Author: tirana

Pedagogia Ilirjana Kuçana është infektuar me Covid-19 dhe thotë se tamponin e ka kryer në privat, pasi shteti nuk është interesuar fare për gjendjen e saj. Në një intervistë për Fax News pedagogia ka dalë e mbuluar me batanije dhe me maskë, ndërkohë që ka zbuluar edhe komunikimin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama. Ajo ka nxjerrë SMS-të që i ka dërguar kreut të qeverisë, ku ka marrë vetëm një përgjigej të telefonojë 0800 40 40. “Unë jam detyruar që ta bëj në mënyrë private tamponin. Pas disa ditësh pritje, gjendja ime është vështirësuar dhe jam detyruar që të…

Read More

“Korab Muça” në Krujë dhe “Hysen Çela” në Durrës janë dy nga shkollat e para ku kanë filluar punimet e rindërtimit. 56 objekte të tjera arsimore të prekura nga tërmeti i vitit të kaluar do të rindërtohen falë programit prej 75 milion eurosh “EU4Schools” zbatuar nga UNDP Albania. “Pas vizitës në të dy kantieret, i lumtur të shoh progres konkret. Shkollat janë simboli i vërtetë i rimëkëmbjes për shoqërinë dhe ofrojnë një fillim të ri për fëmijët. Krenar që 20,000 fëmijë shqiptarë do të përfitojnë nga Programi “EU4Schools”, u shpreh Ambasadori i BE-së Luigi Soreca Shkolla “Korab Muça” në Krujë,…

Read More

Ish-kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Prej vitit 2011-2015 ai shërbeu si kryetar i Bashkisë së Pukës nën siglën e Partisë Demokratike. Arifaj ishte një personalitet aktiv i jetës politike sociale dhe ekonomike të zonës së Iballës dhe Pukës. Miq të shumtë dhe të afërm të tij kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe.

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga ekzekutimi i Adriatik Treskës pak ditë më parë në Ekuador. Tresa u eliminua në një rezidencë në të cilën banonte. Hoxha tha për ABC se ai u godit në një vend shumë të sigurt dhe vrasja e tij ka ardhur ose nga kartelet e drogës ose nga autoritetet lokale. Gazetari thekson se Tresa ka jetuar fillimisht në Britani dhe nuk rezulton të jetë i përfshirë në ndonjë vrasje. “Adriatik Tresa është një 40 vjeçar, i bënte në dhjetor. Është nga fshati Baldushk. Është një njeri që në të kaluarën ka punuar vetëm në…

Read More

Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 15-të të sezonit që do të zhvillohet në Bahrein. Gara e 15-të e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet me 57 xhiro në Pistën Ndërkombëtare të Bahreinit e gjatë 5,4 kilometra. Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 29 nëntor në orën 15:10. Para Çmimit të Madh të Bahreinit, piloti i Mercedes, Hamilton ka 10 fitore, shoku i tij i ekipit Valtteri Bottas 2, Max Verstappen…

Read More

Atdhe Xharavina është konkurrenti më i ri i emisionit “Për’puthen”, i cili trazoi ujërat menjëherë pas ardhjes së tij. Ditën e djeshme në rrjet qarkulluan disa foto të 27-vjeçarit nga Gjakova, i cili shfaqej në krah të konkurrentëve të tjerë gjatë darkës së të shtunës të zhvilluar me produksionin e “Për’puthen”. Ishte ish-konkurrenti i edicionit të parë të emisionit, Alban Dyrmishi, ai që publikoi fillimisht fotot teksa shkruante: “Si bënin, sikur s’e njihnin këtë tipin. Atdheu na qenka dashnori i fshehtë i ju e dini se kujt.” Mirëpo, si qëndron e vërteta e pranisë së Atdheut në darkën e tyre,…

Read More

27 vjeçari Klodian Kola që dyshohet se ka vrarë aksidentalisht shokun e tij, 22 vjeçarin Elidon Basha, me të cilin kishte dalë për gjah, mohon të jetë ai autori. Para hetuesve dhe oficerëve të Policisë, Kola ka thënë se nuk e ka qëlluar ai Elidon Bashën, por drejt tyre është qëlluar nga persona të tjerë. 27 vjeçari ka thënë se ka qenë ai që pas plagosjes e ka marrë Elidonin dhe e ka çuar në spital, por ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga gjakderdhja. Ndërkohë, sipas Policisë mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj ka inspektuar sot lagjen e re që po ndërtohet në Fushë -Krujë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Kreu i qeverisë i cilësoi si “perfekte” këto punime. Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka pasur një porosi, që kapakët e kabinave të vogla elektrike të jenë me ngjyra dhe jo gri siç e parashikon projekti. “Bëjini me disa ngjyra, jo shumë por që të ketë një lloj kombinimi dhe i jep një atmosfere tjetër”, ishte porosia e kryeministrit Edi Rama. Një koment e ka…

Read More

Bashkia e Durrësit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për banorët dhe bizneset e rrugës ‘’Hysen Myshketa’’ në qytetin bregdetar. Sot në orën 13:00 është planifikuar një shpërthim i kontrolluar i një pallati 9-katësh. Bashkia kërkon që banorët të marrin masat dhe të lënë dritaret dhe dyert e banesave hapur, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter e ccdo pajisje tjetër dhe të largohen. STATUSI NGA BASHKIA DURRËS Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 9 katësh në njësinë administrative nr. 3,…

Read More

Avokati kosovar, Muhamet Shala është ndarë nga jeta pas infektimit me Covid-19. Lajmi është bër i ditur nga disa familjarë të Shalës në disa postime që ata i kanë publikuar në Facebook.Shala tash e dy javë po përballej me COVID-19 pas infektimit. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në praninë e familjarëve të ngushtë.

Read More

Zdravko Krivokapiç, i cili është mandatuar për kryeministër pritet që nesër të zbulojë emrat e kabintetit të ri që do të drejtojë vendin. Ndërkaq mësohet se shqiptari Dritan Abazoviç, që është pjesë e koalicionit, pritet që të marrë drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes, gjithashtu mund të jetë dhe zv/kryeministër. Ndërkohë, emrat e kabinetit të ri do të zbulohen ditën e sotme dhe në 2 dhjetor do të bëhet prezantimi i programit në Palament dhe votomi.

Read More

Mersim Katuçi është aktualisht pronari i “Shtëpisë së Verdhë” në Gurrë të Matit. Ai kujton kontrollin e ushtruar në shkurt 2004 nga hetuesit ndërkombëtarë dhe shprehet se është ndjerë shumë keq, madje thotë se janë keqtrajtuar nga Policia dhe të huajt, raporton Tirananews.al Prej shumë vitesh ai përsërit të njëjtën gjë. Kërkon nga autoritetet shtetërore të vendosin në vend dinjitetin e familjes së tij dhe atë të krahinës, duke pohuar se kjo shtëpi nuk është përdorur për transplantin e organeve jetësore të serbëve. I pyetur a ka qenë Bashan e shtëpinë e tij, Katuçi thotë se kanë kaluar shumë vite…

Read More