Author: tirana

Ushtarë nga e gjithë bota, aty ku edhe Shqipëria ka zgjedhur të çojë misionin e saj, kanë uruar vendin tonë për 28-nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Videoja emocionuese, tregon se si heronjtë me uniformë, në SHBA, Gjermani, Francë, SHBA, Itali, Afrikë, Afganistan, urojnë vendin tonë për ditën e shpalljes së Pavarësisë. “Gëzuar pavarësinë Shqipëri,”- janë fjalët që dalin nga goja e tyre dhe në shumë raste jo të shqiptuara mirë.

Read More

Mëngjesi i kësaj të shtune do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Pas mesditës do të kemi shtim të vranësirave por pa sjellë reshje shiu. Në të njëjtat kushte atmosferike pritet të kushtëzohet edhe nata. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar se Petrit Vasili ka dashur që ta kalojë Covid-19 vetëm me ibuprofen, një medikament që nuk është këshilluar për personat e infektuar. E ftuar në ‘Zonë e lirë’, Kryemadhi tha se ai donte të pinte vetëm Ibuprofen, por që mjekët e shpëtuan. “Vasili e kaloi mirë. Ai qëndronte shtrirë dhe donte që të merrte vetëm ibuprofen. Këmbëngulte, por e shpëtuan mjekët tanë të mrekullueshëm,”- tha Kryemadhi ndër të tjera.

Read More

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili ndryshon ligjin për disiplinën në ushtri. Nisma ligjore zgjeron listën e sjelljeve dhe veprimeve që ndalohen në Forcat e Armatosura, duke shtuar shkelje të reja sipas kategorive dhe masat disiplinore përkatëse. Për herë të parë përfshihen si shkelje e lehtë shkrepja e armës nga pakujdesia, kur nuk shkakton dëme materiale apo lëndime njerëzore si dhe mosmirëmbajtja ose dëmtimi i armës. Ndërkaq, ka ndryshuar dhe është theksuar ndalimi i publikimit në rrejte sociale të pamjeve personale apo të çdo efektivi të Forcave të Armatosura me armatim ushtarak, simbole dhe mjete teknike…

Read More

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë aksit rrugor Korçë-Goricë, konkretisht në Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës. Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore. Lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme. Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund…

Read More

Tirana sot është kthyer në një vend, ku njerëzit dynden në rrugë e qendra tregtare, për të përfituar nga uljet masive në qendrat tregtare, kryesisht në TEG. Pamjet në rrugët e kryeqytetit tregojnë radhë të pafundme të automjeteve, pasi qytetarët në rrethe kanë zbarkuar në Tiranë, për të përfituar nga uljet e ‘të premtes së zezë’. Vetë zv/kryeministri Erion Braçe publikoi dhe një tjetër video ku shihej një trafik masiv. Ai bënte thirrje për respektimin e ligjit, por çfarë ka ndodhur? Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, që të jetë gjobitur ndonjë nga bizneset…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Rama ka shkuar në Abu Dhabi që të bëjë vaksinën ndaj Covid-19. E ftuar në ‘Zonë e lirë’, Kryemadhi u bë pjesë e rubrikës me pyetje të shpejta. E pyetur nëse për të ishte lajm i mirë, i keq, apo nuk i ‘plaste fare’ për faktin që Rama shkoi në Abu Dhabi për të bërë vaksinën, Kryemadhi tha mendimin e saj. Ajo u shreh se është një lajm i mirë që ka bërë vaksinën, ndërsa për faktin që ka shkuar me avion privat, ka bërë gabim. “Lajm i…

Read More

Rreth 60 deri në 70 % e popullsisë duhet të imunizohet kundër COVID-19 për të frenuar infektimet, sipas një zyrtareje të lartë OBSH-së. “Shkalla bazohet në disa studime modelimi”, tha kreu i departamentit të vaksinave të OBSH-së, Katherine O’Brian, në një konferencë shtypi në Gjenevë. Megjithatë, O’Brien theksoi se shkalla aktuale e nevojshme e imunizimit për këtë pandemi do të bëhet më e qartë sapo të dihet më shumë rreth vaksinave që janë testuar deri më tani. “Është me të vërtetë e rëndësishme që ne të fillojmë të marrim më shumë informacion”, shtoi ajo. Sipas saj, përveç të diturit se…

Read More

Nga Enver Robelli Një popull së pari duhet ta sqarojë se për çka dhe për cilat gjëra është krenar. Kjo është baza e definicionit të patriotizmit. Folklori e dekoron patriotizmin, më shumë s’arrin dot. Është lehtë të jesh krenar me të kaluarën. Por më e rëndësishme është të jesh krenar me mënyrën se si sillesh dhe çfarë qasje ke si popull e shoqëri ndaj të kaluarës. Çfarë na bën patriotë nuk është shuma e parullave që brohorasim dhe flamujve që valëvisim, por bindjet e përbashkëta për të mirën e përbashkët. Kjo arrihet me patriotizëm të bazuar në Kushtetutë, jo me…

Read More

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën globale kundër pandemisë? Prodhuesit amerikanë të ilaçeve, Pfizer-BioNtech dhe Moderna kanë thënë se vaksinat e tyre të koronavirusit kanë një normë efikasiteti prej rreth 95% ndërsa vaksina Sputnik V e zhvilluar në Rusi thuhet se ka një efektivitet prej 92%. Kompania britanike AstraZeneca njoftoi një nivel efikasiteti prej 70%, ende shumë më i lartë se niveli 50% që entet rregullatore amerikane kanë thënë se duan të shohin përpara se të miratojnë një vaksinë COVID-19 për përdorim.…

Read More

Balerina Adela Lami thotë se meshkujt më të mëdhenj i trajtonë femrat më mirë se meshkujt e rinj. “Mund të takosh njerëz të ndryshëm, ëshë një djalë i ri dhe një djalë në moshë më të madhe ,ose burrë, mund të kenë të njëjtën formë dashurie për ty. Por një djalë i ri nuk ka të njëjtën mënyrë trajtimi që mund të të bëjë ky burrë, që ka krijuar këtë lloj eksperience. Pra në një farë moshe, mashkulli di ta trajtojë femrën shumë më ndryshe, shumë më mirë dhe kjo është e vërtetë”, tha ajo. Ndërsa mjekja Lida Hoxha tha:…

Read More