Koço Kokëdhima dhe bashkëshortja e tij, Brixhida, janë infektuar me Covid-19. Ky lajm është bërë i ditur gjatë emisionit “Gol pas goli” në “Supersport”. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e çiftit, megjithatë raportohet se Kokëdhima, president i klubit të futbollit “Apolonia”, nuk ka pasur kontakte së fundmi me futbollistët. Kësaj here, ai është i detyruar të mos e ndjekë skuadrën e tij nga shkallët e stadiumit. Mbetet të presim për të mësuar më shumë rreth gjendjes së Koço Kokëdhimës dhe partneres së tij. Aktualisht në Superiore ka të infektuar tek sukadra e “Kukësit”. Trajneri Skënder Gega e pësoi i pari,…
Author: tirana
Një goditje që të ndryshon jetën në mënyrën më të pamenduar. Ky është përshkrimi që të prekurit dhe familjarët e viktimave të COVID-19 japin sa herë që ndodh të biesh në kontakt me ta. E në një vend me shumë probleme si Shqipëria, shumë prej tyre denoncojnë se familjarët e tyre të vdekur për autoritetet kanë qenë vetëm numra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë kësaj jave, janë bërë tri denoncime për humbje të sendeve personale të personave të tyre të dashur që janë në trajtim e sipër në spitalet COVID. Bëhet fjalë për dy raste denoncimi për…
Kompania e pajisjeve klimaterike, Binder ka nisur nga puna për të prodhuar frigoroferët deri në minus 80 gradë për të ruajtur vaksinat anti-Covid. Në një intervistë për mediat, Kreu i Kompanisë, Peter Binder është shprehur se kërkesat për këta frigoriferë janë rritur shumë javët e fundit. Më tej, ai ka thënë se do të bëjnë çdo gjë për të kënaqur klientelën. “Siç mund ta merrni me mend, kërkesa për këto pajisje ka shpërthyer gjatë javëve të fundit. Dhe sigurisht që ne duam të kënaqim të gjithë klientët,” ka thënë Binder. Vaksinat anti-Covid që janë krijuar deri tani janë 3. Nga…
Partia Demokratike distancohet nga akuza e ngritur sot nga kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se kryedemokrati Lulzim Basha frymëzoi sulmin me gurë mbi qendrën shëndetësore në Elbasan. Në një reagim në rrjetet sociale, Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD, thotë se akuzat e Ballës janë një tjetër histori e rreme, për të larguar vëmendjen nga fshehja e numrit të vdekjeve nga COVID19, (akuzë kjo e denoncuar nga Lulzim Basha 2 netë më parë në Opinion). Bardhi kërkon një hetim nga prokuroria për menaxhimin e COVID. REAGIMI I PLOTË: Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan sipas kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Bëhet fjalë për një sulm në qendrën shëndetësore Fushë Mbret në Elbasan. Në një video të shpërndarë për mediat, ku Balla shkoi vetë për të parë dëmtimin e qendrës që ishte rikonstruktuar dy muaj më parë, socialisti akuzoi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se sulmi ishte politik. Balla, tha se Basha e Kryemadhi, me thirrjet e tyre kundër sistemit shëndetësor, kanë motivuar këta njerëz të papërgjegjshëm që sulmojnë qendrat shëndetësore. “Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes…
Kosova ka shënuar një bilanc të rëndë nga COVID-19 në 24 orët e fundit me 19 viktima. Prizreni dhe Gjilani kanë më shumë viktima sot nga 4 kurse kryeqyteti Prishtina ka vetëm 1. Ndërkoëhë 721 raste të reja janë shënuar së fundmi, por nga ana tjetër lajmi i mirë është se janë 711 pacientë të shëruar. NJOFTIMI NGA IKSHPK Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste…
Disa foto të rënda të publikuara në media nga morgu i Tiranës nxitën reagimin e Drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali. Duke i quajtur fotot një inskenim, ai pranoi se në ditët kur situata është e rëndë dhe ka shumë viktima, janë të detyruar që trupat e pajetë të lihen në dysheme. “Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete. Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë,vendosen…
Një banesë në qendër të qytetit të Korçës, pas Katedrales Ortodokse është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme. Banesa është përfshirë nga flakë të mëdha të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Antropologu dhe albanologu Muhamet Rugova, nuk e mohon origjinën e mundshme sllave të fjalës Tropojë. Rrugova shprehet se pushtuesit gjenocidalë sllavë, kanë pasur si synim të ndryshojnë emrat e vendbanimeve me qëllim që historia me kalimin e viteve t’i vërtetojë ato si pjesë të tyre. Kjo gjë nuk kanë ndodhur me shqiptarët sipas antropologut, pasi populli ynë e ka ruajtur gjuhën dhe identitetin pavarësisht gjithçkaje. “Ne duhet të jemi objektiv si popull dhe ta pranojmë realitetin ashtu siç është. Populli shqiptar i ka ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet pavarësisht pushtuesve. Është e habitshme se si një popull pavarësisht pushtimeve…
Eleni Foureira ka folur së fundmi për origjinën e saj shqiptare. Këngëtarja u është përgjigjur pyetjeve të fansave në llogarinë e saj në Instagram. Mes të tjerash, ajo thotë se ka lindur në Patos, më pas ka jetuar në Vlorë dhe në moshën 9-vjeçare emigruan në Greqi. “Unë kam lindur në Patos, në Fier në të cilën nuk kam qenë kurrë sepse u larguam atje kur isha shumë e vogël, vetëm 3 vjeç. Dhe pastaj deri në 8-9 vjeç kemi qenë në Vlorë e më pas kam ardhur në Greqi”, ka thënë ajo, shkruan “Protothema. E pyetur se sa gjuhë…
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se nëse lind nevoja, do të merren masa më të rrepta. “Kjo është një situatë dinamike, e monitoruar çdo ditë. Nëse do të duhet të eskalohen këto masa, patjetër që do të bëhet. Masat e ndërmarra kanë një rezultat duke u nisur nga inkubacioni i sëmundjes, 4-6 javë. Të mos harrojmë që ky është një vlerësim në total i masave, nuk është një masë e vetme që bën diferencën. Të gjitha masat e intensitetit të ulët, si mbajtja e maskës, higjiena e distanca fizike të bashkërëndohen e të jenë në qendër…
Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock tha të premten se nëse vaksina e Pfizer / BioNTech miratohet nga ekuivalenti i Mbretërisë së Bashkuar i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, mund të jetë gati deri në muajin tjetër. Hancock tha se qeveria i ka kërkuar zyrtarisht Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MRHA), për të vlerësuar vaksinën e Pfizer / BioNTech për përshtatshmërinë e saj për autorizim. “Nëse vaksina aprovohet, ajo natyrisht do të jetë në dispozicion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga NHS jonë falas, në pikën e një dërgese, në përputhje me nevojën…