ata janë nga qyteti i Elbasanit. Me vdekjen e fundit, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Elbasan përllogaritet të shkojë n` 68. Ndërkohë, një 60-vjeçar nga Kurbini u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” pak pas mesnatës së djeshme duke humbur jetën.
Mëngjesin e ditës së sotme u dha lajmi se një tjetër pacient është hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas burimeve 60-vjeçari që ishte i shtruar tek infektivi prej disa ditësh ishte i infektuar me covid-19. Viktima është identifikuar si L.S nga Rrësheni, i cili kishte 10 ditë i shtruar në terapi intensive. Një prej të njohurve të tij, ka zbuluar për Fax News, faktin se 60-vjeçari jetonte i vetëm, pas divorcit më bashkëshorten e tij, ndërkohë që ka punuar si oficer Policie në vitit 90, nga ku më pas është larguar. “E kam njohur…
Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë paradite një takim me nënat shqiptare, që i kanë fëmijët e tyre në emigracion. Pasi dëgjoi historitë e nënave të emigrantëve, Basha deklaroi se qeveria e ardhshme ka një plan të qartë që të kthejë rininë në Shqipëri, duke i kthyer kështu shpresën vendit. “Ju falenderoj që u bëtë pjesë e këtij bashkëbisedimi, që ndatë historitë tuaja personale, duke i dëgjuar këto histori përjetoj edhe unë atë dhimbjen e vuajtje. Edhe unë jam prind, nuk e kam provuar se ç’do të thotë 6 vjet pa e parë fëmijën, por duke qenë prind e kuptoj se…
“Hotel Tirana International” i njohur si 15 katëshi mbylli së fundmi përkohësisht dyert e aktivitetit pas 41 vitesh punë për shkak të krizës që krijoi pandemia Covid -19. Burimet nga stafi i menaxhimit bënë me dije se nga tërmeti i vitit të shkuar e deri më tani hoteli u mbajt i hapur nën humbje të mëdha. Kostot e larta fikse për pagesat e punonjësve dhe mirëmbajtjen e godinës e bënë të pamundur vijimësinë. Hoteli, i cili është në funksion që nga viti 1979 do të pushojë aktivitetin deri në përmirësimin e situatës pandemike, dukë lënë pas 100 persona të papunë.…
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pritet të transformohet në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Ministria e Brendshme ka future në procesin e konsultimit public nismën ligjore që parashikon krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e cila do të jetë një agjenci profesionale, për realizimin e mbikëqyrjes të veprimtarisë së subjekteve të Ministrisë së Brendshme. “Projektligji siguron një organizim më të mirë të shërbimit për sa i përket funksionimit dhe rritjes së performancës së tij, duke arritur qëllimet dhe objektivat si të qeverisë dhe rritjes së besimit tek publiku. Theksojmë se, nisur nga problematikat e adresuara në shërbim, zgjidhja e…