Author: tirana

Diego Armando Maradona u shua ditën e mërkure në moshën 60 vjeçare pas një arresti kardiak, e shkaktuar nga një sulm në tru që kishte përjetuar para disa ditëve. Ndërsa data 25 nëntor, koincidonë me datën e vdekjes të komunistit kubanez, Fidel Kastro i cili ka ndërruar jetë pikërisht më 25 nëntor të vitit 2016. Me veprat e tij gjatë fushës së blertë ai do të mbetet i paarritshëm. “El Pibe de Oro” ka pasur edhe dy idhuj në politikë si Che Guevarën revolucionari argjentinas dhe ish-kryeministrin e Kubës, Fidel Kastron, ku i ka pasur të dy tatuazh në trupin…

Read More

Eduart Grishaj ka hapur sot garderobën e tij dhe ka ndarë me ndjekësit video brenda saj, sigurisht shoqëruar me komentet epike nga Arbana. Moderatorja ka treguar se gjysma e garderobës së partnerit të saj është e mbushur me kapele, të gjitha të të njëjtit model. Ndërkohë Eduarti është shprehur me shaka se gjysmat e tyre do t’i shesë. “Si mund t’i blej njeriu të gjitha kapelet njësoj nuk e di domethënë. Ja të gjitha njësoj, komplet dem”, shprehet Arbana në video. Më pas Eduarti ka treguar se do të nxjerrë në ankand edhe një palë këpucë Gucci (çizme llastiku), të…

Read More

Shkencëtari më i vjetër bërthamor i Iranit Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë kryeqytetit Teheran. BBC shkruan se agjencitë perëndimore të inteligjencës e shihnin atë si organizatorin e programit sekret të armëve bërthamore të Iranit. Ai ishte përshkruar nga diplomatët si “babai i bombës iraniane”. Lajmi për vrasjen vjen mes shqetësimeve të reja për sasinë e shtuar të uraniumit të pasuruar që Irani po prodhon. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime paqësore. Midis 2010 dhe 2012, katër shkencëtarë bërthamorë iranianë u vranë dhe Irani ka akuzuar Izraelin për bashkëpunim në vrasjet. Emri i Fakhrizadeh u përmend…

Read More

Kryeministri Edi Rama e cilëson lajthitje kolektive vendimin e Këshillit Bashkiak të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se Prefekti duhet që ta refuzojë këtë vendim. “Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve”, shkruan Rama. Sipas kryeministrit, vendimi i Këshillit të Kukësit apo medaljet që jep Presidenti Meta për heronjtë janë absurde dhe…

Read More

Eugen Papandile nuk dorëzohet në luftën institucionale për një vend në Gjykatën Kushtetuese. 4 ditë pasi KED e përjashtoi nga gara për herë të dytë për vakancën për vendin e Besnik Muçit, Papandile dorëzon sërish padi në gjykatën administrative kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Herën e parë, pasi KED e përjashtoi, juristi e çoi cështjen në Gjykatën e Apelit Administrativ që shfuqizoi vendimin e mëhershëm të Këshillit të Emërimeve për skualifikimin e tij duke e rikthyer në garë. Por në datë 23 nëntor, KED sërish i përjashtoi duke kualifikuar vetëm tre kandidatë, ndërsa Eugen Papandilen e nxori jashtë. KED…

Read More

Kanë kaluar 5 vite që kur Jamie Dornan u shfaq në rolin e Christian Grey në “50 hijet e Greit”, por ai akoma vazhdon merr mesazhe nga fansat për rolin e tij. Së fundmi aktori ka treguar për “Variety” dhe se ka marrë një mesazh nga një fans që ishte i bindur se Jamie dhe kolegia e tij në film, Dakota Johnson kanë bërë fëmijë pas skenave me seks. Sipas Dornan, fansi i dërgoi një mesazh dhe një foto të një fëmije. “Më tha që ishte fëmija im dhe do t’i thonte gruas sime. Mendonte se fëmija është i imi…

Read More

Detaje të reja janë raportuar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku Klodian Kola 27 vjeç qëlloi pa dashje me çifte shokun e tij, Elidon Basha me të cilin kishte dalë për gjah. 22-vjeçari Basha ka mbërritur pa shenja jete në spital, pas plagëve që kishte marrë në krah dhe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes. Viktima është qëlluar me një armë automatike, ndërsa policia ka mundur të gjejë armën e krimit tip “kallashnikov”. Në gjueti kanë pasur një armë gjahu dhe një kallashnikov. Më pas autori i ngjarjes ka dashur të fshehë autorësinë duke pretenduar…

Read More

Këngëtarja Rezarta Shkurta nuk e ka aspak problem të ndajë në rrjete sociale momente nga jeta e saj personale. Shpesh në InstaStory-n e Rezartës shohim foto apo video nga përditshmëria e saj, ku sigurisht kryefjala janë Hera dhe bashkëshorti i saj, Ermali. Duket se së fundmi, baba e bijë kanë bërë një “gabim”, ndaj i është dashur t’i kërkojnë falje Rezartës. Mirëpo, falja kësaj here nuk ka qenë e drejtpërdrejtë, por nëpërmjet një letre. Ermali dhe Hera i kanë kërkuar ndjesë mami Rezartës ndërsa kjo e fundit është shkrirë së qeshuri nga gjesti i tyre. “Më fal mami, të dua”-…

Read More

Emri i një fshati në Salcburg të Austrisë, në kufi me Gjermaninë, ishte kthyer në objekt tallës nga turistët që shkonin aty. Kryetari i bashkisë së Fucking, në një intervistë për mediat u shpreh se turistët që vijnë në këtë vend qëndrojnë sa për të bërë një foto dhe largohen. Për këtë, ai tha se është marrë vendim për ndryshimin e emrit. Që prej zbulimit në internet, fshati austriak ka pasur vëmendje të madhe dhe propozime bashkëpunimi. Por duke nisur nga 1 janari, fshati do të emërtohet Fugging, një iniciativë e aprovuar nga këshilli bashkiak i Tarsdorf.

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Mund të merrni lajme të mira në dashuri, këto tri ditët e fundit janë në anën tuaj. Në punë, ju jeni shumë energjik dhe idetë tuaja vlerësohen! Demi Jini të kujdesshëm sot: Shumë çifte argumentojnë për arsye financiare. Në punë, mos nënvlerësoni takimet. Nga e hëna një situatë e veçantë do t’ju sjellë përparësi! Binjakët Hëna do të hyjë në muajin tuaj nga e diela: një lajm i mirë për dashurinë, fundi i nëntorit do…

Read More

Një 15-vjeçare që hyri në lidhje me një emigrant në Angli po kërcënohet prej ditësh nga ish i dashuri që i bën asaj presion përmes rrjeteve sociale. Rasti u regjistrua në komisariatin e Farkës bëjnë me dije burime të gazetës Si që sqarojnë se e mitura vendosi ta ndërpresë historinë, por pas këtij vendimi ish i dashuri pretendon që ka investuar tek ajo përmes dhuratave të shumta dhe ndaj ajo duhet t’i kthejë të gjitha. Në të kundërt fotografitë e vajzës do të shpërndahen në ambientet e jashtme të shkollës private që vajza po ndjek. Denoncimi u krye nga e…

Read More

18 pacientë e humbën luftën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Shqipëri. Shifra e sotme e fataliteteve është ndër më të lartat, pasi rekordi u shënua vetëm pak ditë më parë, 19 humbje brenda 24 orëve. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit e humbën jetën në spitalet COVID: 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç. Në 24…

Read More