Author: tirana

Vetëm pak kohë më parë këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës iu bë publike lidhja e saj e re e dashurisë. Prej disa kohësh Bebe është në një lidhje me producentin, Keyan Safyari. Së fundmi Bebe dhe Keyan ishin në një darkë me miq dhe çifti tregoi edhe një herë që nuk shqiten dot nga njëri-tjetri. Ata u shfaqën duke u puthur e përkëdhelur teksa këngëtarja nuk vonoi të ndante këtë moment në Instastory.Bebe duket shumë e lumtur dhe kështu u tregon ndjekësve se lidhja e saj po ecën për mrekulli.

Read More

Zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë me një reagim të fortë pas akuzave që u hodhën mbrëmjen e djeshme ndaj qeverisë dhe zv.ministrit Artan Shkreli në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe procesin e rindërtimit. Braçe u është kthyer ashpër dy analistëve Pano Soko e Andi Bushati, duke e quajtur njërin hajdut e mashtrues, e tjetrin gazetar që s’u bë kurrë. “Kur ekrani i jepet hajdutit, patjeter qe peshtyma eshte produkti! Hajdut; FZHSH eshte buxhetuar per 2400 shtepi, per 2000 eshte lidhur kontrata, deri ne fund viti dorezohen 1000 te mbaruara! Tani, ndertimi i shtepise nuk eshte vjedhje qe…

Read More

Antibiotikët duket se janë bërë më pak efikas me kalimin e kohës, prandaj njerëzit i janë kthyer natyrës për të kërkuar zgjidhje për problemet e tyre shëndetësore. Supa me 52 thelpinj hudhra – Më e fortë se antibiotikët Një studim i kryer në Universitetin e Uashingtonit ka treguar se hudhra e bardhë është 100 herë më e efektshme se antibiotikët më të njohur të përdorur në luftën kundër sëmundjeve, të shkaktuara nga bakteret, shkruan AgroWeb. Nëse besoni në efektet e dobishme që hudhra mund të ketë në shëndetin tuaj, ne ju rekomandojmë të provoni këtë supë magjike. Afër pesë thelpinj…

Read More

Një tjetër tërmet i fortë ka lëkundur paraditen e sotme Turqinë. Sipas mediave turke, një tërmet me magnitudë 4,7 ballë i shkallës rihter ka goditur pak më parë zonën e Malatyas. Tërmeti ka qenë me një thellësi 6.94 kilometra, ndërsa lëkundjet kanë bërë që njerëzit të dalin në rrugë. Deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale.Këtë fakt e ka vërtetuar edhe kryetari i bashkisë Malatya, Selahattin Gürkan.

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se do të linte “sigurisht” Shtëpinë e Bardhë, nëse fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale do të konfirmohet zyrtarisht, ndërsa përsëriti se ai mund të mos e pranonte humbjen e tij. I pyetur nëse ai do të largohej nga Shtëpia e Bardhë në rast të një votimi nga Kolegji i Votuesve Elektoralë duke konfirmuar fitoren e demokratit, republikani theksoi “sigurisht që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë”. “Por, nëse e bëjnë, ata do të bëjnë një gabim, dhe kjo do të jetë diçka shumë e vështirë për t’u pranuar”, shtoi ai.…

Read More

Janë të gjitha janë luksoze, të fuqishme dhe të shtrenjta makinat më të klikuara në Instagram, sipas faqes së specializuar ”Click4reg Private Plates”, shkruhet në revistën ”Vanityfair”. Në vendin e parë renditet një Porsche, pasuar me tre modele në renditje. Revista prezantoi jo vetëm makinat më të njohura dhe më të shiturat, por ato më praktiket. Të 15 makinat më të klikuara nxjerrin në pah dy elemente, e para se përdoruesit e rrjetit social preferojnë modele luksoze dhe e dyta ata mohojnë markat prestigjioze italiane, që nuk shfaqen aspak në këtë renditje. Sipas kësaj parade hit, Porsche Panamera merr medaljen e…

Read More

Mjeku imunolog Genc Sulçebe u shpreh se personat që kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë që ta kryejnë vaksinë. Sipas tij nëse kanë antitrupa nuk kanë nevojë që të bëjnë këtë vaksinë. “Personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë që ta bëjnë vaksinën. Vaksinimin e bëjmë për të krijuar imunitetin dhe kjo do të krijohet kur të krijohen antitrupat. Pandemia thuhet se të paktën janë 6 muaj antitrupat. Janë vetëm maja e ajsbergut dhe pas qëndron një ‘ushtri’ që ndihmon trupin”, tha mjeku për Opinion.

Read More

Pavarësisht se nuk preferoi të japë një afat se kur do të vijë vaksina kundër Covid në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu la të kuptohej se këtë vit nuk do të mund të nisë vaksinimi. Ajo sqaroi se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për askënd, ndërsa la të hapur mundësinë që prej saj mund të përfitojë edhe privati. Pjesë nga intervista: Sa doza mund të marrim? Të parët që do targetohen janë grupet e riskut. Kemi strategji në raport me vaksinimin për popullatën, nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët e ISHP kanë vlerësuar që të fillohet me…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për vaksinën anti-Covid19. Ajo tha se nuk di ende një datë se kur mund të vijë në Shqipëri. “Qeveria shqiptare nuk i ndalur punët në drejtim të vlerësimit të ofertave të tjera. Ne mund të blejmë edhe jashtë COVAX-it dhe mund të tërhiqemi, nëse gjejmë një opsion më të mirë. Komisioni Europian ka nënshkruar pesë kontrata. Nuk bëhet fjalë sot për doza, të parët janë grupet e rriskut dhen e kemi një strategji në raport me vaksinimin. Do fillojmë nga personeli shëndetësor, policët, etj. Ekspertët tanë kanë vlerësuar se fillohet me 20%. Kjo…

Read More

Një kërkim i fundit nga King’s College në Londër ka hulumtuar rastet e rralla ku pacientët e prekur me COVID-19 vuajnë shumë nga lodhja si dhe ajo që quhet “mjegulla” e trurit që janë efekt i pazakontë, gjë e cila mund të haset edhe te pacientët pa sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo mënyrë e infektimit nga virusi, shkakton dëmtim të mushkërive, ku indet e shëndetshme janë pothuajse plotësisht të zëvendësuara nga indet e sëmura. “Edhe nëse dikush rikuperohet nga COVID, dëmi që është bërë mund të jetë masiv“, tha Mauro Giacca, një profesor në King’s College në Londër. Hulumtimi u…

Read More

Gjykata e Monzës në Itali dha 3 dënime me burg për personat që morën pjesë në vrasjen dhe më pas murosjen e 42-vjeçarit shqiptar Astrit Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur janarin e vitit 2013. Me 30 vite burg u dënua ish-partnerja e viktimës. Carmela Sciacchitano, 64 vjeçe, siçiliane me banim Genova, e cila ishte nxitësja e ngjarjes. Ndërkaq, me 24 dhe 14 vite burg u dënuan shtetasit Angelo Arlotta dhe vëllai i tij, Carmelo Arlotta. Ky i fundit, nga burgu vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke thënë se shqiptari ishte joshur me justifikimin e shitjes së marijuanës dhe më tej…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur një përplasje të vogël me gazetarin Çim Peka. I ftuar në “Çim Peka live”, Basha u pyet se përse u kujtua një vit pas tragjedisë së 26-nëntorit që të fajësonte qeverinë për mosdalje ‘për zot’ të situatës. Basha nisi të shpjegonte dhe të thoshte se atij nuk i bëjnë përshtypje kritikat nga rivalët politikë, si p.sh. kryeministri Edi Rama, pasi gjithçka bëhet për të hequr vëmendjen nga tragjeditë. Por, këtu e ndërpreu Peka, i cili i kërkoi që t’i përgjigjej drejtpërdrejtë pyetjes dhe jo të shmangej. Kryedemokrati kërkoi më tej që të mos i ndërpritej…

Read More