Komiteti Teknik ka dhënë urdhër të qartë: Nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në një ambient. Mirëpo njerëzit nuk po e zbatojnë këtë rregull. Kështu në qytetin e Gjirokastrës njerëzit mblidhen në lokale për të hequr mendjen dhe për t’ja kaluar bukur mirëpo harrojnë se vërdallë është një virus që po merr jetë njerëzish. Këtë e ka treguar gazetari Telnis Skuqi i cili ka postuar një video në Facebook ku shihen të rinj duke festuar në një lokal. ‘Xhepat shëndosh, pa kush pyet për njerëzit. Dje tek lokali i “Manjolës”, festë e madhe tek lokali Golemllogo, mbi…
Author: tirana
Përmbysje e çmendur dhe fitore dramatike për Interin. Zikaltrit po humbisnin 0-2 në “San Siro” kundër Torinos deri në minutën e 62-të, por Alexis Sanchez, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez i dhuruan tre pikë tepër të rëndësishme Interit falë triumfit 4-2. Sfida u zhbllokua në minutat shtesë të pjesës së parë. Aksion i bukur i Torinos, asist me finte i Meite dhe goditje potente e Simone Zaza (goli i parë në kampionat për këtë sezon). Dyfishimi erdhi pas një ore lojë. Miqtë fituan një penallti dhe Ansaldi nuk gaboi nga pika e bardhë. Interi reagoi dhe Alexis Sanchez rihapi takimin…
Albana Osmani ka vite që nuk e kemi parë më në një emision televiziv. Këtë të diel ajo ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”, ku rrëfeu shumë detaje nga jetesa e saj. Albana la të nënkuptohet se është në një lidhje dashurore, duke u rezervuar të tregonte më shumë. Moderatorja tha se nga raportet e të gjitha llojeve ka mësuar shumë dhe tanimë arrin të shikojë jetën me një tjetër sy. Teksa jemi pak javë larg natës së ndërrimit të viteve, Albana rrëfeu dëshirën e saj për 2021-in. Bukuroshja tha se ka dëshirë që së shpejti të…
Turqia i ka mbyllur derën të gjithë pacientëve me Covid-19, nga vendet e tjera që mund të kërkojnë të kurohen në spitalet turke. Vendimi sipas mediave turke vjen pas një shtimi të numrit të të infektuarve me Covid, si dhe përmbushja e 80% të kapacitetit të reanimacionit në strukturat e mjekësisë publike. Ndaj me një urdhër të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka ndaluar futjen në spitalet private me charter spitalorë të të sëmurëve deri në një vendim të dytë. Aktualisht spitalet private janë marrë nën administrim nga shteti dhe do të përdoren si spitale Covid për qytetarët turq.…
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 22 nëntorin e vitit 1998, ku u miratua Kushtetuta me referendum. Ndërsa kanë kaluar 22 vite nga ajo ditë, kreu i shtetit është i qartë në mesazhin e tij. sipas Metës, ahstu siç edhe e parashikon neni 2 i Kushtetës, vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes referendumit të 25 prillit. “Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli. Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”. Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 565 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan,30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë,22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë,13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd,4 raste në Devoll, 3…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Keni hyrë në ditët më të rëndësishme të javës tuaj. Në anën tuaj janë Jupiteri dhe Dielli. Dashuria dhe ndjenja kthehen në fushën sentimentale, përfitoni nga momenti i favorshëm. Demi Një ditë e shkëlqyer po vjen. Kushtojini vëmendje të madhe investimeve, mos humbni para për blerje të padobishme. Binjakët Ata që janë martuar për një kohë dhe janë të rinj nuk e shohin shpesh partnerin e tyre. Nga ana tjetër, ata që janë vetëm nuk…
Një shprehje thotë: “Disa tironca, po t’i gërvishtësh pak, dalin dibranë.” Fillimi i shekullit të XX, menjëherë pas shpalljes së Pavarsisë në vitet 1912-1913, do të shënonin dhunën serbe ndaj popullsisë shqiptare që jetonte në zonën e Dibrës së Madhe. Në valën e parë të emigracionit të dibranëve, ku praktikisht ata u përzunë dhe qyteti për shumë pak kohë u zbraz i gjithi, një grup ndoqi rrugën Dibër-Strugë-Elbasan dhe Tiranë, ndërsa tjetri atë Dibër-Mat-Shkallë e Tujanit. Dibranët u vendosën në disa pjesë të Tiranës kryesisht në lindje të qytetit, në zonën në të djathtë e të majtë të “Xhamllikut”, por…
E projektuar si ide që në vitet 80’, kur kryeministër i Shqipërisë ishte Adil Çarçani, Unaza e Madhe e Tiranës nisi ndërtimin në vitin 1996 me segmentin rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja. “Nga viti 1996 deri më tani është bërë vetëm një segment i Unazës së Madhe”. Segmenti i parë që përfundoi me standardet të një rruge të kategorisë A, janë 13.5 kilometrat nga Farka te rrethrrotullimi i TEG deri te Pallati me Shigjeta. Sot po punohet intensivisht në 5 kantierë të Unazës së Madhe dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku beson se rruga që lidh Farkën me…
Deputeti socialist Taulant Balla nuk i ndahet akuzave ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, për hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së. Në Facebook, Balla ka postuar një video, me dëshmi nga intervista e Adnan Merovcit në Hagë, ku kishte thënë se Bashën e njihte si përkthyes, por për habi ai nuk figuronte si përkthyes në listën zyrtare të Gjykatës së Hagës. “Me çfarë statusi gjendej Lulzim Basha…?”, pyet Balla. Reagimi i plotë i Ballës: HAPEN DOSJET DHE DALIN DOKUMENTAT E HAGËS Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000? Pse Adnan…
Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fotot që po shihni i përkasin kësaj të diele. Bëhet fjalë për Liqenin Artificial rreth orës 11:30, ku qindra qytetarë kanë sfiduar virusin dhe janë dyndur në park. Papërgjegjshmëria shkon më tej teksa shumica e tyre shfaqen pa asnjë maskë mbrojtëse, apo të grumbulluar e duke u shkëmbyer me njëri tjetrin. Kjo është ajo që ka ndodhur në ‘shëtitjen’ që s’është aspak e domosdoshme kur shifrat e infektimeve janë bërë të frikshme. Dhe më pas gishti drejtohet nga spitalet për tejkalim kapacitetesh… Duket se edhe forcat e rendit do ta kishin të vështirë të gjobisnin qindra kryeqytetas njëkohësisht.