Author: tirana

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po manipulon faktet dhe po fsheh të vërtetën e shifrave të viktimave më COVID-19. Duke iu referuar lajmërimit të Ramës se do të flas sot në orën 18:00 për këto akuza të opozitës, 10 minuta para mesazhit që pritet të jap kryeministri, kryedemokrati Basha thotë se atij iu desh dy ditë për t’u përgjigjur ndaj këtyre denoncimeve në një kohë që sipas tij, të gjithë panë të vërtetën me fotot e publikuara nga morgu i Tiranës. “Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës…

Read More

Kryeministri Rama iu drejtua shqiptarëve me një mesazh në lidhje me akuzat e kryedemokratit Basha mbi fshehjen e viktimave COVID. “Nuk mund të kthejmë në politikë numrin e të vdekurve dhe as lloj e soj inskenimesh me foto. Kjo nuk është politike, por nuk është njerëzore. Edhe në një luftë si kjo mund të ndaheshim për ekonominë, por jo me plane alternative 7*7. Por ne s’mund të jemi rasti unikal, ku qeveria lufton dhe opozita me presidentin bëjnë aleancë për të ushqyer frikën dhe ankthin, duke shpërndarë fotografi klandestine nga morgu i spitalit. Kjo është jo-njerëzore.”, tha Rama

Read More

Ndërsa lidershipi i Kosovës, mes tyre ish-Presidenti Hashim Thaçi për përballen me Dhomat e Specializuara në Hagë apo siç njihen në Kosovë, Gjykata Speciale, e cila ka ngritur ndaj tyre akuza për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit, një tjetër politikan që i ka vuajtur nënë lëkurën e tij këto akuza rrëfehet ekskluzivisht për emisionin “Kjo Javë” në Neës24 me moderatorë Nisida Tufën. Ai është ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. I pyetur se si e gjykon situatën dhe pse kjo çështje u rihap pikërisht tani, Haradinaj shprehet se lidershipi i Kosovës nuk duhet të ketë frikë.…

Read More

Nëse viti 2020 është cilësuar prej jush si një vit i çmendur, shpresat janë te 2021. Lajmet janë të mira. Armiqtë e përjetshëm, që kanë rritur breza të tërë që kanë qëndruar duke i parë para ekranit, do të rikthehen në mars të vitit 2021. Bëhet fjalë për maçokun Tom dhe miushin Jerry. Dy mistrecët e pabindur do të rivijnë në animacionin me regji të Tim Storu dhe aktorët Chloë Grace Moretz, Rob Delaney, Michael Pena, Ken Jeong e Colin Jost. Por çfarë na pret? Krijuesit nuk kanë rrëfyer shumë, por ajo që CNN shkruan është se dyshja e pandarë…

Read More

Ekspertja e Shëndetësisë në PD, Dr.Mirela Tabaku ka publikuar një video ku tregohen radhë ambulancash para spitalit ”Shefqet Ndroqi” si dhe pacientë që vijojnë të trajtohen jashtë. Tabaku thotë se realitet në spitalet COVID dhe në sistemit shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria. Po ashtu ajo akuzon Ramën se po e përdor pandeminë për politikë madje duke nxjerrë edhe mjekët të përdoren si mburojë për të mbuluar dështimin qe verisë. Sipas Tabakut vendit i duhet një qeveri që të ketë prioritet shëndetin dhe jetën e qytetarëve. STATUSI NGA MIRELA TABAKU Realiteti në spitalet COVID dhe në sistemin…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e Aurela Gaçes, pasi gjyshi i bashkëshortit të saj është ndarë nga jeta. Aurela dhe dy vajzat e saj kanë qenë të lidhura me të, andaj humbja e tij i ka hidhëruar jo pak. Këngëtarja ka ndarë një foto krah tij, duke i bërë edhe një dedikim prekës. Ajo shkruan se vajzat e saj e thërrisnin “gjysh” si babai i tyre, Skerdi. Më tej shton, se i ndjeri u nda nga jeta në një kohë kur në spitale nuk lejohen as vizitat, e fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se…

Read More

Policia në Elbasan ka zbuluar 5 orë pas ngjarjes në Qendrës e re Shëndetësore në Fushë-Mbret autorin e ngjarjes. A.B, rreth orës 12:00 ka goditur me gurë xhamet e dritareve të Qendrës Shëndetësore që ndezi dhe një debat politik. Ai do të procedohet në gjendje të lirë për ngjarjen. Ishte vetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që shkoi në vendngjarje dhe tha se këto akte dhune nxiten nga disa politikanë kurse PD nga ana tjetër me Gazment Bardhin e cilësoi ngjarjen të sajuar nga Rama dhe Balla teksa nxori dhe një mesazh ku në bazë të një informacioni…

Read More

61-vjeçari Llesh Deda i cili u godit mëngjesin e 6 nëntorit me sqepar në kokë nga gruaja e tij Drane Deda ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës. Llesh Deda prej 6 nëntorit ishte në koma teksa çifti kishin 10 fëmijë në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Ngjarja ndodhi për një sherr familjar në sy të fëmijëve teksa Deda nuk ka mundur dot të mbijetojë pas 2 javësh kurim. Llesh Deda ka lënë pas 10 fëmijë dhe gruan e cila tashmë është autore e vrasjes.

Read More

Robert Berisha vazhdon të mohojë lidhje me modelen e Instagram-it, Jessica Kadiun pavarësisht deklaratave të saj se kanë qenë në një romancë dhe se “ka prova mjaftueshëm për t’ia shkatërruar jetën”. Gjatë një interviste së fundmi, këngëtari u shpreh se nuk e di çfarë ka dashur të thotë Jessica Kadiu me këto deklarata, duke ritheksuar se mes tyre ka pasur vetëm shoqëri. Ndërsa shtoi se nuk po e beson dot që ka ardhur dita “që femrat të thonë kam qenë i lidhur me një mashkull dhe ai të mos e pranojë”. “Më përpara, djemtë nxirrnin fjalë për vajzat pa ndodhur…

Read More

Vijojnë të jenë të larta shifrat e viktimave dhe infektimeve të reja nga Covid 19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit raportohen 13 viktima dhe 737 raste të reja të infektuarish. Viktimat janë pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç. NJOFTIMI I PLOTE Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e…

Read More

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou pas konfirmimit të aktakuzës për ish-Presidentin Hashim Thaçi ka lëshuar edhe fletarresti për të. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, i ka dërguar një letër gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, ku shprehej se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të dënohet me burgim të përjetshëm. Në letër thuhej se Thaçi mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ende ishte bërë publike, ndaj Thaçi do ta shfrytëzonte këtë mundësi për të mos u arrestuar. Gjithashtu kryeprokurori pretendonte në letër se ish-presidenti i Kosovës mund të kryente edhe krime…

Read More

Për të parandaluar rënien e flokëve, ajo që duhet të bëni fillimisht është të përdorni produkte natyrale të cilat do ju ndihmojnë më shumë se sa përdorimi i produkteve mjaft të shtrenjta. Më poshtë ju bashkangjisim disa këshilla sipas ‘Healthyonline’, të cilat ju ndihmojnë të reduktoni rënien e flokëve: Trajtimi me lëngje natyrore Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore. Si për shembull me lëngun e hudhrës, qepës, xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes. Masazhoni herë pas here kokën Masazhoni herë pas herë skalpin e kokës. Është e sugjerueshme për disa minuta…

Read More