Author: tirana

Zëvendës ministrja e Arsimit Nina Guga e cilësoi skenari 2, kalimin nga mësimi në shkolla tek ai i alternuar me mësim online nga klasat e gjashta. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, zëvendës ministrja tha se drejtorët e shkollave janë impenjuar për të përballuar këtë ndryshim dhe se ditët e para sigurisht që do ketë një kujdes të shtuar. “Që nga data 1 dhjetor, sistemi arsimor kalon nga skenari 1 në skenarin 2. Duket sikur krijon një kakofoni por drejtoritë e shkollave janë impenjuar për ta përballuar. Nuk do ketë ndryshim të planit mësimor, të orarit apo ngarkesës. Do…

Read More

Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv nuk kanë harruar të festojnë sadopak festën e 28 Nëntorit. Ishte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo e cila ndau në Facebook dy foto nga spitali, aty ku shihet i vendosur në një ballkon flamuri shqiptar. ‘Krenari’ shkruan Manastirliu përkrah fotove ku shihen qartë tre mjekë të cilët kanë formuar me duart e tyre shqiponjën. Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullime të…

Read More

Janë regjistruar 14 vdekje dhe 639 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ku bënë të ditur se rastet pozitive janë regjistruar nga komuna Prishtinë 243 raste, Mitrovicë 60 raste, Pejë 41 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste,…

Read More

Demi Ndërsa do të jeni shumë të zënë me menaxhimin e Jupiterit dhe Saturnit me çështjet e tyre praktike, mos harroni t’i kërkoni Venusit, planetit tuaj, një dorë për ndjenjat e për çështjet e zemrës. Viti 2021 premton të jetë intensiv, por interesant, ndoshta sepse Venusi nuk do të ndalet kurrë, domethënë nuk do të dorëzohet para ngjarjeve. Prandaj mënyra juaj e të dashuruarit do të jetë vendimtare, e sigurt, gjithmonë e gatshme për t’u përfshirë. Venusi do të jetë veçanërisht miku juaj në janar, mars, në gjysmën e parë të majit dhe gjithashtu në verë, me pak fjalë, për…

Read More

Gjatë udhëtimeve me makinë, anije apo aeroplan me siguri keni ndjerë një herë përzierje të stomakut e një seri ndjesish të tjera të pakëndshme. Shkaqet janë gjithnjë të njëjta një mori sinjalesh miks qe truri juaj merr në të njëjtin moment. Kjo gjë ju bën të ndiheni të turbullt dhe të sëmurë. Një nga metodat më të vjetra është kura me xhenxhefil. Një mënyrë e rikonfirmuar edhe nga studimet më të fundit, xhenxhefili është efikas në parandalimin dhe qetësimin e trupit kur ju zë makina, deti apo aeroplani. Shkencëtarët danez gjatë një studimi që përfshiu 80 persona para një udhëtimi…

Read More

Pakkush ndoshta e kujton videoklipin e këngëtares Zaimina Vasjari, për këngën “I kom” Një videoklip ku këngëtarja shfaqet si një ushtarake seksi, me armë e artileri të rëndë, hipur herë në helikopter e herë mbi tank, për të kapur rob apo shantazhuar “ushtarin” e saj të zemrës. Ndërkohë që “emblematik” mbetet momentin kulmor i zbritjes së këngëtares Zajmina nga helikopteri i Forcave Ajrore të Republikës së Shqipëerisë, në ambientet e këtij reparti. Më pas dhe në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ish ministri i kohës aktori Arben Imami me sa duket kishte rikthyer momentet magjike të rolit të tij…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit tankeve T-72MS në Nish në Kazermën “Mija Stanimirovi” në Nish. Mediat serbe bëjnë me dije se në këtë ceremoni janë prezantuar automjetet e blinduara dhe pajisjeve ushtarake që Rusia i dhuroi Serbisë. Në këtë shfaqje janë zbuluar 11 tanke T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2. Vuçiç është njohur nga afër me karakteristikat teknike të tankeve dhe automjeteve të blinduara dhe ishte veçanërisht i interesuar për mendimin e anëtarëve të njësisë së blinduar të Ushtrisë Serbe. Kujtojmë se pak ditë më parë kërcënoi se nëse ndasitë me Kosovën nuk do…

Read More

Turqia është duke u përballur me një numër të madh rastesh pozitive me koronavirus gjatë javëve të fundit duke shënuar gjithashtu qindra vdekje në ditë. Një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi përllogaritet të jetë ai i Bursas, në të cilin mesatarisht humbasin jetën 30-40 persona në ditë, shkruan albeu.com. Mediat turke raportojnë se aktualisht bashkia ka zgjeruar vendin e varrezave të qytetit duke blerë hapësira të reja. Territori i varrezave është shtrirë tashmë pranë zonave të banuara duke shkaktuar frikë dhe ankth gjithashtu tek qytetarët për situatën që po kalohet. “Kam frikë të hap dritaren tani”, shprehet në…

Read More

Qeveria ka vendosur të privatizojë të gjithë apartamentet e dhëna nga Enti Kombëtar i Banesave përpara vitit 2007, si dhe ato të zëna nga qytetarët përpara vitit 2004 por që rezultojnë ende në pronësi të shtetit. Përmes një vendimi të publikuar tashmë në Fletoren zyrtare Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të marrë çertifikatat e pronësisë, ashtu si dhe formulën përmes së cilës do përllogaritet vlera e objekteve. Qëllimi i vendimit është finalizimi i procedurave të privatizimit të objekteve të paprivatizuara për 4 tipologji banesash: Së pasi banesat e ndërtuara me fonde publike…

Read More

“Përputhen” u shoqërua me debate të forta ditën e djeshme mes dy vajzave që po luftojnë për dashurinë e Fatjon Kuqarit, Ana Lleshit dhe Melisa Lleshit. Ana vazhdoi ta theksonte pjesën që Melisa shihej nga Fatjoni si objekt seksi dhe se këtë e thoshte, pasi vetë ajo e kishte shitur veten si të tillë. Melisa, e cila është po aq impulsive sa Ana, iu përgjigj menjëherë duke i thënë se gabimin duhet ta kërkojë tek Fatjoni dhe jo tek ajo që ndërhyri mes tyre. Duke qenë se Ana priste që Melisa të respektonte pëlqimin që ajo kishte shprehur që në…

Read More

Nga Adrian Civici Shqiptarët e kanë nderuar dhe adhuruar Karl Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin, ndoshta më shumë se popujt e tjerë të vendeve ish-socialiste të Europës qëndrore dhe lindore. Po Marksi dhe Engelsi, megjithëse ka jetuar në periudhën 1818-1883 dhe 1820-1895, a i njihnin shqiptarët dhe problemet e tyre në gadishullin ballkanik? Po Lenini dhe Stalini çfarë mendonin për Shqipërinë dhe shqiptarët? Në vitet kur jetoi Marksi, “problematika shqiptare” në ballkan dhe në Perandorinë otomane ishte akoma e zbehtë. Nga mesi i shekullit të XIX-të Perandoria turke ishte në ethet e “Çështjes Lindore”, në kohën që Ballkanasit, duke përfshirë…

Read More