Një tjetër klerik i lartë i Kishës Ortodokse serbe ka humbur jetën orët e fundit si pasojë e koronavirusit. Mediat serbe raportojnë se në orët e fundit ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19, peshkopi i njohur Artemije Radosavljeviç. 85 vjeçari Artemije ishte duke u trajtuar në spitalin e sëmundjeve infektive në Valjevë, por gjendja e tij u përkeqësua dhe nuk ia doli të mbijetonte. Kujtojmë se para Artemijes, betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.
Author: tirana
Është një periudhë e keqe për Barcelonën. Problemeve në klub dhe rezultateve negative në fushën e lojës i shtohen edhe dëmtimet. Humbja 1-0 në transfertën kundër Atletico Madrid është shoqëruar me dëmtimin e rëndë të Gerard Pique. Mbrojtësi doli nga fusha dukshëm i shqetësuar, teksa dëmtimi i rëndë është konfiruar nga testet mjekësore. Pique ka lënduar gjurin e djathtë dhe rikuperimi kërkon një kohë të gjatë. Kështu, futbollisti do të kthehet në fushë vetëm vitin e ardhshëm.
Modelja Ada Deda, vajza e ish-deputetes Albina Deda ka rrëfyer pa komplekse ngacmimet që i vijnë në rrjetet sociale nga djemtë socialistë. E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në Rtv Ora modelja i ka thënë të gjitha. Ada shprehet se ngacmime ka shumë, duke preferuar mos të thotë emra, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë krijuar familje. Ndër të tjera modelja veçon një rast kur një djalë e kishte ngacmuar në Instagram, por më pas i kishte bërë bllok, pasi e dashura e tij ishte xheloze dhe ishte kthyer t’i shkruante kur i kishte dhënë fund lidhjes. ‘Ngacmime…
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është hapur pavioni i tretë në spitalin COVID3 për të pritur të sëmurët. “ LIVE nga QSUT, ku hapet edhe sektori i tretë i spitalit COVID3, e më pas, siç e kemi thënë dhe bërë gati qysh në verë, do të hapet spitali COVID4 sapo të jenë shfrytëzuar plotësisht kapacitetet e tre spitaleve aktuale #Covid – Zv.Drejtorja e QSUT, prof.Ariana Strakosha, ju tregon nivelin e gatishmërisë për këtë lufte të egër, të cilën do ta fitojmë me përkushtim, durim, besim e falë mjekëve e infermierëve tanë shembullorë në…
Në kuadër të operacionit “Lekbibaj” në pranga ranë shtetasit me inicialet P. K., 44 vjeç dhe B. K., 41 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër. Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: N. K. 74 vjeç dhe P. K. 42 vjeç, të dy banues në lagjen Skënderbeg. Pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas pjesëtarë të një familjeje kishin kultivuar para disa muajsh lëndë kanabis në Lekbibaj të Tropojës dhe po e transportonin me një kamionçinë nga fshati, në drejtim të Shkodrës, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit N. K. Gjatë kontrollit në banesë…
Shkencëtarët nga Universiteti i Xhorxhias në një studim të fundit kanë përcaktuar se vaksina MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, gjithashtu mund të parandalojë edhe infektimin nga Covid-19. Ata kanë gjetur në studimin e tyre se personat që kanë bërë vaksinën kishin 29% më pak mundësi të prekeshin nga Covid-19. Në studim u përcaktua se njerëzit me nivelet më të larta të antitrupave specifikë për shytat ishin ‘imunë’ nga Covid-19. Pjesëmarrësit kishin jetuar afër njerëzve të sëmurë me Covid-19, por kurrë nuk kishin dalë pozitiv. Përfundimet mund të shpjegojnë pse fëmijët e kalojnë lehtë virusin, ose nuk…
Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur me një mesazh keqardhjen për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, ish-zëvendës kryeministër dhe ish-deputet në vitet e para të demokracisë. Basha shkruan se Kopliku ishte politikani që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike dhe se angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. “Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë…
“Liria ka emër, UÇK” është një ndër nismat që është kthyer në virale në rrjetet sociale në mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK që janë thirrur në Hagë. Kësaj nisme i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka pritur në zyrën e tij, bashkë me Pandeli Majkon, disa prej organizatorëve të saj, si Eliza Hoxha, regjisoren Burbuqe Berisha. Veliaj thekson se gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri. “Me shoqen time të mirë Eliza Hoxha, regjisoren…
Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, ndarjen nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzos. Arbana tha se Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë, ndërsa përveç se bashkëpunëtorë, ata ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin. “Humbja e tij, lajm i trishtë për artin. U shkëput një gjerdan I kinemasë shqiptare. Me Muharremin kam luajtur me të tek ‘Fijet që Priten’. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij. Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë. Ka qenë një prej miqve të mi më të mirë”, tha…
Tanimë prej disa muajsh është bërë e ditur se evenimenti “American Music Awards 2020” do mbahet sot më 22 nëntor. Dhe siç dihej, shqiptarja e vetme e nominuar është këngëtarja Dua Lipa, e cila u nominua në dy kategori si ‘Artistja e preferuar femër’ dhe ‘Kënga e preferuar’ Megjithatë, në mesin e shumë artistëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve e pranishme është edhe këngëtarja nga Dibra, Bebe Rexha. Kjo e fundit do të performojë këngën e saj të re “Baby I’m Jealous” së bashku me Doja Cat. Dhe pak para ceremonisë, Bebe tregon se është gati për të interpretuar…
Koronavirusi i ka marrë sot jetën punonjësit të RTSH Korçës, Rifat Kacidhja. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe kolegët e tij përmes dedikimeve prekëse në rrjetet sociale. “Ditë e zezë për ne…Humbëm njeriun tonë të dashur Fatkën (Refat Kacidhja) . Nuk i mbijetoi dot kolerës të pamëshirshme që ka pushtuar planetin. Prehu në paqe vëlla ..!!!”, shkruan koreografi Bardhi Pojani.
Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, sot do të hapet dhe pavioni i tretë i spitalit COVID 3, raporton BW. Bëhet e ditur se ky pavion ka një kapacitet prej 50 shtretërish. Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se brenda javës pritet të hapet dhe spitali COVID4, ku do të trajtohen të sëmurët me koronavirus. Edhe ky spital do të administrohet nga QSUT, ndërkohë që mësohet se ai do të ketë gjithsej 100 shtrerët. Kujtojmë se ditën e djeshme bilanci i rasteve me COVID ishte i rëndë, ndërsa u identifikuan 737…