Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I kemi te gjitha, por na kanë vjedhur!

19:00 / November 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 11 29 at 15.36.36
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Napolon Laska/

Nëse do më pyesnin kur isha tre vjeç se ku do doja te isha kur të rritesha, do ju përgjigjesha me shumë mundësi se do të doja të isha ne këtë sallë, me këta njerëz, me këtë ekip. Sepse ëndrra që na ushqenin prindërit kur ishim të vegjël, ishte një Shqipëri e cila begaton, ku secili ka mundësi të ndërtojë jetën sipas mundësive dhe aftësive, ku talentet vlerësohen e ku ndershmëria dhe puna si mekanizëm i vullnetit janë në majën e piramidës së vlerave.

Dhe Shqipëria i ka këto mundësi, i kemi të gjitha burimet që i duhen një vendi për t’u zhvilluar, për t’i mbajtur të gëzuar banorët e tij. I kemi të gjitha, por na kanë vjedhur.

Kur marshoja me banorët e Zharëzës, për të kërkuar ndalimin e ‘fracking’ (procesi i gërmimit të tokës në thellësi për nxjerrjen e burimeve natyrore p.sh gas.) që shkaktonte tërmete e shkatërronte shtëpi, ata nuk e kuptonin dot se si poshtë tokës kishin aq shumë pasuri e mbi tokë aq shumë fatkeqësi.

-Jemi të vjedhur, iu thoja!

Kur protestonim kundër shkaterrimit te Valbonës, tropojanët e mirë me thonin se ishin te habitur se sim und te shkaterrohej gjithe ajo mrekulli.

-Jemi të vjedhur iu thoja!

Kur protestonim për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, artistët habiteshin se si mund të shkatërrohej në një ditë historia kombëtare.

-Jemi të vjedhur, iu thoja.

Kur protestonim me minatorët ne Bulqizë, ata habiteshin se si ka mundësi që çdo ditë i thonin mirëmëngjes malit të artë qe mbart kromin e pasur dhe vetë ngryseshin ne varfëri.

Jemi te vjedhur. Të vjedhur deri ne palcëe nga një tufë batakçinjsh, të cilëve u ka ardhur koha te ikin.Por edhe për ne na ka ardhur koha të mos habitemi më me ta!

Nga Zharrëza ne Bulqizë, nga Tropoja ne Sarandë, tani është koha për të ndaluar habitjen e për të filluar goditjen.Për t’u bërë bashkë një grusht e për t’ia kthyer pasurinë shqiptarit.
Per ta çliruar edhe nje here Shqipërine. Dhe kjo skuadër mund ta bëjë kete gjë, ndryshe nga ata qe ëndrrat na i vodhën për 30 vite.

Une e di qe ne mund ta bëjmë këte gjë sepse e shoh te forca e gjithë njerëzve të thjeshtë që na janë bashkuar, nga Ameli ne Shkodër, apo Leandro ne Sarandë, nga Gerta ne Mirditë apo Kristo ne Gjirokastër, nga Blerina ne Kukes apo Denisa ne Berat, nga Ervini ne Gjermani apo Ada ne New York.

Kudo shqiptaret po bëhen bashkë, po bëhen bashkë për të realizuar një ëndërr. Ëndrrën qe kur isha i vogël e kishin prindërit e mi e që sot ka ardhur dita për ta realizuar. Mund të ketë njerëz që mendojnë se kjo nuk bëhet, por ne do ta bejme se s’bën!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.