Author: tirana

Dhimbja e mesit prek ndjeshëm një pjesë të madhe të popullsisë së botës, ndërsa në 20% të pacientëve zhvillohet në dhimbje kronike. Qëndrimi i dobët, problemet e kyçeve dhe gjumi i dobët janë disa nga arsyet që shkaktojnë këto dhimbje. Megjithatë, shkencëtarët raportojnë se dhimbja e shpinës mund të mos jetë thjesht fizike. Me fjalë të tjera, ata deklarojnë se mund të jetë edhe psikologjike. Kjo sepse njerëzit shpesh e mbivlerësojnë shqetësimin e shkaktuar nga dhimbja e mesit. Studiuesit nga Universiteti i Australisë së Jugut studiuan 15 vullnetarë me dhimbje kronike të mesit të cilët raportuan ngurtësi. “Truri përdor informacione nga shumë…

Read More

Shumë njerëz, si burrat ashtu edhe gratë, mbajnë një qëndrim këmbë mbi këmbë, kur ulen. Mirëpo jo të gjithë e dinë se ky pozicion, dëmton shëndetin tuaj, pasi rritet presioni i gjakut. Nëse ju qëndroni gjatë ulur këmbë mbi këmbë, legeni juaj pëson një lëndim. Një studim ka treguar se ulja këmbë mbi këmbë për më shumë se tre orë, mund të sjellë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe dhimbje të qafës. Gjithashtu, ky pozicion uljeje i bën muskujt e brendshëm të kofshës më të shkurtër dhe muskujt e jashtëm të kofshës më të gjatë, gjë që çon…

Read More

ANILA HOXHA Nga 15 tetori kur hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyruar të maskës në rrugë e deri më sot, janë vendosur thuajse 19 000 gjoba në gjithë vendin, mesatarisht 600 në ditë. Këto gjoba pritej të pasqyroheshin në faturat e energjisë elektrike që paguhen në nëntor, por OSHEE konfirmon se kjo nuk do të ndodhë më herët se muaji dhjetor ose janar. Për juristët, pagesa e një gjobe përmes faturës së OSHEE nuk është një hap kaq i thjeshtë, për shkak të disa ‘kleçkave’ ligjore. Përmes whatsapp-it, thuajse përditë zyra e shtypit e Policisë së Shtetit shpërndan…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në përkujtimin e ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut. Basha vuri një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”. “Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë. Në këto kushte, kjo ditë dhe kjo festë është…

Read More

Në tetor të vitit që lamë pas, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli pranoi se është në një lidhje dashurie. Që nga ajo ditë, ai nuk ka zbuluar asgjë rreth partneres, por gjërat mes tyre janë mëse serioze. Mëngjesin e sotëm, Renato ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit. Ai i ka propozuar për martesë të dashurës në Los Angeles, Kaliforni. Shefi i kuzhinës ka publikuar një foto ku shihet i ulur në gjunjë para njeriut të zemrës, me unazën në dorë. Për herë të parë ai ka zbuluar dhe portretin e saj, ndonëse vetëm në profil.   

Read More

Një tjetër viktimë është shënuar në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë. Këtë të shtunë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit mjeku okulist Ferdinand Shkrepa 68 vjeç. 68-vjeçari kishte një javë që ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë. Ndër të tjera mësohet se mjeku okulist punonte me orar të reduktuar në poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan ku kryente vizita me pacientë. Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë kanë humbur jetën 18 persona duke e çuar në 771 numrin e përgjithshëm…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka “injoruar” Presidentit Ilir Meta teksa ky i fundit e përshëndeti në fund të ceremonisë në Vlorë me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë. Të njohur për konfliktin mes tyre, dyshja nuk i kanë lënë mëritë pas as për ditën e sotme, gjatë ceremonisë shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Siç shihet edhe në video, pas përfundimit të ceremonisë Meta ngre dorën dhe përshëndet të pranishmit, mes tyre Gramoz Ruçin e Ramën.

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov i ka dërguar telegramin e urimit Kryeministrit e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Edi Rama. “I nderuar zoti Kryeministër,Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet.Sergej Lavrov”

Read More

Mihrije Braha ka rrëfyer diçka që askush nuk e dintë më parë. E ftuar në rubrikën “5 data” në Prive, këngëtarja e njohur tregoi se është dënuar vite më parë me 1 vit burg dhe ka zbuluar publikisht arsyen pse. Ajo ka rrëfyer se tre dekada më parë artistët e kishin thuajse të pamundur të udhëtonin nga një vend në tjetrin për të dhënë koncerte dhe për këtë arsye është ndaluar nga policia. Gjithçka ka ndodhur në vitin 1995 teksa ajo ka qenë duke udhëtuar drejt Maqedonisë me bashkëshortin e saj, Naimin. “Nisemi me Naimin të shkojmë në Maqedoni dhe…

Read More

Me rastin e Ditës së Flamurit, Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. “I nderuar zoti President, Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet.Me respekt,Vladimir Putin”

Read More

Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas. Mësohet se vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit. Çerpjas i kishin mbaruar të gjitha afatet e paraburgimit dhe në mungesë provash është lënë i lirë. Çerpja u dënua në vitin 2019 me 5 vite e 8 muaj burg. Ai përfitoi ulje pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe tashmë është përfundimisht i lirë nga të gjitha akuzat. Çerpja ka treguar që pas grabitjes së 9 shkurtit në afërsi të Rinasit, ka qenë Dash Kupa dhe Admir Murataj ata që…

Read More

Një konflikt me dy ortakëve të një kompanie ka bllokuar banorët e një pallati në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mdjeda”, në orën 04:00 të mëngjesit. Ortaku i pakënqur me ortakun tjetër ka rreshtuar kamionët në hyrjen e pallatit në shenjë revolte. Në këtë mënyrë, të gjithë qytetarët që banojnë në këtë pallat të ndërtuar nga kompania, ortakët e të cilës janë në konflikt, nuk hyjnë e nuk dalin dot.

Read More