Author: tirana

Situata vijon të jetë e rënduar në Greqi sa i përket pandemisë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur jetën nga koronavirusi 121 persona. Mediat greke raportojnë se gjatë ditës së fundit janë shënuar 1,747 raste të reja, nga të cilat 2 janë identifikuar në pikat kufitare. Rastet më të shumta janë shënuar në Selanik me 486 raste dhe Atikë me 273 raste në një ditë. Kujtojmë që deri më tani në Greqi 2223 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10303

Read More

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut të Durrësit, ku pritet të bëhet autopsia për të gjetur shkaqet e vdekjes. Identiteti i viktimës është Hizer Abazi dhe njihet nga banorët e fshatit si një person i cili ka pasur probleme me alkoolin dhe bënte një jetë të vetmuar pas divorcit me gruan. Dyshohet se personi në fjalë të ketë ndërruar jetë përpara 3 ose 4 ditësh.

Read More

Mjekët këshillojnë që hudhra të konsumohet për shkak të vetive antioksiduese që ka e sidomos në këtë kohë covidi që e gjithë bota po kalon. “Me ardhjen e pandemisë Evropa filloi që të mos marrë më hudhra nga Kina. kina është furnizuesi kryesorë në botë për hudhrën. Gjithashtu studiova edhe tregun italian, momentalisht ky shtet i ka konsumuar të gjitha skoratat e vetë me hudhra. ka një kërkesë të jashtëzakonshme”, tha fermeri. “Afërsisht kam mbjellë rreth 5 dynym hudhra, është farë spanjolle. Për kaq tokë kam futur rreth 700 kilogram farë hudhra. pretendoj që për një dynym tokë të marrë…

Read More

Ridvan Hyseni u vra pasi ndërhyri për të sqaruar një konflikt ku ishte përfshirë djali i tij. Autoret e ngjarjes jane identifikuar. Policia e Shkodrës bëri me dije se nuk do publikonte emrat e autorëve të cilët morën pjesë në ekzekutimin e Ridvan Ramazanit, mirëpo Dosja.al ka siguruar emrat e tyre. Autori i dyshuar i vrasjes së 45 vjeçarit në Shkodër është shtetasi Duel Mehmedaj. Në makinë me të ka qenë edhe vëllai i tij, Hydajet Mehmedaj, por burimet thonë se ai nuk ka bërë asnjë veprim. Ata janë nga i njëjti fshat, ai i Darragjat. Mehmedajt konsiderohen fis i…

Read More

Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi. Në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kjo kullë ka ndriçuar kuq e zi, me simbolet tona kombëtare për dy minuta. Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti kur Burj Khalifa ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërkohë që në sfond është himni ynë kombëtar. Kujtojmë se Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë, ndërsa ka një gjatësi prej 828 metrash.

Read More

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Shkodër, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ridvan Ramazani. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa tashmë autorët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Njoftimi i policisë: Shkodër Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mushan. Identifikohen autorët dhe vijon puna për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të DVP Shkodër, të mbështetura nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në…

Read More

Në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, surpriza vijnë jo vetëm nga vendi ynë apo diaspora shqiptare, por edhe nga vende të tjera në botë. Pasi kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar do të ndriçohen edhe dy ura në Stamboll. Urat do të qëndrojnë të ndriçuara kuq e zi deri në orët e para të mëngjesit. Kujtojmë se në Stamboll, por edhe në mbarë Turqinë, ka shumë shqiptarë, e numri i tyre shtohet edhe më shumë, nëse llogarisim personat që janë me origjinë shqiptare e jetojnë në shtetin…

Read More

Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, e cila prej muajsh qëndron në vijën e parë të frontit të luftës përballë koronaivirusit, sjell rrëfime që i përjeton çdo ditë nga brenda spitalit COVID1. Mes emocionesh dhe e prekur nga beteja e përditshme, Kolovani në një intervistë përballë gazetares Nisida Tufa në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ tregoi se si është situata në këtë spital. Ajo tha se ka raste që pacientët presin për disa orë jashtë në autoambulanca, ndërsa shtoi se bëhet një vlerësim nga mjeku nëse mund të qëndrojnë në pritje apo jo. Mes lotësh ajo tha se është e lehtë të gjykohet…

Read More

Muajin e kaluar Arbana dhe Eduarti u bënë me një djalë, të cilit i vendosën një emër shumë të veçantë, Diell dhe pas të cilit janë përkushtuar gjithë kohën. Mirëpo Arbana sot na ka treguar se ka nuk e ka mbyllur me kaq, përkundrazi ajo shprehet se ka dëshirë t’i bëjë me një motër ose vëlla tjetër Jonin dhe Diellin. Arbana dhe Edi janë gati për një fëmijë të tretë dhe siç shprehet: Me 3 fëmijë bëhesh prind. Pavarësisht se dy fëmijët nuk i lënë pak kohë për veten e saj dhe ankohet gjithmonë për këtë pjesë, Arbana duket se…

Read More

NATO ka uruar Shqipërinë për festën e 108-vjetorit të Pavarësisë përmes një postimi në rrjetet sociale. “Bashkojuni festës së aleatit tonë”, thuhet në postim bashkë me një fotografi të një ushtari shqiptar. Kujtojmë se në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik…

Read More

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tashmë ka marrë një detyrë të re, atë të zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare që zgjidhet në një post të tillë të rëndësishëm. Përmes një lidhjeje skype ajo është bërë pjesë e emisionit ‘Kjo javë’ në ‘Neës24’ ndërsa tregoi impresionet e kësaj detyre të rëndësishme, si dhe faktin se kishte marrë urime si nga të majtët dhe të djathtët. “Falënderoj ata që më propozuan dhe më zgjodhën. Ishte një surprizë dhe për mua. Diku në vitet 80-90 zonja Pelozi ka qenë nënkryetare e delegacionit amerikan dhe presidentit të Asamblesë. Ajo personalisht,…

Read More

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur Qendrën Tregtare TEG për moszbatim të protokolleve të sigurisë për parandalimin e COVID-19. Ky vendim vjen pas dyndjeve me qytetarë në dyqanet e kësaj qëndre në kudër të “Black Friday”. Fotot që qarkulluan në rrjet tregonin një situatë “kaotike” dhe shkelje të masave anti-covid. “Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur masë administrative, gjobë, ndaj Qendrës Tregtare TEG për moszbatim të protokolleve të sigurisë për parandalimin e COVID-19. Të gjitha qendrat tregtare dhe subjektet e tjera kanë detyrim ligjor zbatimin me përpikmëri të protokolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Read More