Author: tirana

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi përdorimin emergjent të ilaçit “Regeneron” kundër koronavirusit. Trajtimi eksperimental i antitrupave është një koktej që mundëson që sistemi imunitar të veprojë kundër virusit Covid-19. Terapia eksperimentale iu përdor edhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump kur ai u infektua në muajin tetor me koronavirus. “Unë dua që të gjithëve t’u jepet i njëjti trajtim si presidentit tuaj sepse unë ndihem mirë” tha Trump atëherë. “Regeneron” paraqiti një aplikim për përdorim emergjent atë muaj pasi studimet paraklinike treguan se terapia, e quajtur REGN-COV2, zvogëloi sasinë e virusit. “Autorizimi i këtyre terapive me antitrupa mund të…

Read More

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Lindita nga Durrësi e cila i ka bërë një surprizë bashkëshortit të saj të birësuar. Para disa vitesh atij i vidiqën prindërit birësues për këtë arsye Lindita ka marrë guximin të kërkojë prindërit e tij biologjikë. Ajo e ka thirrur burrin e saj Fatmirin në emision dhe Arditi i tregon se ai ka arritur të gjejë motrat e tij biologjike nga ana e babait të tij. Njëra nga motrat e tij jetonte në Volos të Greqisë, Erolda ka pranuar të flasë përmes një lidhje Skype dhe…

Read More

LSI sapo mbylli procesin e zgjedhjeve në parti. LSI u krijua si fraksion politik i të majtës më 2004 pas konfliktit politik personal midis mbështetësve të kryetarit të PS Nano dhe të ish kryeministrit të PS Meta. Figurat e para drejtuese të LSI ishin emra të njohur të jetës politike e publike (Meta, Xhufi, Brokaj, Braho, Klosi, Prifti, Legisi, etj), por pas 2009, vetë LSI u nda midis grupit dominues mbështetës të kryetarit Meta që hynë në koalicion qeverisës me PD dhe grupit të majtë që refuzoi koalicionin, e për pasojë, u largua prej saj. Referuar të dhenave të përpunuara…

Read More

Gjithë ngjarjet astrologjike për 2021-in lidhen me bashkëpunim, kreativitet dhe fillime të reja. Çfarë do të thotë kjo? Bashkimi “hyjnor”: Jupiteri dhe Saturni në Ujor – Kur themi “bashkimi hyjnor” e kemi fjalën për dy planetë që takohen bashkë në të njëjtën pikë të qiellit. Në këtë rast, kemi Jupiterin dhe Saturnin. Astrologët e konsiderojnë si ngjarje të madhe sepse hera e fundit kur ka ndodhur diçka e tillë ka qenë fillimi i viteve 1400. Sipas tyre, ky event qiellor na fut në një rreth me mundësi të reja, inovacione, lidhje dhe shpresë! Eklipset e ardhshme – Eklipset sjellin kohëra ndryshimesh!…

Read More

Pamje të frikshme vijnë nga shtrati i Lumit Osum në Berat këtë të dielë. Uji i lumit është ndotur, ndërsa në anë të tij gjenden bagëti të ngordhura. Dyshimet janë se shkak për ndotjen e lumit mund të jenë bërë derdhjet e fabrikave të përpunimit të ullirit. Situata ka krijuar shqetësim mes banorëve. Ndotja e lumit Osum ka qenë një problematikë e vazhdueshme që duket se nuk ka marrë zgjidhje.

Read More

Avokat Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-zv.kryeministrit Bashkim Kopliku. Mes dhimbjes së madhe, Ngjela shkruan se Bashkim Kopliku ishte një ndër miqtë e tij të vjetër, një burrë me kod moral ta pacënueshëm. Postimi i plotë: Para disa orësh u njoftova se, dje, ka ndërruar jetë Bashkim Kopliku. Ishte miku im i vjetër. Inxhinier i talentuar, dhe një burrë me kod moral të pacenueshëm. I talentuar, aq sa edhe i drejtë; intelekt i lartë, aq sa edhe me thjeshtësi në sjellje; ministër i suksesshëm dhe…

Read More

Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka treguar pengun e tij me ndarjen nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzo, i cili ndërroi jetë në një spital në Itali.Shanaj tha se Fejzo i kishte kërkuar në gusht që t’i bënte mikut të tij një pikturë portret, ndërsa ai tha se e kishte shtyrë për shkak të situatës me koronavirusin. Teksa vlerësoi figurën dhe kontributin e Fejzos në kinematografinë shqiptare dhe jo vetëm, Shanaj tha se veprat e tij janë të mëdha. “Një figurë komplekse, që lëshonte mirësi. Veprat e tij janë të mëdha. Është një galeri e madhe e karaktereve të imazheve.…

Read More

Një ekip kërkuesish bën me dije se brenda një viti do të jetë gati një “supervaksinë” që do të mbrojë njerëzit njëkohësisht nga gripi i zakonshëm dhe koronavirusi. Profesori Ronald Eccles, që drejton një nga katedrat e universitetit të Kardifit prej 30 vitesh shprehet se nuk ka asnjë pengesë të pakapërcyeshme për të kombinuar dy vaksinat në një të vetme. “Besoj se në të ardhmen do të kemi një vaksinë të kombinuar për gripin dhe koronavirusin. Është më e lehtë dhe për njerëzit të bëjnë një vaksinë sesa dy”, shprehet profesori. Eccles nënvizon se së pari do të duhej të…

Read More

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meda njofton se ka humbur tezen e tij. Ai ka publikuar një foto pranë tezes, duke shkruar se do e ruajnë gjithmonë në zemër. “U ndave nga ne por malli dhe dhembja per ty kurre nuk do te shuhen tezja ime. Gjithmone do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike pa thene lamtumire, do te dua edhe me shume se sa te kam dashur! Zoti te dergofte në Xhehnet! Ceremonia e varrimit do te behet sot ne ora 15:00 ne varrezat e Hajvalise”, ka njoftuar Meda.

Read More

Një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Komisioni Zgjedhor i partisë ka rikonfirmuar në detyrën e kryetares, Monika Kryemadhin. Ndonëse rizgjedhja në mandatin e dytë nuk ishte aspak surprizë, ish-deputetja Silva Caka, në rolin e kryetares së KQZ-së në LSI, njoftoi se Kryemadhi mori 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej. “Jemi sot përpara jush për të shpallur rezultatin e votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë…

Read More

Këngëtari i njohur Erik Lloshi është një ndër 26 pjesëmarrësit e “Festivalit të 59 të RTSH”. Kënga e tij titullohet “Jo” dhe trajton tematikën e abortit. Së fundmi, me anë të një statusi në rrjete sociale, Erik Lloshi ka lënë të kuptohet se është zhgënjyer shumë nga festivali. “Ore ka mbaru festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet! Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe kurvëria. Muzika ka vdek me kohë. S’ja vlen më”, ka shkruar ai.

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka gjobitur me 1 mln lekë të reja administratorin e lokalit ku festoi ditëlindjen e 35-të aktori Bes Kallaku, ku ishte i ftuar dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, përveç personazheve të tjera të njohur. Policia deklaron se në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nga…

Read More