Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndizen dritat e Pemës së Vitit të Ri te Sheshi ‘Skënderbej’! Veliaj: Të japim mesazhe shprese të një qyteti që nuk përkulet

20:04 / November 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
50634205111 bafdc2623d k
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tradita është që dritat e pemës së Vitit të Ri të ndizen në datën 6 dhjetor, por situata e krijuar nga COVID-19, ka bërë atmosfera festive të ‘vijë’ më herët në çdo shtëpi, por edhe shesh. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në Shqipëri, ku ditën e sotme janë ndezur dritat e pemës gjigante të vendosur në sheshin ‘Skëndërbej’.

ë mesazhin drejtuar qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se Tirana ndonëse kaloi vështirësi këtë vit, gjeti forcë të ngrihet si kurrë më parë.
“Ky ka qenë një vit pazakontë, ndoshta viti më i vështirë në historinë 100-vjeçare të Tiranës kryeqytet. E megjithatë jeta vazhdon, e megjithatë dielli lind çdo mëngjes, e megjithatë pas vështirësive ne çohemi sërish në këmbë për të ecur përpara. Ndaj, këtë fundvit duhet të merrnim një vendim, nëse do të vazhdonim me festën, nëse do të vazhdonim me zbukurimin e qytetit, nëse do të vazhdonim me harenë dhe vendosëm që “po” . Për hir të fëmijëve, për hir të atyre që nuk kanë bërë asnjë mëkat dhe që meritojnë të gëzojnë edhe këtë fundvit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se 2020 ishte një vit i vështirë për shumë familje të cilat humbën banesat e tyre ose të afërmit, por komuniteti i Tiranës tregoi që bëhet bashkë si në ditët e vështira ashtu dhe në ditët e gëzimit. “Unë e di që ky vit prej tërmeteve, prej pandemisë ka qenë shumë i vështirë për shumë familje. Disa kanë humbur shtëpinë, disa kanë humbur të afërmit e tyre, disa të tjerë janë ende duke vuajtur pasojat e Covid-it ose duke u përballur në frontin e parë të kësaj beteje. E megjithatë duhet të japim mesazhe shprese të një Tirane që nuk përkulet, të një qyteti që ecë përpara, të një komuniteti që bëhen bashkë si në ditët e vështira ashtu dhe në ditët e gëzimit. Prej protokollit të pandemisë shumë aktivitete janë ndaluara, shumë tubime, shumë festa, shumë organizime me njerëz janë gjithashtu të ndaluara. Kjo është arsyeja pse sot sheshit “Skëndërbej” në këtë ndezje të dritave të festave ua kemi lënë 10 vogëlushëve, sa është numri që lejohet në çdo aktivitet”, nënvizoi Veliaj.

Ai bëri thirrje për më shumë solidaritet duket qëndruar pranë atyre që kanë nevojë dhe për të inkurajuar ata që edhe këtë fundvit do të jenë në frontin e parë të betejave të rëndësishme si pandemia apo procesi i rindërtimit.
“Shumë gjëra janë ndaluar këtë fundvit, por nuk është ndaluar dashuria, nuk është ndaluar mirësia, nuk është ndaluar bamirësia, nuk është ndaluar solidariteti. Ndaj duhet të gjejmë kurajo për t’u ngritur bashkë përtej vështirësive për t’i qenë pranë atyre që kanë nevojë ose për të inkurajuar ata që edhe këtë fundvit do të jenë në frontin e parë të betejave tona të rëndësishme si pandemia apo i gjithë procesi i rindërtimit. Gëzuar festat”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Krahas Sheshit “Skënderbej”, godinat pranë tij dhe në rrugët kryesore të Tiranës, janë mbushur plot me drita dhe me zbukurime duke sjellë edhe pak lumturi në ditë të vështira, të mbushura me shqetësimin nga pandemia e koronavirusit. Bashkia e Tiranës është kujdesur deri në detaje për atmosferën festive. Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë zgjedhur që të ruajnë një kujtim nga zbukurimet e shumta.

  • 9b1bdd70 c6bc 490b 95e7 7d059b1c4173
  • 2f861be7 045a 4c28 a17c f5474e07137c
  • edec4cfd 4e8c 4cd4 9055 d79231f0b152
  • ea11668e 5ec5 4c1b 8d30 6913e7054567
  • 0b98fb90 324f 463a b97c 369a8041ddca
  • 24bbc478 8eb3 47e7 b081 09c188a8a4cc
  • 33c1f7ed 4eca 44cb 8d57 7bc32aa98245
  • 44a8f34a 7e6d 452e acbf 592581c29555
  • 5a080b02 d8e3 40e7 b3cd dc3c060492f2
  • 1ac4f4ca ad34 43d7 99b2 60098e904807
  • b81cd929 b2ff 4279 9fd7 7a7c5e3d67d0
  • 50633441083 d878666e25 c

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.