Pas një rinumërimi me dorë të votave, zyrtarët e Xhorxhias çertifikuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, duke konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Megjithatë presidenti Trump nuk po jep shenja se do ta pranojë humbjen. Edhe pse mbështetësit e Presidentit Donald Trump marshuan në kryeqytetin e Xhorxhias, Atlanta në fillim të kësaj jave, për të kërkuar hetim rreth pretendimeve për mashtrim zgjedhor, zyrtarët riafirmuan dje se Joe Biden ka fituar në këtë shtet pas rinumërimit të votave. Ky ishte rinumërimi me përmasat më të mëdha në historinë amerikane. “Shifrat pasqyrojnë verdiktin e popullit, jo një vendim…
Author: tirana
Një tjetër personazh i njohur i kinematografisë shqiptare është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për regjisorin Muharrem Fejzo, i cili ka humbur betejën me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Joe Fejzo. Fejzo ndërroi jetë në moshën 87-vjeçari pasi humbi betejën me koronavirusin. “Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan djali i…
Rreth orës 3 të mëngjesit, mjeku Dritan Koçiaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar se kapacitete spitalore COVID janë ezauruar dhe pacientet po kurohen nëpër ambulanca. Në një thirrje të fortë, dërguar kryeministrit Edi Rama, Komitetit të Ekspertëve, Ministres Ogerta Manastirliu, Koçiaj thotë se në spitalin COVID2, janë 6 autoambulanca plot me pacientë në orën 3 të mëngjesit. “Thirrje publike. Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit. Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren…
Aktorit Florjan Binaj i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme një incident në emisionin ‘ Shiko kush Luan’. Gjatë lojës së quajtur ‘Gongu’, Burbuqja, personazh që luhet nga Rezart Veleshnja, sfidoi aktorin Florjan Binaj që të hidhet pupthi me anë të topave të palestrës për të kapur shaminë. Flori e pranoi sfidën, por mesa duket ai nuk e kishte llogaritur që do të kthehej historia pas. Në momentin që po ekzekutonte këtë lojë, Binajt iu grisën sërish edhe këtë vit pantallonat duke shkaktuar kështu shumë të qeshura nga të ftuarit dhe publiku i pranishëm.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga spitali i ri i fëmijëve në Durrës. Rama nuk i ka kursyer as ironitë për sulmet e opozitës sa i takon pandemisë së COVID-19. Kreu i qeverisë shkruan se opozita ‘trazon dhe të vdekurit me luftën e tyre qorre për pushtet’. MESAZHI I RAMËS MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve #Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e #ShqipërisëqëDuam ju uroj të…
Presidenti Ilir Meta, e ka nisur mëngjesin e së dielës duke publikuar një foto nga Lezha në të cilën shihet me dy gishtat lart. “Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut. Mirëmëngjes dhe të diel të mbarë për të gjithë”, shkruan Meta krahas fotos. Dje, kreu i shtetit ishte në Dibër ku mori pjesë në një ceremoni për 110-vjetorin e Kongresit të Dibrës, ndërsa sot radhën e ka Lezha. Meta më vonë do të vizitoje Kishën e Prullit në Lezhë të vitit 1402, në kuadër të 30-vjetorit të rikthimit të besimit fetar në vendin tonë.
Dita e sotme për kinematografinë dhe artin shqiptar nis me një lajm të trishtë. Regjisori i njohur Muharrem Fejzo është shuar në moshën 87-vjeçare nga Covid. Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale. “Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan ai. Muharrem Fejzo kreu Liceun Artistik…
Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta dominojnë motin gjatë paradites. Por mesdita dhe orët vijuese largojnë vranësirat fillimisht nga zonat bregdetare dhe me pas gjithë territori do përfshihet nga kthjellimet. Temperaturat e ajrit ulen sërisht lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur velerat ditore nga -3°C deri në 17°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. Rajoni dhe Europa; Europa Lindore dhe Veriore VIJOJNE me vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Po ashtu Ishujt Britanikë do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu. NDERSA…
Ka ndërruar jetë Bashkim Kopliku, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë. Zoti Kopliku në profesion inxhinier elektronik, vdiq nga COVID 19. Gjendja e tij u rëndua ditët e fundit por mjerisht askush nuk mund ta ndal ikjen e tij. Pas vitit 1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, por ishte një qytetar aktiv dhe mendje kritike që do t’i mungoje shoqërisë shqiptare.
Prej ditësh në media po qarkullohet një romancë e mundshme mes reperit Bardhyl Idrizi dhe konkurrentes aktuale të përputhen, Ana. Gjithçka nisi pas story-ve të panumërta të Anës duke dëgjuar këngën e Bardhit, “Betohemi”, për të cilën tregonte se e kishte të preferuar. Madje, pëlqimi i këngës nuk kishte mbetur me kaq, por dy të rinjtë ishin takuar dhe në rrjet qarkulloi më herët një video e tyre së bashku. Por kjo nuk është hera e vetme kur Ana dhe Bardhi janë parë së bashku. Burime për “Prive” i kishin kapur sërish “mat” të rinjtë, teksa zbrisnin së bashku nga…
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas dekaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili foli për akuzat mbi fshehjen e viktimave nga Covid-19. Me anë të një postimi në ‘facebook’ Vasili shprehet se ai më parë tregonte arkivolet ne Lodi dhe Bergamo, ndërsa tani sipas tij Rama sot flet si një ‘grua rruge’. “Kryeministri, qe tregonte ne FB arkivolet ne Lodi dhe Bergamo s’ka turp e flet sot si grua rruge. Jep doreheqjen, ik, harrohu ne mundsh. Por ne se rri edhe mbas turpit te kufomave te qytetareve te lene sheshit, do te thote qe ke zgjedhur nje fund…
Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në juglindje te vendit më konkretisht në fshatin turistik të Dardhës. Rreshjet janë me intesitet të ulët ndërsa kanë nisur prej gati 1 ore dhe janë ende të pranishme në lartësi mbi 1200m. Sipas zyrtarëve të ARRSH, reshjet e pakëta do të përfshijnë fshatrat turistike, si Dardhën,Voskopojën dhë Qafë-Qarrin, ndërsa kontraktorët janë në gadishmëri për çdo situatë.