Author: tirana

Rita Ora festoi 30-vjetorin e saj në një darkë të organizuar në fshehtësi me miqtë, duke thyer rregullat anti-Covid. Këngëtarja mblodhi 30 miq e të afërm për të festuar, ndryshe nga ç’ tregoi në rrjete sociale, ku u shpreh se kishte organizuar një festë të thjeshtë në shtëpi. “The Sun” publikoi disa foto nga festa e fshehtë e Ritës dhe në to shfaqeshin disa policë që përpiqeshin të hapnin derën e restorantit ku ndodhej këngëtarja. Ky veprim i Orës i revoltoi shumë fansat e saj, të cilët u shprehën se ajo nuk mundet të thyejë rregullat vetëm sepse është e…

Read More

Tundimit për të dekoruar shtëpinë me detajet e festave nuk i ka shpëtuar dot as Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani. Dyshja ka gjetur sot kohën për të zbukuruar ambientin e shtëpisë, ndërsa të gjithë procesin e kanë filmuar me video. Në fakt, zbukurimi i pemës së Krishtlindjeve i ka marrë atyre 3 orë, ndërsa e gjitha kjo është përmbledhur në një video disa sekondëshe të publikuar në Instagram. “Duket pak pune 😂 por ishin plot 3 ore😂”- shkruan Alfio krahas videos ku tregon edhe pemën e tyre të festave. View this post on Instagram A post shared…

Read More

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina ka tërhequr vëmendjen me videon e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale. Modelja spanjolle ka publikuar një video në Instagram teksa po bën ‘tëerk’ me trëndafil në dorë. Ajo ka marrë jo pak, por 8 milion pëlqime. Pas lidhjes së saj me Ronaldon është bërë mjaft e njohur dhe shpesh përflitet për format trupore të përsosura.

Read More

Konkurrenti shumë i komentuar i edicionit të dytë të emisionit “Për’puthen”, Arjoni, ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij. Megjithëse në kohë pandemie, ai nuk është kujdesur për rregullat anti-Covid dhe distancimin social, duke festuar në shoqërinë e personave të tjerë. Në rrjet kanë qarkulluar pamje nga festa e ditëlindjes së Arjonit, ndërsa “meganews.al” ka publikuar një video ku konkurrentit i ka bërë twerk një vajzë. Për këtë skenë, Arjoni është pyetur edhe nga ndjekësit në Instagram. “A të pëlqeu twerku që ta bëri ajo goca?”- e pyeti një ndjekës të cilit Arjoni iu përgjigj: “Thjesht tregoi karakterin.” Me këtë…

Read More

Kolaudimi i automjeteve nuk do të jetë më në duart e privatit. Me përfundimin e afatit të koncesionit për kontrollin teknik të mjeteve, ky shërbim do ti kalojë DPSHTRR-së. Ndërsa nga ana tjetër burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, pohojnë se ende nuk është zyrtarizuar ky vendim, dhe se aktualisht po kryhet marrja në dorëzim e te gjitha inventarëve, e ambienteve dhe pajisjeve me porosi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që është edhe autoritetit kontraktor. Kompanisë private SGS Automotiv Albania që ofron këtë shërbim i mbaron kontrata në 31 dhjetor të këtij viti, pas shtyrjes…

Read More

Dashi Nesër me ndihmën e rrjetit tuaj të fuqishëm mund të implementoni planet e biznesit. Do të përdorni dijet tuaja për të marrë përfitime. Gjithashtu do të keni harmoni në jetën tuaj personale. Do të ketë bashkëpunim të mirë mes jush dhe partnerit. Demi Nesër do të besoni më shumë, madje mund të planifikoni të shkoni në ndonjë vend fetar për të gjetur paqen e mendjes. Do të dhuroni për bamirësi ose për ndonjë vend shpirtëror. Njerëzit që ju rrethojnë mund t’iu kërkojnë ndihmë për sa i përket financave ose mbështetjes morale. Do të shijoni çdo moment me pak durim.…

Read More

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ditën e sotme ka qenë në Livadhe, Bashkia Finiq, ku dhe ka dëgjuar problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj zone. Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi teksa ka folur për problemet e banorëve nuk i ka kursyer as lëvdatat për kryeministrin Edi Rama, që për Çuçin vazhdon te jetë i vetmi përson në tokë që mund të zgjidhë problemet e pronësisë. Çuçi u shpreh se “katrahura që është bërë me pronësinë në këtë vend nuk ka tokësorë që ta zgjidhi, përveç Edi Ramës, ai e ka marrë përsipër, por duhet të kuptoni se…

Read More

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka marrë pjesë sot në konferencën e Komisioneve të Çështjeve për Europën, ku pati mundësinë të flasë dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel. Hajdari, e cila në zgjedhjet e 25 prillit do të dalë nën siglën e Nismës Thurje, i shprehu Merkelit vlerësimet për Presidencën Gjermane dhe ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë.

Read More

Drita Saliaj nga Mallakastra është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan për të treguar problemet që ka hasur gjatë jetës së saj. Ajo u martua 27 vjeç me një burrë nga Borshi i cili është invalid. Vjehrra bëri të pamundurën që ta ndajë nga burri, duke kthyer dhe djalin 10 vjeç kundër saj. Pas ndarjes, djali ka mbështetur të atin dhe është sjellë shumë keq me të ëmën. Madje pas ndarjes ai e ka quajtur atë dhëmbë kalbur. Drita: Unë e di se çfarë kam hequr, gati sa s’më ka ikur mendja. Nga veshi nuk dëgjoja mirë se…

Read More

Blerja e një makine të përdorur mund të jetë një opsion i mirë nëse po kërkoni një makinë cilësore pa një çmim shumë të lartë. Ndonëse një makinë e përdorur mund të jetë një opsion i arsyeshëm, ju si blerës duhet të bëni zgjedhje të zgjuara. Përpara se të blini një makinë të përdorur ka shumë gjëra që duhet të shikoni, por ka disa mënyra të cilat mund t’ju ndihmojnë që të zgjidhni makinën e duhur për ju. Inspektoni makinën nga brenda dhe nga jashtë Përpara se ta blini makinën inspektojeni atë nga brenda dhe nga jashtë. Shikojeni makinën nga…

Read More

Koronavirusi është futur edhe në ushtrinë greke. Nga 250 teste të kryera, të hënën në mëngjes u zbuluan 15 rekrutë të infektuar me covid-19 në kampin Perama, Janinë. Mediat greke raportojnë se Ministria e Mbrojtjes nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e saktë të rasteve pozitive dhe gjendjen e shëndetit të atyre që janë gjetur pozitivë. Greqia vijon që të jetë në alarm si pasojë e infektimeve me koronavirus.

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 557 raste të reja kanë rezultuar të infektuar me koronavirus dhe 12 persona kanë humbur jetën. Janë kryer 1948 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 557 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste…

Read More