Author: tirana

Shtatorja e Adem Jasharit që u vendos në Prizren më 28 Nëntor, ndërsa u cilësua si karikaturë, do të rimodelohet Lajmi është konfirmuar nga menaxhmeti i “Abi Çarshia” në Prizren, pranë së cilës është vendosur shtatorja e Adem Jasharit. “Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra. Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet”, kanë thënë ata. E njëjta skulpturë do të rimodelohet dhe se kjo do të bëhet nga një skulptor tjetër. Shtatorja e Adem Jasharit e vendosur më…

Read More

Ditën e sotme, është mbajtur “online” mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku u miratua ngritja e 92 Zonave të Administrimit Zgjedhor. Ka qenë anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çaka , i cili ka kërkuar zhvillimin e një seance të posaçme për trajtimin e shqetësimit të tij lidhur me ndryshimin e adresave nga ana e Gjendjes Civile. Ndërkohë gjatë takimit online , Anëtarja e Rregullatorit, Helga Vukaj ka zbuluar se është prekur nga koronavirusi. E pyetur nga përfaqësuesi i PD-së në lidhje me shëndetin e saj, ajo tha se ndodhet në shtëpi, pasi është prekur nga COVID-19. Biseda: Felga Vukaj:…

Read More

Zbokthi është diçka që nuk mund ta injorosh lehtë. Grimca të bardha që veshin flokët dhe rrobat janë qeliza të vdekura që shkëputen nga skalpi. Ky i fundit mund të skuqet ose të shkaktojë kruarje. Kruarja e skalpit i shkëput qelizat e vdekura të cilat bien më shumë në sy kur visheni me ngjyra të errëta. A e kanë fajin flokët? Zbokthi nuk është tregues i një floku të palarë. Zbokthi ka më shumë të bëjë me mënyrën e përkujdesjes së flokëve dhe produkteve që përdorni. Flokët duhen larë më shpesh, përndryshe qelizat e vdekura do të akumulohen shumë dhe…

Read More

Shqiptarët vijojnë që të kenë paketat më të shtrenjta në rajon sa i përket telefonisë celulare. Monopoli nga tre operatorët që operojnë në vendin tonë pothuajse ka shuar plotësisht konkurrencën duke sjellë në fakt dhe një “zhvatje” të qytetarëve shqiptarë që detyrohen të paguajnë më shtrenjtë minutat dhe sasinë e internetit. Janë me qindra qytetarë të cilët në faqen e vodafone janë ankuar për një rritje të çmimit që ky operator por jo vetëm ka bërë, në dëm të konsumatorëve shqiptarë. Edhe pse institucionet shtetërore përgjegjëse heshtin duke lënë të pambrojtur qytetarët shqiptarë, janë këta të fundit që denoncojnë abuzimet…

Read More

Poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti është larguar nga Shqipëria dhe ka vendosur të jetojë në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një letër drejtuar Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në SHBA, Zhiti tregon arësyet që e detyruan të largohej nga Shqipëria, për të gjetur lirinë në SHBA ku siç shprehet edhe ai vetë, “më shumë se sa largësia, se sa qetësia dhe paqja këtu, më duhet një realitet tjetër, që nuk të plagos, as të mashtron. I pastër me të gjitha kuptimet”. Sipas Zhitit, në Shqipëri të përndjekurit politikë nuk i duan, por kanë dashur të përdornin vuajtjet e…

Read More

Dashi: Pritet që në përgjithësi kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Që pas ditës së mërkurë, të gjitha energjitë do t’i përqendroni në çështjet që kanë lidhje me banesën tuaj. Do të investoni në ristrukturimin e saj, në lidhjen e një kontrate qiraje ose në blerjen e një shtëpie të re. Në aspektin profesional, do t’ju njihen meritat dhe kjo do t’ju shtyjë të vazhdoni përpara. Në aspektin sentimental do të tregoheni mjaft këmbëngulës. Demi: Gjatë këtyre ditëve do të jeni mjaft pesimistë, aq sa do ta keni të vështirë t’u jepni zgjidhje…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 539 raste të reja me COVID-19.Si pasojë e infektimit me këtë virus kanë humbur jetën 11 pacientë. Që nga muaji mars deri më sot numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në 39.596. Njoftimi i plotë nga IKSHPK: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2…

Read More

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka qenë në Livadhe, Bashkia Finiq, ku ka dëgjuar problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj zone, ku ndër më kryesoret janë Çertifikatat e Pronësisë dhe vaditja e tokave. Ndër të tjera gjatë fjalës së tij ministri Çuçi iu ka drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke shprehur se kryeministri vazhdon të jetë i vetmi që mund të zgjidhë problemet e pronësisë. Çuçi u shpreh se “katrahura që është bërë me pronësinë në këtë vend nuk ka tokësorë që ta zgjidhi, përveç Edi Ramës, ai e ka marrë përsipër, por duhet të kuptoni se kjo punë…

Read More

Dy vajza të mitura kanë kërkuar ndihmë te psikologia e shkollës, e cila i ka dërguar menjëherë në polici dhe ju ka siguruar urdhër mbrojtjeje. Fëmija me inicialet A. D jeton në zonën e Frutikulturës me të atin, kurse e ëma rezulton se i ka braktisur dy muaj më parë sapo partneri kishte lënë burgun. Së bashku me të motrën e mitura i ka kërkuar psikologes së shkollës që t’i ndihmojë për t’u strehuar në shtëpinë e fëmijës pasi nuk e duronin dot më dhunën, pohuan për gazetën Si burime të sigurta të policisë. “Isha në shtëpi së bashku me…

Read More

Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, Eliona Demaliaj në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” ka thënë se në atë institucion nuk ka pasur raste që kanë shkuar për të abortuar për shkak të gjinisë së foshnjës. Aborti selektiv sipas saj ka ardhur duke u ulur sepse këtë e tregojnë shifrat e larta të femrave dhe është e dënueshme me ligj. “Shtatzënia mund të ndërpritet deri në javën e 12 të shtatzënisë,ndërsa në javën e 22 kur fetusi ka anomali apo nëna rrezikon jetën e vet nga vazhdimi i shtatzënisë. Është e dënueshme me ligj aborti selektiv.…

Read More

sh-kreu i ISHP-së, dhe qendrës për kontrollin e barnave, Besnik Jakaj ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë shqiptare. Jakaj tha se duhej të ishin hapur sa më parë spitalet rajonale, të cilat do të shfrynin ngarkesën që kanë sot spitalet Covid. Ai tha se lënia e mjekut të familjes jashtë skemës për trajtimin e rasteve Covid, ka sjellë pasoja në shëndetin e qytetarëve. “Ne kemi lënë për katër muaj me radhë mjekun e familjes në skemë, që çështë e vërteta as sot nuk është përfshirë sa duhet. Mjekët duhet të jenë të pajisur me veshje…

Read More