Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka thënë se brenda majit 2021, të gjitha shtëpitë individuale të qytetarëve që u dëmtuan nga tërmeti do të jenë të përfunduara. Në një intervistë për News24, Ahmetaj tha se sot janë në përfundim 28 shkolla nga 155 që duhet të bëhen, ku shtoi se janë duke mbaruar 1000 shtëpi nga 4400 shtëpi që janë prishur nga tërmeti. Po ashtu ai është përgjigjur edhe akuzave të opozitës, ku i ka kërkuar kësaj të fundit i të bëjë më mirë llogaritë “Brenda majit edhe DS4 do jenë riparuar, edhe DS1, DS2, DS3; Laci, gjysma…
Author: tirana
Një drejtësi që i bindet vetëm prokurorisë dhe nuk merr parasysh kërkesat e avokatëve, që mbrojnë në fushëbetejën e gjyqësorit interesat e qindra shtetasve. Kreu i dhomës së avokatisë për të gjithë vendin, Maksim Haxhia e shpreh kështu shqetësimin se si po trajtohen avokatët në gjykime dhe për këtë sjell shembullin flagrant të gjobitjeve, jo për faj të tyre. Në këtë pikë, kryetari i avokatisë paralajmëron bojkotim të proceseve në të gjithë vendin. “Janë skandal, shkalla e parë dhe shkalla e dytë marrin masa në mënyrë arbitrare për avokatët, por mos të kujtojnë se nuk do ketë reagim, numri i…
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë unazës së vogël, por fatmirësisht, pa asnjë dëm për shoferen, një vajzë e re. Makina, siç duket nga fotot është dëmtuar në pjesën e parë të saj. Por po ashtu, janë dëmtuar edhe hekurat e vendosura aty, ku është shënuar edhe korsia e bicikletave. Siç duket nga fotot, vajza duhet të ketë qenë shumë shpejt përsa kohë ka marrë përpara edhe hekurat e vendosura në anë të rrugës.
Policia ka sjellë informacionin paraprak të vrasjes në Dajç të Shkodrës ku mbeti i vrarë Ridvan Ramazani. Sipas uniformave blu, ai është ekzekutuar teksa udhëtonte me makinën e tij tip “BMW” afër shtëpisë. Mësohet se në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale RENEA. Ridvani njihej si i forti i fisit Ramazani, familja e të cilit ka qenë në konflikt me familjen e Edmir Koçisë. Ky i fundit është ekzekutuar më 28 nëntor të vitit 2012 në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”, një datë e njëjtë me ditën kur është vrarë dhe…
Autoritetet shëndetësore britanike janë duke u përgatitur për të marrë vaksinat e para të Pfizer / BioNtech deri më datë 7 dhjetor. Mediat raportojnë se spitalet janë duke u përgatitur për të vaksinuar stafin e tyre brenda dhjetë ditëve të ardhshme për shkak se mjekët dhe infemierët konsiderohen si grupet më të rrezikuara. Spitalet e Anglisë mund të marrin furnizimet e para të vaksinave të prodhuar nga Pfizer / BioNTech, deri të hënën, 7 dhjetor, pasi miratimi i vaksinës pritet të jepet në ditët e ardhshme. Sipas burimeve të ‘The Guardian‘ në disa spitale në të gjithë vendin, u tha…
Qendra Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ofron udhërrëfyes të caktuar për shefat e kuzhinës dhe amvisat në lidhje me sëmundjet që kanë tendencën të sëmurin njeriun më shumë se të tjerat, të cilat do t’i gjeni të shpjeguara më poshtë. Mishi i shpendëve dhe i derrit Mishi i pagatuar i derrit dhe i shpendëve nxit sëmundjet dhe infeksionin sepse në pjesën më të madhe ato përmbajnë baktere të rrezikshme që shkaktojnë diare dhe jo vetëm. Këto baktere janë: campylobacter, salmonella, E-coli, Yersinia (që gjendet tek mishi i derrit) e të tjerë që shkaktojnë helmim të stomakut. Frutat dhe…
Ke diçka për t’i treguar vetes Disa persona dështojnë dhe vuajnë pasi mendojnë se e gjithë jeta e tyre duhet të shërbejë për t’i vërtetuar diçka të tjerëve, ndërkohë që i vetmi njeri të cilit duhet t’i vërtetojnë diçka është vetja e tyre, shkruan “IconStyle”. Mos mendo fare për atë që mund të mendojnë apo thonë të tjerët, në ka një njeri të cilit duhet t’i provosh diçka është vetja, të tjerët do të duhet thjesht të mësohen, transmeton lajmi.net. Ëndrrat duan përkushtim Nelson Mandela ka thënë: “ Nëse ke një ëndërr asgjë nuk do të ndalojë që ta bësh…
Shifrat në rritje të të infektuarve me Covid-19 mund të na çojnë edhe në një mbyllje disajavore. Ekspertët e Komitetit Teknik kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të respektuar masat, pasi dimri do të sjellë një tjetër rritje dhe skenarët nuk duhen ezauruar me shpejtësi. Me uljen e temperaturave nis edhe qarkullimi i virusit të gripit, çka e vështirëson situatën, por Dr. Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit pasi krijojnë mbrojtje edhe për Covid-19. I pyetur se cili është skenari tjetër me rritjen e shifrave, pas vendimit të fundit për zhvilimin e mesmit online, Brataj sqaron…
Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në kutitë e sigurisë së një banke të nivelit të dytë në Athinë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për vjedhjen e disa bizhuterive me vlerë disa milion euro, të cilat ishin depozituar nga katër gra për t’u ruajtur në kutitë e sigurisë së bankës. Bizhuteritë i përkasin grave të disa prej biznesmenëve më të njohur në Greqi dhe kapin një vlerë totale prej 5.5 milion eurosh. Të katërta ato njoftuan punonjësit e bankës fillimist për mungesën e bizhuterive në kuti siç i kishin depozituar më parë duke bërë që të jepej alarmi. Policia nuk ka…
Një vrasje ka ndodhur pak më parë në Dajç të Shkodrës. Mësohet se viktimë ka mbetur Ridvan Ramazani. Njoftimi i policisë Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër, Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh…
“Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona ! Mirë se erdhe Kron”. Me këto fjalë, deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka shprehur emocionin e ardhjes në jetë të djalit të saj. Përmes një fotoje të ëmbël publikuar në facebook, Gjylameti ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit. Ai quhet Kron. Kujtojmë që Blerina Gjylameti është nënë e një djali 10-vjeçar.
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë mbrëmë në Bruksel. Bëhet fjalë për Ardit Spahiun nga Elbasani i cili është dhe kunati i Erion Alibej. Erion Alibej është personi që porositi dhe organizoi vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan. Erion Alibej përdorte edhe emrat Andrea Alibej dhe Erion Dylgjeri. 34-vjeçari është një emër i njohur, pasi së bashku me vëllain e tij Indrit Alibej (të vrarë në Elbasan në 2018-në) drejtonin një rrjet të trafikut të drogës në Itali e Holandë. 34-vjeçari dyshohet se i organizoi vrasjet për konfliktet mes grupeve që merreshin me drogë. Erion Alibej cilësohet…