Diplomati britanik Stephen Ellison, u kthye në hero kur vuri re që një student po mbytej në lumë dhe nuk ngurroi të hidhej në lumë për ta shpëtuar, ndërkohë që të tjerët po filmonin. Ngjarja e cila bëri xhiron e rrjetit ka ndodhur në qytetin historik Zhongshan në Kinë ku vajza u rrëzua akisdentalishtë dhe ra në lumë. Diplomati u ndihmua dhe nga komardarja për të nxjerrë vajzën shëndoshë e mirë në breg. Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, e falenderoi diplomatin nëpërmjet një letre të dërguar Ambasadës Britanike në Pekin. Ai gjithashtu u shpreh se të dyja vendet do…
Author: tirana
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë të dielë në vendin tonë. Policia bën me dije se një person ka humbur jetën këtë pasdite si pasojë e përplasjes nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në Ishull Lezhë,në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues B.Gj.,ka aksidentuar për vdekje këmbësorin identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Kryeministri Edi Rama duket e ka kaluar me familjen këtë të dielë, ku ka drekuar së bashku me djalin e tij, Zaho, me të cilin ka konsumuar edhe pica . Në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Rama shihet teksa merr një copë pice nga i biri. Nuk janë të rralla fotografitë që kryeministri Rama publikon me djalin e tij. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Kolonjë ku si pasojë ka humbur jetën një 89-vjeçar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Podë, ku si pasojë e zjarrit të rënë në banesë, ka humbur jetën shtetasi V. R., 89 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Ndërkohë si pasojë e flakëve ka humbur jetën i moshuari.
Two Eagles Cafe! Është një lokal në zemër të Filadelfias së Jugut, por dy shqiponjat nuk kanë lidhje me ekipin në Linc. Është emri i lokalit ku një grua nga Librazhdi me emrin Nadire, e martuar me Rudi Karaj dhe me tre fëmijë sjell një traditë shqiptare, nga vendi ku shqiponja me dy koka është simbol kombëtar. Një nga fëmijët e Nadires ka lindur në Shqipëri dhe dy të tjerët në Amerikë, Neta dhe Ina. Nadirja ka punuar për një biznes të quajtur Wawa prej 13 vitesh ndërsa burri i saj me ndërtim. Duke marrë eksperiencën ata ngritën me forcat…
Një studim i ri thotë, se SARS-CoV-2 ka qarkulluar që në shtator 2019 në Itali. Duhet tani të hedhim poshtë çdo gjë që dinim për origjinën dhe përhapjen e virusit Corona? “Virusi Corona është përhapur në Itali më parë se sa mendohej”, titullon agjencia Reuters një artikull duke u bazuar në të dhënat e një studimi italian të publikuar së fundmi. Personat testues ishin pjesë e një studimi ku skanoheshin mushkëritë për të diagnostikuar kancerin. Për shkak të pandemisë dhe faktit që origjina e saj ngrinte shumë pyetje, studiuesit panë më me hollësi të dhënat e mbledhura nga provat e…
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora gjithmonë ka treguar me krenari origjinën e saj. Së fundmi, për “Diaspora Flet 2020”, Rita u shpreh se është frymëzuar gjithmonë nga kultura shqiptare dhe se ndihet krenare që nuk është artistja e vetme shqiptare që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare “Për mua ishte shumë e rëndësishme t’i thoja botës kush isha dhe nga vija dhe gjithmonë kam qenë si një libër i hapur për të. Gjithmonë kam qenë e inspiruar nga kultura e Shqipërisë, moda, veshjet tradicionale, muzika, arti. Gjithmonë e kam dashur kulturën shqiptare Po…
Sa më i shpejtë izolimi pas shfaqjes së simptomave të para, aq më i ulët rreziku i përhapjes së infektimit nga Covid-19. Kjo është këshilla që jep një studim britanik i publikuar në revistën shkencore Lancet, ku thuhet se të infektuarit me koronavirus e përhapin më shumë dhe më shpejt virusin gjatë 5 ditëve të para të infektimit. Shkencëtarët britanikë thonë se gjatë periudhës deri 5 ditë pas shfaqjes së simptomave të para, Covid-19 shfaq nivelin më të lartë të shumimit dhe përhapjes tek personat e infektuar, por edhe tek personat e tjerë, kryesisht përmes kollës dhe teshtimave. Periudha e…
Shifra alarmante janë regjistruar në Greqi në 24 orët e fundit, pasi janë konfirmuarv pozitivë me koronavirus 1498 persona, ndërsa 103 pacientë kanë humbur jetën. Prej ditësh në shtetin fqinj po regjistrohen shifra të larta të infektimeve dhe viktimave, ndërkohë që 540 persona ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë infektuar 91.619 persona, prej të cilëve 1630 kanë humbur jetën.Ndërkohë Italisë duket se i kanë bërë mirë masat shtrënguese, pasi shfrat e 24 orëve të fundit janë ulur në krahasim me një ditë më parë.28.337 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e…
Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, këtë të diel ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të. Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka ndarë një seri imazhesh nga festa e madhe e realizuar me rastin e ditëlindjes. “Vajza e ditëlindjes, ditë e gëzuar”, ka shkruar Era bashkëngjitur me një foto të saj ku shfaqet duke qeshur, dhe menjëherë kanë vërshuar komentet e shumta që e kanë uruar me rastin e ditës së saj të veçantë. Nuk kishte të mungonte një performancë nga vetë Era, e cila ka kënaqur të ftuarit me zërin e saj të ëmbël. Për më…
Autoritetet shëndetësore greke në pikën kufitare të Kakavijës, kanë kthyer mbrapsht një autobus me 20 punëtorë sezonalë, të cilët kishin lidhur kontrata pune në zonën e Selanikut. Shkak ka qenë identifikimi me koronavirus i njërit prej punëtorëve sezonalë, ndonese ishte pajisur me analizë ku nxirrej negativ nga një laborator në vendin tonë. Testi RAPID që rezultoi pozitiv bëri që 20 pasagjerët të ktheheshin pas.Një ditë më parë 40 punetorë sezonalë u kthyen mbrapsht po në Kakavijë pasi njëri prej tyre rezultoi i infektuar me Covid-19.
Birrë, atmosferë, festë dhe brohorima për 90 minuta. Ishte kjo panorama jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe në lokalet pas fitores 3-2 të Vllaznisë ndaj Tiranës. Goli i realizuar nga Dunga vetëm pak para përfundimit të ndeshjes bëri që në baret e qytetit të harrohej koronavirusi dhe të festonin fitoren e skuadrës së tyre të zemrës.