Author: tirana

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Janullatos po përballet përsëri me probleme shëndetësore. Mediat greke, i referohen himara.gr, që njofton se Kryepeshkopi të mërkurën kishte ethe dhe lodhje, diçka që shqetësoi të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kontaktuan mjekët. Këtë mëngjes një ekip mjekësor e vizitoi atë në shtëpinë e tij për ta ekzaminuar dhe vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Kryepeshkopi pak ditë më parë u infektua me koronavirus dhe u transportua me urgjencë në Greqi. Gjendja e tij u stabilizua duke fituar luftën me virusin dhe doli nga spitali “Evaggelismos”, por shqetësimet nuk kanë munguar për Janullatosin…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e rindërtimit në qytetin e Durrësit. Një arsye krenarie i konsideron Rama përpjekjet pavarësisht se në mes është futur edhe pandemia që ka krijuar një pengesë të madhe duke spostuar në kohë disa procese, sidomos sa i përket donatorëve. Rama thotë se aktualisht janë angazhuar 30 kompani me 4208 punëtorë në kantiere. 5 shkolla e kopshte kanë përfunduar, ndërsa 6 janë në ndërtim e sipër. Së shpejti sipas Ramës do të nisin 19 shkolla dhe kopshte të reja. Rama bën pasqyrimin edhe të pallateve të dëmtuara që po riparohen, familjet që po trajtohen me…

Read More

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi e ka mbështetur sërish deklaratën e bërë se “valët e muzikës përhapin virusin”. Klosi tha se në një ambient të mbyllur me muzikë të lartë njerëzit do të detyrohen të flasin me zë të lartë dhe të përçojnë spërkla pështyme. “I qendroj asaj që kam thënë. Unë i kërkova ndjesë komunitet të artistëve, që u ndjenë keq pas atyre lajmeve në media, por nuk të vret muzika, muzika e lartë në ambiente të mbyllura. Valët e muzikës, njerëzit flasin me zë të lartë, lëshojnë më shumë spërkla. Në vende të mbyllura me muzikë të lartë…

Read More

Edhe pse ka një vendim të qartë të Komitetit Teknik që ndalon grumbullimet me 10 persona, qendrat tregtare duket se janë kthyer në një burim infeksioni. Teksa dyqanet në këtë qendër kanë bërë ulje për “Black Friday”, sikurse mund të shihni dhe nga këto foto të siguruara sot nga Tirananews, ka pasur grumbullim të qytetarëve pa asnjë radhë përpara këtyre dyqaneve. Pa asnjë distancë dhe në disa raste pa maska, qytetarët janë dyndur tek dyqanet në qendrat tregtare sot për të përfituar nga uljet pa llogaritur më parë shëndetin e tyre.  Vetëm sot ka pasur 18 të vdekur nga COVID-19,…

Read More

Janë publikuar emrat 30 nga emrat e 69 shqiptarëve që disa ditë më parë, u kapën nga autoritetet greke në një anije peshkimi. 30 shqiptarët, janë përballuar me akuzën e kalimit të jashtëligjshëm të kufirit në dy gjykata në jug të Anglisë. Në gjykatën Basildon Magistrates Court është zhvilluar seanca e parë gjyqësore e komunikimit ku përpara Gjykatës kanë dalë: Erest Gjika, 19 vjeç Ernest Baliaj 20 vjeç Ergi Gremi, 23 vjeç Emiliam Senko25 vjeç Kristian Paplekaj, 27 vjeç Ledjan Lleshi, 29 vjeç Eneert Vezi, 29 vjeç Florjah Hoxha 29 vjeç Ervin Hazizi 30 vjeç Ervin Hasa 31 vjeç Taulant…

Read More

Një ngjarje e pa imagjinueshme ka ndodhur pasi një oficer i policisë humbi jetën nga COVID-19. Bashkëshortja e Florian Pemës, Valbona, ka denoncon në komisariatin numër 4 humbjen e sendeve me vlerë të të shoqit.Burime zyrtare konfirmojnë për “ABC” se ajo ka kërkuar ndihmën e kolegëve të Florianit, që sendet e tij personale të gjenden e t’i kthehen për t’u ruajtur si një kujtim i çmuar. Një javë më parë, efektivi i antidrogës në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit, apo dhe agjent pranë OFL, Florian Pema, ndërroi jetë pasi ishte i prekur nga Covid 19. Menjëherë pas kësaj…

Read More

Detaje të reja janë raportuar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku mbeti i vrarë 22 vjeçari i identifikuar si E.Basha. Sipas policisë, është gjetur edhe arma me të cilin u ekzekutua i riu. Thuajse 10 orë pas ngjarjes, policia ka mundur të gjejë armën e krimit. Nga provat materiale, bëhet me dije se Elidon Basha është ekzekutuar me kallashnikov. Në fillim u dyshua se Basha u ekzekutua pakujdesisht nga shoku i tij K.Kola, por pas gjetjes së kallashnikovit hetimet nisin në një tjetër pistë. Deri tani në pyetje është marrë K.Kola 22-vjeç. Në dëshminë e tij,…

Read More

Tek emisioni i Rudinës në Tv Klan, kanë qenë të ftuar kuzhinieri i njohur Arvi Kita, mjekja Lida Hoxha dhe balerina e njohur Adela Lami. Ata kanë diskutuar rreth temës se çfarë pëlqejnë burrat tek gratë dhe gratë tek burrat. Sipas një studimi burrat në moshë më të madhe janë më tërheqës për femrat, këtë e kanë aprovuar edhe dy të ftuarat, Lida dhe Adela. Rudina Magjistari: Sipas një studimi, mosha e madhe duket se për vajzat qenka atraktive. Lida Hoxha: Po është atraktiv sepse ai është i realizuar, është i pëlqyer, jep siguri, ajo mendon që ai do ta…

Read More

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasdite në aksin Elbasan – ish-metalurgji. Tre makina u bënë pjesë e ngjarjes, e cila mund të kishte përfunduar keq pasi automjetet janë dëmtuar rëndë. Por sipas informacioneve paraprake, dy persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se nga aksidenti në fjalë është bllokuar njëra korsi e rrugës. Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Read More

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e COVID në vendin tonë duke komentuar masat kufizuese të qeverisë dhe ndikimin që kanë patur ato tek infektimet. Mjeku tha se masa më e rëndësishme është leja e administratës publike për të vijuar punën nga shtëpia ndërsa ajo më me pak impakt është vënia e maskës në ambiente të hapura. “Përveç grumbullimit me 10 persona, them se masa më e rëndësishme është “smart working”. Ka kaluar nëpër të, por është një leje për administratën publike se kush ka mundësi punon nga shtëpia apo gjen turne, pra minimizon kohën e qëndrimit në…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar në Fushë Krujë. Mësohet se mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin B. M., rreth 55 vjeç. Mësohet se si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës 55-vjeçari Besnik Masha, ka mbetur i plagosur rëndë. Masha është dërguar menjëherë me urgjencë drejt spitalit Ushtarak, ndërsa drejtuesi i fugonit është ndaluar nga policia. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur më tej shkaqet e aksidentit.

Read More

“Një vazhdim i takimit të parë”. Kështu mund të përkufizohet takimi i dytë mes Melisës dhe Fatjonit. Dyshja, ashtu sikurse dhe në takimin e parë të tyre, u panë tepër të afruar me njëri-tjetrin, madje nuk i kursyen as puthjet e përqafimet. Biseda e tyre, teksa “duelonin” në boks, u orientua në tematika intime, ku Melisa pyeti 26-vjeçarin në lidhje me aftësitë seksuale. Më pas, Fatjoni, i ndikuar dhe nga situata e krijuar, u mundua disa herë të puthte në buzë vajzën nga Laçi, e cila hezitoi të kryente një veprim të tillë.

Read More