Author: tirana

Leeds United-Arsenal ishte një ndeshje e luftuar dhe plot rivalitet, por gola nuk pati. Takimi i javës së nëntën në Premier League, u mbyll në barazim 0-0. Minuta e 52-të solli edhe largimin e Nicolas Pepe me karton të kuq. Sulmuesi i Arsenal goditi me kokë Ezgjan Alioskin, lojtarin me origjinë shqiptarë. Arbitri kryesor pa në VAR se çfarë kishte ndodhur dhe i tregoi të kuqen afrikanit, me ekipin e Mikel Artetës që mbeti me një lojtar më pak.

Read More

Pas videos së shpërndarë nga Partia Demokratike ku thuhej se kryeministri Edi Rama ka 119 ditë pa shkuar në zyrë, ka reaguar zv.kryeministri Erion Braçe. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se për 119 ditë të gjithë e kanë parë kryeministrin tek njerëzit duke ndjekur punët ditë për ditë. Ai shprehet se PD sheh karrigen dhe zyrën, por pushteti është për njerëzit dhe jo karrigia për ‘menderen’.

Read More

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane, Moderna do të kushtojë midis 21 dhe 33 eurove për dozë, në varësi të sasisë së porositur nga qeveritë botërore, Lajmi u konfirmua nga Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i kompanisë Moderna, për të përjavshmen gjermane ‘Uelt am Sonntag’. “Vaksina jonë kushton afërsisht e njëjtë me vaksinën e gripit, e cila kushton midis 8 dhe 40 euro”, tha ai, raporton Reuters. Mediat e huaja kanë raportuar më parë se Komisioni Evropian dëshiron të arrijë një marrëveshje me Modernan për të blerë miliona doza me një çmim më të ulët se 21 euro. “Asgjë nuk është nënshkruar…

Read More

Moderatorja e dashur për publikun, Nevina Shtylla, për të cilën para disa muajsh nisën të aludonin se ka bërë disa ndërhyrje plastike, tha për herë të parë të vërtetën në lidhje mekëto zëra. Nevina theksoi se nuk ka kryer ndërhyrje dhe se ndihet mirë me trupin e saj, duke shuar kështu të gjitha aludimet në lidhje me këtë temë. ‘Unë nuk jam kundra ndërhyrjeve estetike e kirurgjikale. Ka persona që e kanë të domosdoshme këtë gjë dhe në momentin që ndikon në një vazhdimësi të mbarë të jetës le t’i bëjnë, për të mbuluar një defect që mund të kenë.…

Read More

Jeni një person që nuk e nisni ditën pa kafe apo mendoni se është një zakon i keq që nuk duhet ta ndiqni? Edhe pse shumë njerëz mendojnë se nuk mund të ketë ndikim të mirë, ekspertët theksojnë se konsumimi i kafesë mund të ketë përfitime shëndetësore. “Për gati një dekadë, studimet kanë treguar vazhdimisht përfitimet e konsumimit të kafesë që përfshin një mëlçi më të shëndetshme, si dhe një rrezik të zvogëluar të kushteve të lidhura me trurin”, thotë nutricionisti Kristin Kirkpatrick. Sigurisht, studimet i referohen kafesë së pastër dhe të zezë, por ka disa sekrete që mund ta…

Read More

Humoristi Bes Kallaku sfidoi vendimin e Komiteti Teknik i Ekspertëve duke organizuar ditëlindjen e tij përtej rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Edhe pse Policia e Shtetit ndërmori disa masa administrative duke gjobitur të ftuarit dhe poseduesin e lokalit, mesa duket aktori i humorit nuk e ka marrë shumë seriozisht duke mos i bërë shumë përshtypje. Si reagim, ai ka publikuar një fotografi me biznesmenin Nar Koka (vëllai i Lefter Kokës), një personazh ky i njohur për lidhjet me politikën. “Flm qe ishe edhe ti i pranishem te ditelindja ime 🤣🤣🤣 . Mos harroni kete shokun. 🤣🤣🤣 Ky…

Read More

Tradita është që dritat e pemës së Vitit të Ri të ndizen në datën 6 dhjetor, por situata e krijuar nga COVID-19, ka bërë atmosfera festive të ‘vijë’ më herët në çdo shtëpi, por edhe shesh. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në Shqipëri, ku ditën e sotme janë ndezur dritat e pemës gjigante të vendosur në sheshin ‘Skëndërbej’. ë mesazhin drejtuar qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se Tirana ndonëse kaloi vështirësi këtë vit, gjeti forcë të ngrihet si kurrë më parë.“Ky ka qenë një vit pazakontë, ndoshta viti më i vështirë në historinë 100-vjeçare të…

Read More

Në seancën e ndërmjetësit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka ardhur një nënë e cila ka humbur vajzën e saj në moshë 30 vjeçare. Ajo vjen nga fshati Shëngjin i Shëngjergjit dhe dëshira e saj më e madhe është të jetojë në Tiranë. Në vitin 2002 ajo dhe familja e vetë ndërtuan një shtëpi në Tiranë. Trëndafilja mban kujtime të dhimbshme nga fshati dhe nuk dëshiron të kthehet më kurrë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i kanë kërkuar që të kthehet në fshat. Ata e kanë lëshuar shtëpinë me qira dhe Trëndafilja nuk ka ku të jetojë. Është detyruar…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për një valë të tretë të koronavirusit në Europë. Ka qenë i dërguari special i OBSH-së, David Nabarro, i cili lëshon këtë alarm, në rast se vendet e Unionit nuk do të marrin masa. Madje ai ka hedhur akuza në drejtim të qeverive europiane që sipas tij nuk kanë ndërtuar infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës. “Nëse ata nuk e ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të përballemi me valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha ai për mediat zvicerane. Nabarro vlerësoi përgjigjen ndaj pandemisë së vendeve aziatike, si Koreja e…

Read More

Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar një 74-vjeçar në Sarandë, teksa është transportuar në gjendje të rëndë në spital. 74-vjeçari me inicialet V.T., banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, është transportuar nga familjarët e tij në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë, shkruan bw. Sipas bluzave të bardha i moshuari dyshohet të ketë konsumuar fostoksinë dhe për rrjedhojë situata e tij, edhe pse ndihma mjekësore është e pandërprere, është kritike për jetën. Specialistë të hetimit ndodhen në spital dhe janë duke marrë në pyetje familjarët për të zbardhur shkakun se pse 74-vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës…

Read More

Përfaqësuesi Special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19, David Nabarro, parashikoi një valë të tretë pandemike në Evropë në fillim të vitit 2021, sipas tij, nëse qeveritë përsërisin dështimin për të bërë atë që është e nevojshme për të parandaluar një valë të dytë të infeksionit. “Ata nuk ndërtuan infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, e kjo pasi vunë nën kontroll valën e parë të infeksionit,” i tha ai medias zvicerane. “Tani kemi një valë të dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm,”…

Read More