Tirana sot është kthyer në një vend, ku njerëzit dynden në rrugë e qendra tregtare, për të përfituar nga uljet masive në qendrat tregtare, kryesisht në TEG. Pamjet në rrugët e kryeqytetit tregojnë radhë të pafundme të automjeteve, pasi qytetarët në rrethe kanë zbarkuar në Tiranë, për të përfituar nga uljet e ‘të premtes së zezë’.
Vetë zv/kryeministri Erion Braçe publikoi dhe një tjetër video ku shihej një trafik masiv. Ai bënte thirrje për respektimin e ligjit, por çfarë ka ndodhur?
Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, që të jetë gjobitur ndonjë nga bizneset që ka lejuar këtë shkatërrim rregullash dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve për shkak të Covid-19.
