Author: tirana

Ndërsa udhëheqësit e G20 u zotuan të sigurojnë shpërndarjen e drejtë të vaksinave, ilaçeve dhe testeve për COVID-19 në mënyrë që vendet e varfra të mos mbeten jashtë, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania secila njoftoi planet për të filluar vaksinimet në vendet e tyre në dhjetor, ndërsa Spanja tha se do të fillonte administrimin e vaksinës për qytetarët e saj në janar të vitit të ardhshëm. Kështu shkruan mediumi britanik The Guardian, sipas të cilit, Britania mund të japë miratimin rregullator të vaksinës së Pfizer-BioNTech ndoshta këtë javë, madje edhe para se SHBA ta autorizojnë atë, shkruan tg. Pfizer…

Read More

Para pak ditësh u njoftua se ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ishte i infektuar me koronavirus, por politikani ia ka dalë të fitojë betejën me Covid dhe të nisë punën e lënë në mes. Ministri Klosi është filmuar sot paradite në sheshin “Skënderbej”në Tiranë. Me xhup të zi dhe maskë të zezë, Klosi duket se ka nisur aktivitetin e tij të punës të prerë në mes nga virusi më 3 nëntor 2020. Përmes një postimi në facebook ai njoftoi nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve.

Read More

Humbja e shijes është aq e përhapur në mesin e pacientëve me Covid-19 sa shkencëtarët dhe mjekët menduan që këtë fenomen mund t’ia bashkangjitnin testeve për matjen e etheve dhe shijes, shkruhet në faqen e internetit esquire.com. Vlerësohet se midis 65 dhe 80% e pozitivëve me Covid-19 e përjetojnë këtë çrregullim, ndërkohë që 40% e tyre kanë ethe, pra rreth gjysma. Por, ajo që nuk dihej është arsyeja e kësaj humbjeje të aromës dhe shijes. Aroma është një fenomen që përfshin zona të ndryshme të trupit tonë, indet që të gjithë kemi brenda hundës, disa receptorë të veçantë, dhe më…

Read More

35 raste te reja me Covid-19 janë regjistruar në Elbasan. Mësohet se mes të infektuarve rezultojnë edhe ish-futbollistë të njohur dhe pushtetarë vendorë. Burime zyrtare bëjnë me dije se numri total i të prekurve me Covid 19 aktualisht është mjaft i madh dhe disa prej të prekurve po kurohen në spitalet Covid. Situata në Qarkun e Elbasanit paraqitet problematike në arsim dhe shëndetësi ku ka mjaft mësues, nxënës, mjekë dhe infermierë të prekur nga koronavirusi.

Read More

Lëngu i portokallit është ndër lëngjet më të njohura në të gjithë botën. Të pish një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes është thuajse po aq popullore sa të pish një filxhan kafe.Kjo pasi mund ta përgatisni shumë lehtë edhe në shtëpi, sidomos në vendet e Mesdheut ku klima e ngrohtë i dhuron agrumeve një shije fantastike. Përveçse shumë i shijshëm, lëngu i portokallit është i pasur edhe në vlera dhe vitamina të shumta. Këto vitamina të shumta që ky frut dhuron ndihmojnë në parandalimin e një sërë sëmundjesh të rrezikshme për oganizmin. I pasur në vitamina dhe minerale Lëngu…

Read More

Mrekullitë ekzistojnë dhe këtë na e demonstron më së miri kjo ngjarje që ka ndodhur në qytetin rus të Tomsk, ku një 6 vjeçare është rrëzuar nga kati i 4-ët i banesës së saj. Vogëlushja arriti të mbijetonte pa asnjë dëmtim pasi ra mbi dëborë, siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale. Vajza u ngrit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe u kthye brenda shtëpisë së saj. Prindërit, të merakosur, e dërguan vajzën në spital pas rrëzimit, ku pas kontrollit të mjekëve doli se ajo kishte pësuar një dëmtim të vogël në kokë dhe bark.…

Read More

Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve të hedhura aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I referohet periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë.Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiç. “Gjithnjë, nëpërmjet Vuçiçit, mora edhe një mesazh tjetër të bukur nga Edi Rama”, rrëfen ndër të tjera Mihajloviç. “Panorama Sport” ka siguruar mesazhin e Ramës, të cilin Mihajloviç e…

Read More

Një lajm i mirë për të gjithë besimtarët ortodoks. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka mposhtur koronavirusin dhe do të lërë sot spitalin. Pasi qëndroi për 12 ditë i shtruar në një klinikë të specializuar në Athinë, Janullatos duket se është bërë më mirë. Sipas autoriteteve mjekësore, Kryepeshkopi u paraqit në spital me simptoma të lehta dhe ethe të shkallës së ulët. Kryepeshkopi pas daljes së tij nga spitali, do të qëndrojë në banesën e tij i izoluar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e dhëna.

Read More

Një punëtore 59-vjeçare e NHS tha se një test i antitrupave zbuloi se ajo rezultoi pozitive me koronavirusin në dhjetor 2019, më shumë se një muaj para se Britania e Madhe të raportonte rastin e parë zyrtar. Sue Reader nga Ogwell, Devon, beson se ajo e mori virusin gjatë një udhëtimi në Qendrën për aplikim të vizave për Kinë në Londër më 16 dhjetor. Ajo nuk zhvilloi simptoma deri më 30 dhjetor, duke përfshirë gulçim akut, lodhje, dhe humbja e nuhatjes – e cila më vonë u kuptua si simptoma e zakonshme që tani shoqërohet me virusin vdekjeprurës. Në qershor…

Read More

Presidenti Ilir Meta nën ethet elektorale dhe frikën e shkrirjes së LSI, nuk i ndal sulmet ndaj qeverisë. Edhe mëngjesin e sotëm Meta ka dalë me një mesazh të koduar. Nisur nga fakti që në pranverë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, Meta shkruan se po bien edhe gjethet e fundit për t’u çelur më të bukura në pranverë. “Po bien dhe gjethet e fundit. Më të bukura do çelin në Pranverë”, shkruan Meta.

Read More

Një ngjarje e rëndë u bë publike mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Mediat raportuan se njerku ka dhunuar djalin e gruas me të cilën jetonte. Gruaja me inicialet L.T ka deklaruar dje në Polici se rreth orës 14:00, kur ishte në shtëpinë e saj, bashkë me djalin 3 -vjeçar dhe bashkëshortin e saj të dytë, shtetasin me inicialet D.Q 50 vjeçar nga Shqipëria, ky i fundit ka tentuar të ushtrojë dhunë mbi fëmijën. Ajo ka thënë se fillimisht burri i saj kishte marrë një tenxhere me ujë të nxehtë dhe kishte dashur që t’ia hidhte djalit të vogël, por ajo…

Read More

Deputeti i Kuvendit Arlind Çaçani ka kërkuar nga qeveria që të marrë më shumë masa për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Sipas tij, orari i vendosur nga Komiteti i Ekspertëve nuk është i duhuri, pasi pas orës 10 të mbrëmjes edhe vetë qytetarët nuk dalin.Ai ka propozuar që mbyllja të jetë jo totale, por një mbyllje që të mos paralizohet ekonomia, pasi pa ekonomni nuk ka shëndet.“Fasha orare të ketë një tjetër qasje me fluksin dhe pikun e lëvizjes. Ndoshta , dhe shkollat apo aktivitete të tjera të kufizohen edhe më shumë. Do marrë parasysh thirrja e disa specialistëve që…

Read More