Italia nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Në valën e dytë të koronavirusit, ku rastet e reja kanë shpërthyer sërish, në të gjithë rajonin e Lazios po parashikohen që të kryhen tamponte të shpejta apo teste serologjike. Autoritetet lokale drejtuese të kryeqytetit italian kanë nënshkruar marrëveshje me Urdhrin e Farmacistëve dhe deri tani, 102 farmaci romane me stafin e tyre do të vihen në dispozion për të kryer testimet në bazë të kërkesave të qytetarëve. Testet e shpejta kushtojnë 22 euro, ndërsa ato serologjike janë 20 euro dhe banorët mjaftojnë të bëjnë prenotim paraprak tek farmacia e zonës që ndodhet…
Author: tirana
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviç, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë, ka deklaruar për propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. “26 këshilltarë, kanë propozuar që Ministri Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë ligjore kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit” –…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese. vendimi është marrë sot, pas gjashtë orë mbledhje të zhvilluar në KED. Konkretisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e gjyqtares Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula) dhe Shaqir Hasanaj. Ndërkohë, për dy vendet vakante ka lënë në fuqi kandidimin e tre të tjerëve: Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma.
Nga Alma Koçi Ajo që ka rëndësi në politikën ndërkombëtare nuk është ajo që një lider dëshiron të bëjë, por ajo që ai lider duhet të bëjë për të mbështetur interesat thelbësore kombëtare të vendit të tij. Kuptimi i kësaj është thelbësor për të kuptuar ndikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në politikën amerikane kundrejt Ballkanit. Nuk ka asnjë dyshim që administrata Biden do të donte të anulonte katër vitet e fundit të politikës amerikane, të karakterizuara nga një afrim me Serbinë dhe ngacmim i shqiptarëve të Kosovës, një qëndrim fleksibël ndaj kufijve dhe një…
Ndërkohë që bota po përgatitet për shpërndarjen e dozave të para të vaksinës në fillim të 2021-shit, dhe po bën gati infrastrukturën për vaksinimin sa më të shpejtë të popullsisë, ka shumë nga ata që nuk duan të vaksinohen. Zbulimi brenda një kohe të shkurtër të jo por tre vaksinave efektive kundër koronavirusit, çoi jo vetëm në entuziazëm por edhe në një rritje të thashethemeve dhe teorive kundër vaksinimit në mediat sociale. Kundërshtimet dhe teoritë kanë qenë kaq të përhapura sa presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi mbrëmjen e së martës se vaksinimi do t ishte i detyrueshëm, ndryshe nga shumë…
Xhani De Biazi prej disa muajsh ka filluar një aventurë të re në stolin e Azerbajxhanit, me një detyrë ndoshta shumë më të vështirë se ajo e Shqipërisë me të cilën arriti të shkonte në Euro 2016. Një aventurë që ka nisur shumë vite më pare në fakt, kur Azerbajxhani e kishte kontaktuar ndërsa ai vishej ende si kuqezi. “Me ta kisha një kontakt në vitin 2014, por nuk u bë asgjë atëherë, pasi në fund vendosa që të qëndroja te Shqipëria”, kujton De Biazi për TMË se si refuzoi asokohe ofertën azere dhe bëri zgjedhjen e duhur që i…
Prej ditësh, në media është përfolur për një lidhje mes Anës së “Përputhen” dhe reperit Bardhi, i njohur nga hiti “Betohemi”. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit. Gjatë puntatës së sotme të “Përputhen”, Ana reagoi për herë të parë rreth lajmit në fjalë. E pyetur nga Bora Zemani rreth Bardhit, konkurrentja tregoi se janë vetëm miq dhe njihen prej kohësh. “Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra…
Si supozohet t’ju përfytyrojë dikush nëse i tregoni vetëm shenjën tuaj të horoskopit? Cilat tipare fizike e dallojnë një shenjë nga tjetra?! Profili i bukurisë së Dashit Femrat e Dashit mund të jenë të mrekullueshme: me tipare të theksuara dhe vetulla të errëta. Ato mund të kenë një fytyrë fëmijënore, por shikimi i tyre është sërish i mprehtë. Si një shenjë që sundohet nga Marsi, ato skuqen shpejt kur vendosen në siklet. Një këshillë për Dashin? Theksojini vetullat tuaja me një hark të bukur. Profili i bukurisë së Demit Femrat Dem janë njëkohësisht të forta dhe të buta. Kjo është…
Pas një sherri mes të rinjve, që degjeneroi në dhunë fizike, ku edhe u plagos një 17-vjeçar pak ditë më parë ne Peshkopi, policia ndaloi dy nga të akuzuarit. Nën hetim për ngjarje janë dy të rinjtë: Argen Tuka 18 vjeç dhe Daniel Dikollari, 19-vjeç. Policia tha se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me dy të tjerë, që ende nuk janë arrestuar, akuzohen se goditën 17-vjeçarin me sende të forta, duke e plagosur atë. Shkaku i sherrit si dhe përgjegjësia e dy të ndaluarve është çështje e hetimeve të mëtejshme.
Juli dhe Klea ishin dy konkurrentet që Saimiri vendosi të eliminonte në natën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan. Juli vendosi të mos jepte asnjë koment në momentin kur nuk mori trëndafil nga 33-vjeçari, teksa ka rrëfyer ndjesitë e saj në këtë rrugëtim për programin ‘Daily Love Story’, me autore Ilda Lumanin. Veç të tjerash ajo është shprehur se nuk i’a vlente të qante pasi ajo nuk kishte pasur mundësinë ta takonte Saimirin, për të pasur edhe një lloj ndjesie për të. “Nuk i’a vlente të qaja sepse ai nuk është se kishte pasur ndonjë takim me…
Ky është momenti kur një burrë “shkatërron” dy shtëpi që kishte ndërtuar, pasi pronarët nuk e kanë paguar. Në shenjë “hakmarrje ndaj mos pagesës”, ai ka zgjedhur që t’i prishë. Sipas Daily Mail, ai shihet duke hequr copa muri me një çekiç, ndërsa kolegët e tij përpiqen ta qetësojnë. Burrat në video kanë veshur xhaketat e punës me emrin e një kompanie ndërtimi me bazë në Essex. Video e publikuar në Tik Tok, tregon punëtorin duke hequr copa muri me një çekiç, ndërsa dëgjohet një zë duke thënë “Toni, qetësohu, eja këtu shok, çfarë po ndodh?” Një zë jashtë kamerës mund të…
Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka folur për pjesëmarrjen e saj në “Festivalin e Këngës” me këngën “Karma”. Ajo është shprehur se ka besim të madh se do fitojë dhe do shkojë në Eurovizion. Anxhela gjithashtu ka folur edhe për eksperiencën e saj kur u infektua me koronavirus. Këngëtarja bëri testin në aeroportin e Athinës në Greqi dhe pas 24 orëve mori përgjigjen se kishte dalë pozitive. Ajo qëndroi 14 vitë në një hotel covid, ku nuk kishte mundësi as të dilte nga dera e dhomës sepse i gjithë…